Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Deri në vitin 2020, nuk ka para

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Deri në vitin 2020, nuk ka para Empty Deri në vitin 2020, nuk ka para

    Mesazh  !nva7ionN Wed Apr 29, 2009 12:42 pm

    Deri në vitin 2020, nuk ka para.

    Shkup, 27 prill - Korridori Panevropian, i njohur ndryshe edhe si Korridori 8, si duket tanimë po shndërrohet në mit, edhe pse është harxhuar shumë kohë dhe para për nënshkrime marrëveshjesh, memorandumesh dhe takimesh pa fund. Të dhënat e fundit të Komisionit Evropian flasin se për vitin 2009 ky projekt, i konsideruar si pjesë e Rrjetit Panevropian të Infrastrukturës, nuk është futur në listën e prioriteteve për projektet e rëndësishme infrastrukturore, ku janë ofruar rreth 1 miliard euro. Korridori 8 nuk është në mesin e këtyre projekteve dhe sipas Komisionit Evropian nuk ka asnjë shenjë që të bëhet lobim për këtë projekt nga vendet përmes të cilëve kalon ky aks rrugor. Në shtator të këtij viti, propozimet e paraqitura do të kalojnë për diskutim dhe më pas për miratim në strukturat e BE-së. Në grupin e tre vendeve të interesuara për ndërtimin e Korridorit 8, Bullgaria dhe Shqipëria kanë qenë më të zëshëm për të lobuar deri të Komisioni Evropian që Korridori 8 të futet në listën e projekteve prioritare. Bullgaria për futjen e Korridorit 8 në sirtarët e Komisionit Evropian e akuzon Maqedoninë, e cila s'ka bërë asfare lobimi deri të KE-ja. Ndërsa Tirana, sipas Bullgarisë, edhe pse tre vitet e fundit ka shpenzuar të gjitha kapitalet dhe energjitë e saj për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, disa herë ka kërkuar nga KE-ja që Korridori 8 të futet si projekt prioritar për vitin 2009.
    Meqë afati i dorëzimit të propozimeve që Korridori 8 të futet në projektet prioritare të financueshme nga BE-ja është deri më 15 maj të këtij viti, edhe përkundër përpjekjeve tona për të mësuar se a do të kërkojë Maqedonia nga KE-ja që deri në skadimin afatit Korridori 8 të jetë në listën e projekteve që do të financohen gjatë vitit 2009, nga ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, nuk arritëm të marrim përgjigje.
    Për disa vite me radhë Bullgaria akuzon Maqedoninë që po tregohen shumë indiferente që Korridori 8 nuk ka arritur të hyjë në listën e projekteve prioritare të BE-së. Kjo, sipas Qeverisë bullgare, ka bërë që vendet e rajonit të humbin së paku 1 miliard euro për shkak të mosrealizimit të Korridorit 8, rrjetit rrugor dhe hekurudhor, i cili është menduar të kalojë përmes Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kjo shumë është llogaritur nga autoritetet bullgare, të cilat gjatë dekadës së kaluar kanë firmosur një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh për projektin me partnerët e tyre maqedonas dhe shqiptarë. Sipas publikimit të një raporti të BE-së, ndonëse Bullgaria ka bërë njëfarë progresi, Maqedonia është akoma në vendnumëro prej disa vitesh. Një ndër prioritetet për autoritetet maqedonase është përfundimi i rrjetit drejt Bullgarisë, i cili kërkon ndërtimin e një linje 89 kilometra të gjatë, që sipas autoriteteve bullgare, nuk do të përfundohet as për pesë vitet e ardhshme.
    Po ashtu edhe 66 kilometrat nga Kuçova në Shqipëri nuk do të përfundojnë në një periudhë shumë të shpejtë. Kjo, sipas autoriteteve bullgare, redukton mundësinë e ndërtimit të një linje hekurudhore midis Detit Adriatik dhe Detit të Zi, e cila është e një rëndësie të madhe për tregtinë midis tre vendeve të rajonit. Korridori 8, një ndër 10 korridoret Panevropiane, është parashikuar të lidhë dy detet, duke nisur në portet italiane të Brindizit dhe Barit, duke kaluar përmes Portit të Durrësit, në Tiranë, dhe më pas, përmes kryeqyteteve të Maqedonisë dhe Bullarisë, për të përfunduar në portet e Detit të Zi, në Burgas dhe Varna. Veç të bërit më të lehtë të shkëmbimit të mallrave, njerëzve dhe furnizimeve me produkte dhe shërbime të ndryshme midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit me shtetet e Azizë Qendrore, rrjeti i transportit është planifikuar si i një rëndësie të veçantë për vendet e Ballkanit, pasi përmirëson stabilitetin në rajon.
    Deri tani janë krijuar disa struktura dhe sekretariate, janë bërë me dhjetëra studime, janë organizuar me qindra aktivitete, por mungesa e lobimit, e parave dhe kriza duket se do ta shtyjnë këtë projekt të rëndësishëm pas vitit 2020.




    USHT me fakultete në Shkup, Kërçovë dhe Strugë

    Shkup, 27 prill - Për vitin akademik 2009-2010 me vendim të Qeverisë është bërë disperzimi i disa fakulteteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup, Kërçovë dhe Strugë. Do të disperzohen Fakulteti Juridik dhe i Administrim Biznesit në Shkup dhe Kërçovë si dhe në Strugë disperzohet Fakulteti Ekonomik.
    "Në Shkup do të disperzohen drejtimet e Biznes Administratës dhe Fakulteti Juridik me nga 100 student dhe proporcioni do të jetë 2 me 1. Do të thotë se në kuotën shtetërore do të studiojnë 30 student,ë kurse 66 të tjerë do të studiojnë me kuotën e vetë financimit. Gjithashtu edhe në Kërçovë do të disperzohen programet studimore Biznes Administratë dhe Fakultet Juridik, që të dy drejtimet me nga 60 studentë dhe këtu proporcioni gjithashtu do të jetë 2 ndaj 1. Në Strugë do të disperzohet fakulteti Ekonomik ku do të regjistrohen në vitin akademik 2009-2010, 60 studentë", thotë zëdhënës i Qeverisë, Shefik Duraku. Megjithatë, sipas Durakut, kjo nuk është e tëra meqë edhe në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodi, në vitin akademik 2009-2010 do të mund të studiojnë 100 përkthyes, të cilët do të jenë në kuotë shtetërore. Ndërkohë që është rritur në 400 numri i studentëve të gjuhës angleze pranë USHT-së. "Risi tjetër është se theks i veçantë i është dhënë edhe studimit të gjuhës angleze sa i takon USHT-së dhe këtu është rritur numri ose kuota e regjistrimit të studentëve dhe në vitin akademik 2009-2010 do të regjistrohen në gjuhë angleze 400 studentë. Gjithashtu drejtimeve matematik, fizikë dhe meka-tronikë u është dhënë një theks i veçantë për këtë vit akademik dhe këtu të gjithë studentët do të studiojë me kuotë shtetërore", thekson zëdhënësi Shefik Duraku. Qëllimi i krejt kësaj, sipas zëdhënësit Duraku, është që fakultetet të jenë sa më afër studentëve në ato qytete ku ka interes më të madh për studim. Gjithashtu me këtë tentohet të ulen shpenzimet për vijimin e studimeve. Duraku tha se akoma nuk janë siguruar hapësirat, por sipas tij universitetet në bashkëpunim me ministrin e Arsimit dhe komunat në të cilat do të disperzohen fakultet do të gjejnë hapësirat adekuate për zhvillim e studimeve. (alsa





    Komisioni bllokon vendimet e punës

    Shkup, 27 prill - Edhe pas paralajmërimeve të Ministrisë Arsimit dhe Shkencës (MASH) se deri në fund të muajit prill ose fillim të majit të gjithë të punësuarve në arsim, mësimdhënës dhe profesorët që kanë një vit përvojë pune dhe fondin e plotë të orëve mësimore, do t'u sigurohet marrëdhënia e rregullt e punës, asgjë konkrete në këtë drejtim. Në Ministrinë e Arsimit tani arsyetohen se janë në pritje të emërimit të kryetarit të ri të Komisionit për rishqyrtimin e kërkesave të shkollave fillore dhe atyre të mesme, pasi kryetari i mëparshëm i këtij Komisionit, është zgjedhur kryetar i Komunës në Makedonska Kamenicë.
    Agim Fazliu nga Sektori për arsim të mesëm dhe anëtar i Komisionit në fjalë, thotë se sipas paralajmërimeve, gjatë kësaj jave duhet të emërohet kryetari i ri, ndërsa më pas, menjëherë Komisioni mund të filloj me shqyrtimin e kërkesave për vendimet e punës. "Komisioni deri tani nuk kishte mundësi të fillojë me punë, ngase ish-sekretari shtetëror dhe kryetar i Komisionit për rishqyrtimin e vendimeve të punës, Darko Mitevski, është zgjedhur kryetar komune. Mendoj se nuk ka arsye të mos fillojë Komisioni gjatë kësaj jave, meqë ministri Stojanovski me automatizëm mund të caktoj ndonjërin nga anëtarët në postin e kryetarit të Komisionit", shprehet Fazliu, duke përkujtuar se shumica e profesorëve shqiptarë kanë ngelur pa vendime pune, si rezultat i shtimit të numrit të paraleleve dhe rritja e numrit të mësimdhënësve dhe profesorëve. Sipas tij, pasi Komisioni të fillojë me punë, do të dihen shifrat konkrete se sa mësimdhënës dhe profesorë shqiptarë punojnë pa vendime pune. Jemi të vetëdijshëm, thotë ai, se një numër i madh i mësimdhënësve dhe profesorëve shqiptarë punojnë me kontrata, ngase akoma nuk kanë mundur të sigurojnë vendimet e punës. "I kemi grumbulluar të gjitha kërkesat e shkollave fillore dhe ato të mesme. Presim të fillojë Komisioni me punë dhe të nxjerrim numrin e saktë sa mësimdhënës dhe profesor shqiptarë punojnë me kontrata pune", thekson Fazliu.
    Ndërkohë, përgjegjësit shqiptarë nëpër shkollat e mesme të Shkupit shprehen të zhgënjyer nga prolongimi i afatit kohor. Shaip Zeneli, përgjegjës i paraleleve shqipe në shkollën e mesme ekonomike "Arseni Jovkov", thotë se akoma nuk kanë ndonjë vendim konkret nga MASH-i, edhe pse premtimet kishin të bëjnë kah fundi i prillit.
    "Jemi duke pritur vendimet e punës. Asgjë nuk ka të re në këtë drejtim, shumica e profesorëve shqiptarë janë me kontrata pune", është shprehur Zeneli. Edhe në shkollën e mesme "Cvetan Dimov", presin vendimet e punës.
    "Të gjitha dokumentacionet e nevojshme profesorët shqiptarë i kanë kompletuar. Jemi duke pritur vendimet e Ministrisë Arsimit, mirëpo deri tani asgjë konkrete", thotë përgjegjësi Abil Baush.

      Ora është Mon May 13, 2024 10:19 pm