Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alternativë kundër prioritetit ndaj Serbisë

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Alternativë kundër prioritetit ndaj Serbisë Empty Alternativë kundër prioritetit ndaj Serbisë

    Mesazh  !nva7ionN Wed Apr 29, 2009 12:50 pm

    Alternativë kundër prioritetit ndaj Serbisë

    Shkup 27 prill - Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës do të bëhet pas normalizimit të raporteve diplomatike mes Shkupit dhe Beogradit, respektivisht pas vizitës së ministrit të Jashtëm serb në Maqedoni, Vuk Jeremiç dhe emërimit të ambasadorit të Maqedonisë në Beograd. Burime të larta qeveritare kanë bërë të ditur se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës do të ndodhin në fund të majit apo në fillim të qershorit, kur edhe zyrtarisht ambasadori i Maqedonisë, Lubisha Georgievski do të merr postin e ambasadorit në Beograd. Me këtë Qeveria e Maqedonisë tregon qartë se prioritet në raportet ndërfqinjësore ka Serbia e jo Kosova. Me ndikimin e saj politik Serbia arriti ta bind Maqedoninë që të mos prononcohet në favor të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Demokracia e Re e Imer Selmanit në Parlamentin e Maqedonisë ka propozuar iniciativën për formimin e një komisioni parlamentarë për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, i cili do të ndihmonte në përshpejtimin e procedurës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Partia e Selmanit vlerëson se partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, nuk ka kapacitet që të bëjë presion ndaj Gruevskit që të vendosë sa më shpejtë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. "Kërkoj nga kryetari dhe nënkryetari i parlamentit, i cili është nga radhët e BDI-së që të formohet një komision për bashkëpunim me Kosovën, i cili do të ketë për qëllim përshpejtimin e të gjitha çështjeve të hapura mes dy vendeve. Qëllimi i këtij komisioni do të jetë intensifikimi i raporteve diplomatike. Kjo është kërkuar edhe nga vet Presidenti i Kosovës gjatë vizitës që ka pasur delegacioni i DR-së në Republikën e Kosovës", ka thënë deputeti i DR-së, Abedin Zymberi. Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski nuk ka dashur të prononcohet rreth zvarritjes së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Në VMRO-DPMNE thonë se kjo është çështje e qeverisë dhe e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Partia në pushtet dhe Qeveria e Maqedonisë edhe më tej refuzojnë të prononcohen rreth kësaj çështjeje. Në partinë e Ahmetit kanë thënë se e mbështetin iniciativën e DR-së për formimin e këtij komisioni.
    Edhe pas shtatë muajve të pranimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë, qeveri e Gruevskit refuzon të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në botë. Arsyetimi zyrtar i Gruevskit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme është se vendosja e marrëdhënieve do të presë momentin e përshtatshëm. Qeveri e Maqedonisë, më 10 tetor, njohu pavarësinë e Kosovës. Paraprakisht Parlamenti i Maqedonisë miratoi një rezolutë, me të cilën kërkoi nga qeveria që të njohë pavarësinë e Kosovës. Maqedonia është vendi i 50, i cili njohu pavarësinë e Kosovës.

      Ora është Fri May 10, 2024 5:37 am