Tabela e permbatjeve

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Tabela e permbatjeve

    Mesazh  !nva7ionN prej Fri May 01, 2009 9:04 am

    * 1 Historia e biologjisë
    * 2 Biologjia e parashtazorëve
    * 3 Anatomia
    * 4 Shiko edhe këtë
    * 5 Shkenca të tjera





    Historia e biologjise : Biologjia (nga greq. βίος, bios - jetë, dhe λόγος, logos - fjalë, mësim, dije) është shkencë që merret me studimin e jetës. Ajo studion veçoritë fizike dhe sjelljen e organizmave, klasifikimin e tyre, prejardhjen dhe zhvillimin e llojeve (specieve) dhe ndërveprimin që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.


    Biologjia e parashtazorëve :Disa nga zbulimet më të mëdha në biologji janë:

    * Qeliza
    * Gjenetika
    * Evolucioni


    Qeliza :Qeliza është njësia thelbsore, funksionale strukturale e të gjitha organizmave të gjalla, bartëse e jetës, sepse në të zhvillohen të gjitha proceset jetësore (funksionet).

    Qeliza është trupthi i cili është i mbështjellur me mbështjellës qelizor. Ajo është e mbushur me lëngun e dendur qelizor – citoplazmëm. Në të janë të vendosura pjeset e imëta qelizore – organelet, të cilat kryejnë funksione të ndryshme jetësore.

    Qelizat sipas formës janë të ndryshme. Qelizat shtazore mund të kenë formë të drejtkëndëshit, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (q. Muskulore), yjore (q. Eshtrore), të degëzuara (q. Nervore) etj.

    Qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Të mëdhatë janë disa qeliza speciale, siç janë vezet e shpendëve. Ndër to vigan i vërtëtë është veza e struthit, e cila është e madhe sa 36 vezë të pulës.

    Historia e qelizese: Në vitin 1873 para së të shpallej teoria qelizore, shkenctari çek Jan Evangelista Purkyně vështroi grimca të vogla të indeve të gjethes ndëpërmjet mikroskopit. Kjo teori u krijua në vitin 1839 nga Matthias Jakob Schleiden dhe Theodor Schwann të cilët thanë se çdo qenie e gjallë e organizëm përbehej nga një ose më shumë qeliza.


    Gjenetika : Historia e gjenetikës

    Gjenetika moderne filloi me punen e Gregor Mendelit, i cili formuloi bazen e koncepteve te trashegimise. Valter Sutoni parashtroi qe kromozomet ishin pjese e faktoreve trashegimore te Mendelit.gjenetika është nje shkence qe nuk ka me shume se 100 vjet qe i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zene nje vend mjaft te rendesishem ne jeten tone te perditshme duke filluar qe nga ana mjeksore si psh terapite e semundjeve te ndryshme e deri te perdorimi i gjenetikes ne raste te ndryshme kriminalistike.ta marresh holle holle gjenetika është nje shkence microscopike sepse merret pak a shume me materialin qe ndodhet ne berthamat e qelizave permasat e te cilave shkojne ne te dhjetrat e micronit(10^-7).secili nga ne e ka degjuar se ne berthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione te shumta ne trupin e njeriut.me miliona operacione çdo sekond kane nevoje për materialin gjenetik. ne qofte se do te japim disa numra për trupin e njeriut mund te themi se jemi te perbere nga rreth 65 mije miliarde qeliza dhe secila prej ketyre ka ne berthamat e tyre 1.8 meter adn(do me ndodhe shpesh ta shkruaj me te vogla kete sigel po merreni si ADN).kjo adn ka rreth 3 miliard nukleotide.ky material perdoret nga çdo qelize për te jetuar ose te themi me mire për te mbijetuar.qelizat e kuqe te gjakur qe e heqin berthamen qe te kene sa me shume hapesire për te ushtruar funksionet e tyre kane nje jetegjatesi rreth 120 dite nga paaftesija për te rinovuar strukturat e veta te brendshme.dhe çdo qelize qe jeton duhet te kete te njejtin material gjenetik qe te mund te ece perpara.edhe vdekja e nje qelize me ane te procedurave te ndryshme sic është apoptoze ose ndryshe sic quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevoje për materialin gjenetiknese marrim parasysh qe çdo sekond trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkaterrohen,ose qe jetegjatesia e qelizave te bardha është shume i shkurter dhe se here pas here duhet te zevendesohen dhe se çdo sekond trupi i njeriut duhet te jete ne gjendje ti beje balle mikroorganizmave te ndryshem qe mund ta sulmojne dhe se sa dhjetra lloje hormonesh qe duhet te prodhohen çdo sekond qe ta mbajne trupin ne nje ekuiliber te mahnitshem do ta kuptonim me mire se sa rendesi ka ajo strukture e vogel brenda çdo qelize.ka raste qe mjafton nje gabim ne ato 3 miliard baza,sic ndodh ne disa semundje gjenetike dhe trupi i njeriut mund te shkoje drejt vdekjes.keto janë si tip hyrjeje për sa i perket gjerave qe është ne gjendje te beje materiali gjenetik ne trupin e njeriut.ky material gjenetik qe quhet adn(acidi deoksiribonukleik)ose arn(acid ribonukleik).keto dy forma ndryshojne njeri nga tjetri për llojin e sheqerit ose me mire tethemi për nga grupi qe është i vendosur te karboni 2 i sheqerit dhe për nga llojet e bazave te azotuara(tek arn ka uracil ne vend te timines).Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)



    Evolucioni : Historia e Evolucionit

    Në biologji, me evolucion kuptohet procesi i ndryshimit të karakteristikave, apo veçorive, të trasheguara të një popullate organizmash nga një brez tek tjetri. Ky proces behet i mundur me ane të gjeneve që kalohen nga një organizëm në pasardhesit e tij direkt. Këto gjene përcaktojnë karakteristikat e pasardhësit dhe përbejnë një tërësi karakteristikash që quhen karakteristika të trasheguara të cilat janë dhe bazat themeltare të evolucionit. Gjatë ketij kalimi gjenesh nga një brez tek tjetri, ka përherë ndryshime të cilat njihen me emrin mutacione dhe janë këto mutacione që sjellin karakteristika të reja apo ndryshime në karakteristikat ekzistuese. Gjithashtu karakteristika të reja (përdoret dhe termi karakteristika të fituara) mund të prezantohen edhe prej transferimit të gjeneve midis popullatave të ndryshme, si në rastin e migrimeve apo shtegtimeve. Gjithashtu është e mundur që transferim gjenesh të kemi dhe ndermjet specieve të ndryshme dhe këto raste njihen si transferim horizontal gjenesh. Në speciet që riprodhohen seksualisht, formohen kombinime të reja gjenesh me një mekanizëm që njihet si rikombinimi gjenetik dhe që mund të rrisë ndryshimin në karakteristikat e organizmave. Evolucion kemi atëhere kur këto ndryshime janë shume të shpeshta apo shume të rralla nëpër popullatën që merret në studim.

    Ka dy faktorë që përcaktojnë ecurinë e evolucionit.

    * I pari është seleksionimi natyror i cili është një proces që sjell përhapjen e karakteristikave të fituara që janë të dobishme per faktin se ndihmojne mbijetesen dhe riprodhimin e organizmit. Po në të njëjten menyre dhe po per të njëjtat arsye, karakteristikat e fituara të demshme do të rrallohen sepse organizmat që i permbajne do të kene veshtiresi në mbijetese dhe riprodhim. Sa me të suksesshem të jene organizmat në mbijetese dhe riprodhim, aq me shume do të këtë pasardhes nga keta organizma, dhe si rrjedhim aq me shume rritet mundesia që këto karakteristika të fituara nga një brezni të jene tashme karakteristika të trasheguara per breznine pasardhese.
    * Faktori i dyte është shmangia gjenetike. Ky faktor sjell ndryshime të rastesishme në karakteristikat e popullatës. Shmangia gjenetika ka të beje shume me shancet që ka një individ i caktuar per të mbijetuar dhe riprodhuar. Në këtë këndveshtrim mund të thuhet se seleksionimi natyror prek popullatën në tërësi, shmangia gjenetike prek individin në vecanti.

    Ndryshimet e shfaqura prej secilit nga këta faktorë janë shumë të vogla kur kalohet nga një brezni tek ajo pasardhese, por këto ndryshime janë të akumulueshme dhe i shtohen njëra tjetrës. Në këtë menyre është e mundur që me kalimin e kohës të shfaqen ndryshime të rëndësishme në organizëm.

    Një nga perkufizimet e species është një grup organizmash që mund të riprodhohen me njëri tjetrin dhe pasardhesit e tyre janë në gjendje të riprodhohen gjithashtu. Kur një specie ndahet në popullata dhe këto popullata nuk lejohen të riprodhohen me njëra tjetren, mutacionet, shmangia gjenetike dhe seleksionimi natyror cojnë në akumulimin e ndryshimeve nga njëra brezni në tjetrën dhe më pas në lindjen e specieve të reja. Ngjashmerite midis organizmave të ndryshem sugjerojne që të tera speciet e njohura e kanë prejardhjen të përbashkët nga i njëjti paraardhes, dhe janë ndarë në specie me kalimin e kohës me anë të ketij procesi ndryshimesh të njëpasnjëshme.

    Biologjia evolucionike dokumenton faktin që evolucioni ndodh, dhe merret me zhvillimin dhe testimin e teorive të cilat shpjegojnë se pse evolucioni ndodh. Studime në gjurmet fosile si dhe shumllojshmeria e organizmave i bindën shumicën e shkencetareve që në shekullin XIX se speciet ndryshojne me kalimin e kohes. Mekanizmi specifik i ketij ndryshimi ishte një enigme deri në vitin 1859 kur Charles Darwin botoi vepren e famshme Origjina e Specieve ku detajoi teorinë e evolucionit bazuar në seleksionimin natyror. Vepra e tij përhapi me shpejtesi këtë ide revolucionare e cila gjeti një mbështetje gati unanime nga të tera qarqet shkencore. Në vitin 1930 seleksionimi natyror Darvinian u kombinua edhe me trashegiminë Mendeliane per të formuar trashegimine moderrne evolucionike, e cila detajon lidhjet midis njësisë se evolucionit(gjenet) dhe mekanizmit të evoluciont(seleksionimi natyror). Sot kjo teori është në baze të biologjise bashkekohore dhe formon një aparat të fuqishem parashikues duke hapur rruge per pritshmerine paraprake të pyetjeve të ndryshme që paraqiten. Gjithastu kjo teori jep një shpjegim të unifikuar per shumllojshmerine e organizmave në Toke.

    Le të ndalemi për të parë më nga afër elementet përbërës të Evolucionit.






    Anatomia : Anatomia e njeriut (gr. në kuptimin "me prerë diçka" ) është shkenca që studion ndërtimin dhe formën e qenieve apo organizmave të gjalla, si dhe zhvillimin e tyre.Në këtë grup bëjnë pjesë anatomia e njeriut, anatomia e shtazëve dhe anatomia e bimëve.

    * Anatomia e njeriut është e ndarë në disa pjesë:

    1. Skeleti i njeriut
    2. Sistemi muskulor
    3. Sistemi i tretjes
    4. Sistemi nervor
    5. Lëkura


    Skeleti i njeriut:Skeleti i njeriut është një strukturë e brendshme kockash që mban trupin e një organizmi kurrizor. Rreth 25% e peshës së njeriut e zënë kockat dhe gjysma e 206 kockave të trupit gjenden në duar dhe këmbë.


    Sistemi muskulor:Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të organizmave të gjallë dhe bëjnë të mundshëm lëvizjen e tyre.

    Sistemi i tretjes : Sistemi tretës është një sistem i komplikuar në trupin e njeriut që shërben për të tretur ushqimin. Ky sistem aktivizohet me marrjen e ushqimit me: gojë, stomaku, zorra e hollë dhe zorra e trashë.

    Sistemi nervor: Organizmi ka disa sensore (receptore ndjeshmërie), pjesa më e madhe e te cilëve ndodhet në sipërfaqe, dhe kanë si "detyre" të ndjejnë botën që na rrethon dhe të informojnë qëndrët që përbejnë sistemin nervor (SN). Informacioni percohet nepërmjet sinjaleve elektrike që deshifrohen nga vetë qëndrat dhe perceptohen si "njesi". Receptoret e lekures dhe mukozes se gojes e te hundes jane te ndjeshem ndaj ngacmimeve te prekjes, termike dhe te dhimbjes; meqe ato na mbajne ne kontakt me boten e jashtme ndjeshmeria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe te specializuar, qe ndodhen te gjithe ne koke, qe jane pergjegjes per shikimin, degjimin, nuhatjen dhe shijimin. Disa receptore te tjere ndodhen ne kapsulat e artikulimit, ne muskujt skeletore dhe ne lidhjet muskul-tendine: jane te ndjeshem ndaj ndryshimeve te gjatesise ose ndja tensioneve te perberesve te sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra behen aktive kur trupi leviz. Organet e brendshme kane sensore qe perceptojne dhimbjen dhe trysnine (per shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (per shembull sasia e dioksidit te karbonit ne gjak). Te gjitha keto informacione duhet ti dergohen qendrave nervore te cilat i integrojne me njera tjetren dhe me ate qe ruajne ne memorie, dhe e perdorin jo vetem per te na lidhur me boten e jashtme, per te patur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit ne hapesire dhe per te ditur nese forca muskulare qe perdoret eshte e pershtatshme per rezistencen qe duam te mundim, per edhe per te dhene pergjigje te pershtatshme. Keto te fundit mund te jene somatike (nese nderhyjne muskujt skeletore) ose te brendshme (nese ndryshohet aktiviteti i organeve te brendshme). SN eshte nje kompleks perberesish ne vazhdimesi me njeri tjetrin te perbere kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale): ndahet ne dy pjese te medha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet ne kafke dhe ne palcen kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) qe ndodhet ne gjithe pjesen tjeter te trupit edhe brenda te gjithe organeve. SNP ku bejen pjese te gjithe receptoret e ndjeshmerise te lartpermendur ka si detyre te perceptoje ngacmimet e ambjentit dhe ato te brendshmet dhe tia dergoje SNQ dhe me pas ti dergoje te gjithe organeve pergjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e informacioneve qe vijne nga periferia, ti perpunoje dhe ti jape nje pergjijge te pershtatshme. SNQ perbehet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (qe perbeht nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesem), truri i vogel, truri i ndermjetem. SNp perbehet nga nervat, nyjet e receptoreve ndjesore, duke perfshire organet e aparatit te shikimit, degjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.

    Lëkura :Lëkura është organ elastik, muskular që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajta e organve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar si dhe i takon grupit të ograneve shqisore që ka të bëj me ndjeshmërinë (shqisa e të prekurit), bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore si dhe sintetizon vitaminën B dhe vitaminën D Lëkura ka përbërje të ndryshme tek gjallesat e ndryshme.






    Shiko edhe këtë:

    # Lista e insekteve
    # Lista e shpezëve
    # Njeriu

    Lista e insekteve : Bleta, Merimanga dhe Mushkonja etj.

    Bleta :Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me merin Antofilia. Njihen rreth 20 000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje[1]. Bletët gjenden në çko kontinent, përveç Antartikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim

    Merimanga : Merimanga është shtazë e Rendit Aranea.

    Mushkonja : Mushkonja është një insekt që bën pjesë ne klasën e Ditteri, në familjen Culicidi me emrin Anopheles spp. Është ne insekt i përhapur në të gjithë botën ne rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale, përfshire Amerikën e Veriut, Meksikën, Amerikën Qendrore, Afrikën, Azinë dhe Evropën.


    Lista e shpezëve : Qukapiku dhe Albatrosi etj.

    Qukapiku: Qukapiku është një lloj shpendi nga familja Picus, Dendrolopus. Qukapiku ndërton folenë dhe gjen ushqim duke shpuar trungjet e pemëve me squpin e fortë. Qukapiku mund të godasë një trung të fortë me sqep 38-43 herë brenda 2.10 deri 2.69 sekondave. Kafka e qukapikut është e përforcuar për të përballuar goditjet e forta dhe ka një sistem amortizimi që redukton dhe amortizon goditjet. Përpara goditjes, qukapiku tendos muskujt e gojës duke bërë të mundur përhapjen e forcës në të tërë trupin. Gjithashtu qukapiku ka një tru të vogël dhe kjo zvogëlon mundësinë e dëmtimit të tij.
    Qukapiku në fillim godet trungun lehtë duke gjetur kanale bosh, pastaj e shpon kanalin me sqep, dhe nëse gjen krimba i kap duke i shpuar me gjuhë.
    .

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:37 am