Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fragment nga artikulli "Sektet fetare ne Kosove" - H. Ibrahimi

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Fragment nga artikulli "Sektet fetare ne Kosove" - H. Ibrahimi Empty Fragment nga artikulli "Sektet fetare ne Kosove" - H. Ibrahimi

    Mesazh  !nva7ionN Tue Apr 28, 2009 4:55 pm

    Fragment nga artikulli "Sektet fetare ne Kosove" - H. Ibrahimi


    Ky sekt filloi me Mirza Ghulam Ahmedin si qendër të saj i cili e shihte veten si Mesinë dhe Mehdinë e Premtuar. Shumë shpejt pas vdekjes së tij komuniteti u nda në dysh: në degën e Kadianit (të njohur më tepër si Kadianistë) të cilët e besonin Ghulam Ahmedin për Profet të Allahut, dhe në degën tjetër të Lahores (të njohur kryesisht si Ahmedianë) të cilët edhe pse e mbanin besimin se Ghulam Ahmed ishte dijetari i shekullit dhe Mehdiu i Pritur megjithatë nuk e konsideronin për Pejgamber.
    Véronique Bouillier dhe Catherine Servan-Schreiber në një studim të tyre kanë bërë të njohur disa fakte interesante për lidhjen e shqiptarëve myslimanë me Komunitetin Ahmedia qysh nga fillimi i këtij të fundit. Shumë pak njerëz e dinë se para luftës së dytë Botërore njerëz të shumtë nga udhëheqja e Komunitetit Mysliman Shqiptar ishin në një mënyrë ose në një tjetër të lidhur apo të ndikuar nga Lëvizja Ahmediane e Lahores.
    Komuniteti Ahmedia i Lahores e shihte Shqipërinë si një vend shumë të përshtatshëm për të depërtuar në Evropë. Komuniteti financoi myslimanë të shumtë shqiptarë të cilët studiuan nën hijen e mësimeve të Ghulam Ahmedit. Në një periudhë pak para luftës së dytë botërore disa ulema shqiptarë u alarmuan kur studentë të kthyer pas studimeve afirmonin ide se profeti Isa a.s. nuk është ngritur në qiell pas tentimit për ta kryqëzuar por se kishte vazhduar të jetonte në Kashmir dhe kishte pësuar pastaj një vdekje natyrore, apo se Mesia nuk do kthehej për herë të dytë por se ky ishte vetëm një aludim për Ghulam Ahmedin. . Këto bashkë me ide të tjera të paraqitura në mësimet e studentëve të kthyer nga Studimet e Islamit Ahmedian u shprehën shpeshherë edhe në literaturën zyrtare të Komunitetit Mysliman Shqiptar bashkë me përkthime të shumta. Nuk ka ndonjë të dhënë se ndonjë mysliman shqiptar nga Kosova të ketë qenë i kyqur në këtë; mbase si rezultat i rrethanave pushtuese në të cilat gjendej Kosova. Ngadhënjimi i regjimit të Enver Hoxhës e stopoi Komunitetin Mysliman Shqiptar nga të shndërruarit e tij në një degë të Lëvizjes Lahore Ahmediane.
    Në vitet e tetëdhjeta befas u paraqit një përkthim i Kur’anit në shqip nga pakistanezi Muhammad Zakaria Khan i cili i përket versionit Kadianist të mësimeve të Ghulam Ahmedit. Ky përkthim shkaktoi mjaft polemika dhe kundërshtime nga Bashkësia Islame e Kosovës. Mund të thuhet se Xhemati Ahmediya është sekti i vetëm të cilit Bashkësia Islame e Kosoves deri diku i është qasur më seriozisht edhe pse në mënyrë joprofesionale dhe joformale.
    Si një student i albanologjisë Khan e vazhdoi aktivitetin e tij të bujshëm me përkthimin e literaturës së shumtë në gjuhën shqipe. Gjatë kohës sa qëndroi në Kosovë nuk kishte arritur të grumbullonte më shume se tre katër persona rreth vetes. Kjo bashkësi i mori pak a shumë krahët në mesin e emigrantëve shqiptarë kosovarë gjithandej Evropës, edhe pse jo në numër aq të konsiderueshëm. Kjo është shpjeguar shpeshherë me joshjet për fitim të lejeqëndrimit të emigrantëve në ato vende.
    Pas luftës së Kosovës, në Prishtinë është themeluar Xhemati Mysliman Ahmedian i cili ka grumbulluar rreth vetes para së gjithash një numër jo edhe aq të madh të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Xhamia Ahmediane e Tiranës si duket po shërben si pikë referimi për një depërtim në Kosovë por rezultati nuk shihet të jetë i kënaqshëm për Xhematin Ahmedia. Imazhi i Xhematit Ahmedia tek myslimanët kosovarë shqiptarë është mjaft i urryer si rezultat i mësimeve për Mirza Ghulam Ahmedin si Profet.
    Lëvizja Lahore Ahmediane nuk është e pranishme në Kosovë. Mbase kjo është si rezultat i faktit se mësimet e kësaj lëvizjeje nuk janë shumë larg Islamit ortodoks për nga doktrina, dhe gjithashtu si rezultat i faktit se Komuniteti i Lahores nuk është edhe aq shumë i interesuar për konvertim të myslimanëve ortodoksë.
    __________________
    "Fe e vetme e pranuar tek Allahu eshte Islami

      Ora është Fri May 17, 2024 8:59 am