Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Ngjitje me Tabelen e permbatjeve.

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Ngjitje me Tabelen e permbatjeve. Empty Ngjitje me Tabelen e permbatjeve.

    Mesazh  !nva7ionN Fri May 01, 2009 9:50 am

    Albatrosi:Albatsori është një shpend shtegtarë i familjes së shpezëve Diomedeidae. Albatrosi minimizon konsumin e energjisë duke përdorur teknika të veçanta fluturimi. Albatrosi zotëron një prej këtyre teknikave. Ky zog që 92% të jetës së tij e kalon në det ka një hapje krahësh 3.5 metra. Karakteristika më kryesore e albatrosit është stili i tij i fluturimit. Ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i rrahur krahët. Për këtë ai shfrytëzon erën, duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm.

    Duhet shumë energji për të mbajtur hapur vazhdimisht krahë me shtrirje 3.5 metra. Albatrosi mund të rrijë në këtë pozicion me orë të tëra. Kjo bëhet e mundur nga një sistem anatomik i veçantë që i është dhënë atij që në momentin e lindjes. Gjatë fluturimit, krahët e albatrosit bllokohen dhe qëndrojnë të shtrira horizontalisht, prandaj ai nuk ka nevojë të përdorë forcën e muskujve për t’i mbajtur ato të hapura. Kjo e ndihmon atë shumë gjatë fluturimit për kursimin e energjisë. Albatrosi nuk harxhon energji, sepse ai nuk i rreh krahët dhe nuk i mban hapur me forcën e muskujve. Fluturimi me orë të tëra, duke përdorur energjinë e erës, siguron për albatrosin avantazh tepër të madh. P.sh. trupi 10 kg i albatrosit humb vetëm 1% të peshës kur fluturon për 1000 km. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e ulët. Njeriu ka ndërtuar aeroplanë pa motorë që përdorin teknikën e habitshme të albatrosi.

    Lista e njeriut: Anatomia e njeriut dhe Krijimi i njeriut etj.

    Anatomia e njeriut:Anatomia e njeriut si krijesë në tokë dallon shumë krahas krijesave të tjera edhe pse ka ngjashmëri në pjesë të veçanta me ndonjë grup të krijesave të cilat jetojnë në tokë. Elementi më dallues, nga krijesat tjera në tokë, është struktura e tij trupore si ajo e sistemit skeletor ashtu edhe ajo e sistemit muskulor e nervor që mundësojnë qëndrimin e tij në dy gjymtyrë, pra në pozitë vertikale, në këmbë. Këtë veti mund ta arrijnë disa kafshë për një kohë të caktuar, por nuk është veti e tyre, sepse edhe pse ndoshta sistemi i tyre muskular përqëndrohet në zhvillimin e vet për levizje vertikale (ose të inicuar vertikale) prap se prap sistemi skeletor dhe nervor mbeten të tillë që dëshmojnë për një qëndrim horizontal.

    Krijimi i njeriut :jeriu është krijesë e kësaj bote si rrjedhoje e evoluimit të qenjes së gjallë. Qenja e pare e gjallë është ose e ardhur nga jashtëtoka ose e lindur në botën në te cilën jetojmë.






    Shkenca të tjera:

    # Imunologjia
    # BAKTERIOLOGJIA
    # Viriologjia

    Imunologjia :Imunologjia është shkencë që studion mbrojtjen dhe përgjigjen e organizmit tonë ndaj makromolekulave të huaja ose mikroorganizmave invadues (virusët, bakteret, fungjet, protozoat ose parazitët). Përveç mikroorganizmave të huaj, trupi i njeriut mund të zhvillojë përgjigje imunologjike edhe ndaj proteinave vetanake ose molekulave të tjera (sëmundjet autoimmune) dhe kundër qelizave të dëmtuara në imunitetin ndaj virusëve dhe tumorëve.

    Vija e parë e mbrojtjes ndaj mikroorganizmave të huaj është bariera e jashtme-lëkura, që pengon depërtimin e mikrobeve në brendi të organizmit. Nëse mikrobet e kalojnë barierën lëkurore apo mukotike, atëherë organizmi reagon menjëherë përmes disa qelizave që përgjigjen ndaj pranisë së tyre. Këto qeliza janë makrofagjet dhe neutrofilet, të cilat i fagocitojnë mikrobet e huaja dhe i shkatërrojnë ato pa patur nevojë për ndihmën e antitrupave. Përgjigja e menjëhershme vjen edhe nga disa komponenta mbrojtëse që e privojnë mikrobin nga materiet e domosdoshme për jetë (p.sh. hekuri). Këto komponenta hasen në indin epitelial, në sekrecione (lotët dhe pështyma) dhe në qarkullimin e gjakut. Kjo formë e imunitetit është e lindur ose jospecifike dhe gjithmonë është në gatishmëri për t’u përgjigjur në invadimin e mikroorganizmave nga jashtë.

    Vija e dytë e mbrojtjes është imuniteti specifik, të cilit i duhen disa ditë për t’u përgjigjur në invadimin parësor (infeksioni me një organizëm që nuk ka ndodhur më parë). Te sistemi specifik imunologjik, vërehet prodhimi i antitrupave (proteina të tretshme që lidhen me antigjenët e huaj) dhe përgjigja qelizore imunitare, në të cilën qelizat specifike i njohin patogjenët e huaj dhe i shkatërrojnë ato. Te virusët dhe tumorët, ky lloj i imunitetit është esencial për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave vetjake që janë të infektuara nga virusët apo qelizat malinje të tumorit. Përgjigja dytësore është zakonisht shumë më e theksuar sesa ajo parësore për shkak të aktivizimit të qelizave memorike B dhe T. Në këtë seksion do të shohim se si ndërveprojnë qelizat e sistemit imunologjik me njëra tjetrën përmes një numri të madh të molekulave sinjalizuese me qëllim që të krijohet një përgjigje e bashëkrenditur. Këto sinjale realizohen përmes proteinave dhe stimulojnë qelizat e sistemit imunologjik. Këtij grupi i takojnë limfokinet që prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid; si dhe citokinet e hemokinet që prodhohen nga qelizat tjera të sistemit imunitar.

    BAKTERIOLOGJIA :Bakteret dhe algat blu të gjelbërta janë qeliza prokariote. Ato, për dallim prej eukarioteve, nuk kanë bërthamë. Materiali i tyre gjenetik është i përqëndruar në një zonë të citoplazmës që quhet nukleoid. Qelizat prokariote nuk kanë as organele citoplazmike qelizore- siç janë mitokondriet dhe lizosomet, të cilat gjinden tek eukariotet. Ndërkaq, një përbërës strukturor që e kanë prokariotet dhe mungon te eukariotet është muri qelizor, që iu mundëson baktereve t’i rezistojnë stresit osmotik. Muri qelizor dallon te bakteret e ndryshme dhe shërben si element për ndarjen e tyre në dy grupe të mëdha – bakteret Gram-pozitive dhe Gram-negative. Prania e murit qelizor, që nuk haset te qelizat shtazore, rezulton në dallimin në ndjeshmërinë e qelizave eukariote dhe prokariote ndaj antibiotikëve. Prokariotet dhe eukariotet, po ashtu dallohen edhe në disa veçori të tjera metabolike. Kjo vlen sidomos për metabolizimin e tyre të energjisë, ku shumë shtame bakterore mund të adaptohen në kushte anaerobe. Në këtë seksion, do të shqyrtohen strukturat e qelizës tipike bakterore dhe mënyrat me të cilën ato e shfrytëzojnë energjinë nga molekulat komplekse organike. Aspektet e ndryshme të strukturës dhe metabolizmit bakteror shërbejnë si bazë për identifikimin dhe taksonominë e baktereve. Bakteret vazhdimisht i nënshtrohen ndryshimeve mutagjene. Mjedisi jetësor ushtron presion të fuqishëm selektiv tek bakteret . Prandaj, ato evoluojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe rapide. Njëkohësisht, ato shkëmbejnë informatat gjenetike, zakonisht ndërmjet anëtarëve të llojit të njejtë, por nganjëherë edhe ndërmjet anëtarëve të llojeve të ndryshme. Në vazhdim do të njiheni se si ndodhin këto procese. Bakteret mund të kenë edhe virusë që parazitojnë në to dhe quhen bakteriofagë. Ato janë parazitë obligativë brendaqelizorë që shumëzohen në brendi të baktereve, duke shfrytëzuar një pjesë apo tërë makinerinë biosintetike të strehuesit. Këto virusë mund të shkaktojnë bizen e qelizës bakterore duke liruar thërmiza të reja të fagut infektues. Në vazhdim, po ashtu, do të jepen raportet ndërmjet baktereve dhe bakteriofagjeve. Në fund, para se të hulumtohen shumë sëmundje humane që shkaktohen nga bakteret, do të jepet edhe një pasqyrë e përgjithshme e patogjenezës bakterore- si e dëmtojnë bakteret organizmin strehues.Bakteret e vërteta (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun) janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme jetësore formojnë mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin biokimik. Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 ºC dhe pH=2. Këto mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës (halofilet ekstreme).

    Viriologjia: Virusët përbëhen prej një acidi nukleik (ose ADN ose ARN) të lidhur me proteinat e koduara nga acidi nukleik. Virusi mund të ketë një membranë dyshtresore lipidike, por që kjo është marrë nga qeliza bujtëse (strehuese), zakonisht nga budingu nëpërmjet të membranës së qelizës bujtëse. Në rast se membrana është prezente, ajo mund të përmbajë një ose më shumë proteina virale, të cilat veprojnë si ligand për receptorët në qelizën bujtëse. Shumë viruse kodojnë disa proteina strukturale (këto vendosin në vendin e vet thërmizën virale (ose virionin) dhe ndoshta enzimën që merr pjesë në replikimin e gjenomit viral. Virusë të tjerë mund të kodojnë më shumë proteina, ku shumica e tyre nuk përfundojnë në virusin e maturuar, por marrin pjesë në disa rrugë në replikimin viral. Herpes virusi është një prej virusëve më të komplikuar dhe ka 90 gjene. Meqenëse shumë virusë kane disa enzima ose nuk kanë fare, ata janë të varur nga enzimat e qelizës bujtëse për të prodhuar më shumë thërmiza virale. Kështu që, struktura dhe replikimi i viruseve jane thelbësisht të ndryshme nga ato të organizmave qelizorë. Varësia virale në qelizën bujtëse, për aspekte të ndryshme të ciklit të rritjes, ka komplikuar zhvillimin e medikamenteve, pasi që shumë medikamente do të inhibojnë si rritjen e qelizave, ashtu dhe replikimin viral (për shkak të përdorimit të të njejtave enzime qelizore). Meqenëse një arsye kryesore për studimin e metabolizmit viral është që të gjenden medikamente që në mënyrë selektive të inhibojnë shumëzimin e viruseve, ne kemi nevojë të dimë kur viruset përdorin proteinat e tyre për të marrë pjesë në ciklin e tyre të replikimit. Kështu, ne mandej do përpiqemi për të zhvilluar medikamente, të cilat inhibojnë specifikisht proteinat virale (në veçanti enzimat virale). Në dallim nga viruset, shumë bakterie të mëdha (figura 1) shpien deri në fund proceset metabolike të tyre dhe kodojnë për to enzimat e tyre. Bile edhe për reaksione të ngjashme katalizuese, enzimat bakteriale ndryshojnë nga homologet e tyre eukariotë dhe për këtë arsye bëhen target (shënjestër) për antibiotikë specifikë. Ngjashëm me viruset, disa bakterie (te tilla si mikoplazmat, rikeciet dhe kllamidiet) mund të futen në citoplazmë të qelizave eukariotike dhe të bëhen parazite. Këto bakterie te vogla intraqelizore megjithatë sigurojne të gjitha enzimat e nevojshme për replikim. Në këtë mënyrë, mekanizmat për kontrollin e bakteries, perfshi ato me mënyrën parazitike te jetës, zhvillohen me thjesht sesa ato për viruset. Viruset infektojnë të gjitha grupet kryesore të organizmave: vertebratet, invertebratet, bimët, kërpudhat, bakteriet, por disa viruse kanë një spektër më të madh bujtësish sesa disa të tjerë; megjithatë, asnjë nuk e kalon kufirin eukariot/prokariot. Faktorët që prekin spektrin e bujtësve përfshijnë:

    Nëse virusi mund të futet në qelizë
    Nëse virusi mund të futet në qelizë, në rast se makineria qelizore është e përshtatshme per t’u replikuar virusi
    Nese virusi mund të replikohet, në rast se virusi mund te dalë jashtë nga qeliza dhe të përhapë infeksionin .
    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Ngjitje me Tabelen e permbatjeve. Empty Re: Ngjitje me Tabelen e permbatjeve.

    Mesazh  Admin Mon May 04, 2009 5:05 pm

    Apermi me e ki

      Similar topics

      -

      Ora është Fri Apr 26, 2024 9:35 pm