Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Muhamedi Alejhi Selam - Njeriu që ndryshoi historinë e njerëzimit

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Muhamedi Alejhi Selam - Njeriu që ndryshoi historinë e njerëzimit Empty Muhamedi Alejhi Selam - Njeriu që ndryshoi historinë e njerëzimit

    Mesazh  !nva7ionN Mon Apr 27, 2009 1:43 pm

    Muhamedi Alejhi Selam - Njeriu që ndryshoi historinë e njerëzimit


    "O Pejgamber, Ne të Dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues, dhe me urdhrin e Allahut thirrës për në rrugën e Tij, dhe pishtar ndriçues" Ahzab, 45-46)

    Të flasësh për njerëz të mëdhenj, nuk nevojiten fjalë të mëdha. Edhe me shprehjet më të thjeshta, mund ta shprehësh madhështinë e tyre. Por, kur bëhet fjalë për njerëz të zgjedhur nga ana e Zotit të botëve, atëherë çdo fjalë është e pafuqishme të shprehë e të përshkruajë madhështinë e tyre. E të pafuqishëm për të shprehur këtë madhështi ndjehemi edhe ne kur flasim për të dërguarin e fundit të Allahut, më të madhin prej "Ulul Azmit", zotërinë tonë - Muhamedin a.s., të cilin Allahu e dërgoi si pishtar ndriçues dhe udhëzues të Ymmetit në rrugën e Tij.

    Sa herë që vjen muaji Rebiul Evvel, në brendinë e shpirtrave tanë gjithmonë zgjohen ndjenjat e një dashurie dhe respekti të thellë, për krijesën më të dashur të Allahut, për Muhammedin a.s. të cilin Mëshirëploti e dërgoi mëshirë për botët.

    Lindja e tij ka qenë burim frymëzimi i shumë gjeneratave të kaluara, të atyre të sotme, po sigurisht se do të mbetet e këtillë edhe për gjeneratat e ardhshme deri në Ditën e Gjykimit.

    - Lindja e tij erdhi në kohën më të duhur e më të nevojshme për njerëzimin.

    - Erdhi atëherë kur botën e kishte kapluar errësira e paditurisë dhe injorancës,

    - Atëherë kur kishte humbur çdo vlerë e dinjitetit njerëzor, atëherë kur prangat e skllavërisë kishin mbërthyer e robëruar zemrat e hutuara të njerëzimit nëpër valët e harlisura të çmendurisë e të egoizmit,

    - Atëherë kur ishte venitur e tretur çdo ndjenjë e moralit dhe kur në botë sundonin forcat e liga djallëzore,

    - Atëherë kur kishin filluar të fikeshin edhe shkëndijëzat e fundit të monoteizmit (Njëshmërisë) në lindje e në perëndim të Tokës,

    - Atëherë kur në fytyrë të Tokës s'kishte mbetur veçse një pakicë e vogël dhe e vetmuar e monoteistëve, mëshira e Allahut deshi që ta dërgonte të dërguarin e fundit me meazhin (revelatën) e fundit qiellor në Tokë.

    - Më në fund, në mesin e një bote të shprishur e të pashpresë, me net të ngrysura, të gjata e të ftohta, erdh dielli i të gjithë pejgambereve, i cili me ngrohtësinë e tij pushtoi zemrat e atyre që edhe në atë amulli e mjegull, ishin përpjekur të gjenin disi rrugën e udhëzimit, sipas fitres - natyrshmërisë së tyre të lindur.

    - Erdhi si plotësim dhe përgjigje e lutjes së Ibrahimit a.s.

    - Erdhi si vërtetim i paralajmërimit dhe përgëzimit të Isait a.s. ..

    Para tij, Allahu kishte dërguar pejgamberë si mëshirë për popujt dhe për kohën e tyre, kurse këtë të dërguar e dërgoi si mëshirë për të gjitha botët. Erdhi si mëshirë absolute për popullin, dhe kohën e tij por edhe për të gjitha ata njerëz që do të vijnë pas tij prej popujve dhe shekujve vijues deri në Ditën e fundit të kësaj bote.

    Allahu në Kur'an thotë:



    "E Ne nuk të dërguan ty (o Muhamed) për diç tjetër, veçse si mëshirë për të gjitha botët" (El-Enbija'ë, 107).

    Me lindjen e tij, filloi një epokë e re në faqet e historisë njerëzore, sepse ishte më se e nevojshme që Allahu të dërgonte një pejgamber me cilësi të larta morale, që do ta drejtonte e udhëzonte njerëzimin drejt dritës hyjnore. Ishte e nevojshme që Allahu të shpëtonte nga vuajtjet ato zemra që po përpëliteshin nën prangat e idhujtarisë për të gjetur limanin e shpresë dhe të qetësisë shpirtërore dhe rrugën për ta njohur Krijuesin e tyre të vërtetë Allahun fuqiplotë.

    I Dërguari i Allahut-Muhammedi a.s.. pa dyshim është krijesa më madhështore dhe më e vlefshme që ka krijuar Allahu në këtë gjithësi. Është zotëria i mbarë njerëzimit, vula e të gjithë pejgamberëve dhe imam-prijës i të gjithë të dërguarve. Është argument i Allahut për të gjitha krijesat, të cilin Ai e dërgoi me fe dhe rrugë të drejtë, kurse shpalljen e tij e bëri të përgjithshme për të gjithë njerëzit deri në Ditën e Gjykimit.

    I Dërguari ynë a.s. është pishtar ndriçues, përmes të cilit Allahu xh.sh. i udhëzoi njerëzit. Allahu i Madhërishëm bëri detyrim bindjen, respektin, dashurinë dhe pasimin e synetit -traditës së tij.

    Muhammedi ishte një mësues fetar, një reformator shoqëror, një udhëheqës moral, një kolos administrativ, një mik besnik, një shok i mrekullueshëm, një bashkëshort burrë i devotshëm dhe një baba i dashur. Asnjë njeri tjetër në histori s'e kaloi ose s'u barazua me të në asnjë aspekt të jetës, pasi ai vetë ishte epiqendra e personalitetit që arriti këtë përkryerje të pabesueshme.

    Profeti i islamit është një personalitet i pashoq në histori, i cili ka ndryshuar rrjedhën e njerëzimit dhe shoqërisë njerëzore i ka sjellë rregulla të reja për të arritur në lumturinë e përjetshme. Ai është gërshetim i virtyteve të ndritshme dhe pasqyrë e shëmbëlltyrës së lartë...

    Për të me epitete më të larta kanë folur personalitete botërore, filozofë, shkenctarë dhe historianë. Të gjitha këta, në fund, disa në heshtje e disa haptazi e pranojnë faktin se asnjë nuk është i barabartë me profetin tonë Muhamedin a.s. për kontributin dhe gjurmët që ai i la gjatë jetës së tij. Nëse madhështia e njerëzve matet me madhështinë e veprave të tyre, atëherë Muhammedi a.s. është nga më të madhërishmit që ka njohur historia.

    Muhamedi a.s. arriti që me ndihmën e Allahut, një popull beduin-endacak ta ngrente në piedestalin më ta lartë të popujve të qytetëruar. Prej njerëzve që pasion të vetëm kishin alkoolin dhe krenarinë fisnore të xhahiletit, ata i bëri prijatar të njerëzimit në dituri e shkencë, duke i dhënë botës mendjet më të ndritura të dijes. Falë mesazhit të parë nga Allahu drejtuar njerëzimit "Ikre'ë-Lexo!", i cili u kuptua drejt nga muslimanët, nga ky rrezatim përfitoi i tërë njerëzimi. Zbulimet e muslimanëve ishin nxitje edhe për të tjerët që të vazhdonin edhe më tutje në avancimin teknologjik. Që të gjitha këto të mira për njerëzimin erdhën më dërgimin e Muhamedit a.s. si mëshirë e dhuruar nga Allahu. Nëpërmjet mësimeve të tij, Ymeti islam shikoi guximshëm përpara, drejt ardhmërisë duke tejkaluar të tjerët që deri atëherë ishin shumë më përpara në qytetërim.

    Ai i çliroi njerëzit nga robëria e idhujtarisë duke i bërë të dinjitetshëm dhe duke i nderuar me të qenit vetëm rob të Allahut, krijuesit të tërë ekzistencës materiale dhe të asaj që nuk arrijmë ta perceptojmë me shqisat tona.

    Misioni i Muhamedit a.s. krijoi një realitet objektiv në sferat e ndryshme të jetës si në aspektin fetarë, historik, kulturorë pastaj në atë individual dhe shoqërorë. Pjesë e një realiteti të tillë të integruar në kornizën islame jemi edhe ne populli shqiptarë i cili u mishërua me Islamin dhe atë që lidhet me te.

    Përshkrimin më ideal të personalitetet t? Muhamedit a.s. e gjejmë n? Kur'an ku Allahu xh.sh tregon mbi vlerat e tij të mirëfillta dhe konfirmon vetitë më të larta të mundshme me t? cilat mund të përshkruhet nj? qenie njerëzore. Personaliteti i tij shumëdimensional merr mbështetje nga ajete që kapin sfera t? ndryshme t? jetës dhe përmbledhin qëllimin madhor drejt bindjes se ?sht? i denjë për t? ecur shtigjeve te tij.

    Në jetën dhe personalitetin e tij dominonte qëndrimi ndaj jetës dhe botës në përgjithësi , Ai para se gjithash ishte njeri. Nuk i kaloi kufijtë njerëzor dhe kurrë nuk pranoj te dal prej tyre , përveç ne çaste te veçanta, gjatë pranimit të shpalljes .

    Personaliteti i tij paraqet baraspeshë te materies dhe shpirtërore, aftësisë dhe diturisë , dëshirës e mundësisë elementeve njerëzore dhe atyre anomale. Autoriteti dhe sukseset e tij qëndrojnë pikërisht ne faktin se gjatë jetës së tij diti ta gjejë vendin e vetë, t'i harmonizoj dëshirat dhe përpjekjet e tij me rregullin dhe ligjet qe mbizotërojnë ne botë,dhe fjalën e Zotit ta aplikoj sa ma mirë ne jetë, i dhënë dhe i drejtuar me tërë shpirtin dhe qenien e tij kah e vërteta absolute .

    Në këtë ekuilibër, dhe në këtë harmoni qëndrojnë karakteristikat themelore të personalitetit të Muhamedit a.s. veprimtarisë dhe rrugës së tij. Ajo njëkohësisht është edhe vetia kryesore e mësimit Islam .

    A nuk thotë edhe Allahu xh.sh. që i dërguari ynë duhet të jetë shembull dhe ideal për ne:



    "Ju në të dërguarin e Allahut kishit shëmbëlltyrën më të mirë" (El-Ahzab, 21)

    Të kthyerit dhe të qasurit personalitetit te tij nuk do te thotë kthim kah e kaluara e as shikim mbrapa, përkundrazi të kthyerit tek personaliteti i Muhamedit a.s. do te thotë gjetje e inspirimit te gjallë, i cili kryekëput ka qenë modeli më i lartë i shpjegimit dhe aplikimit të fjalës së All-llahut xh.sh .- Kur'anit famëlartë, i cili si fjalë hyjnore është inspirim i vërtet, i gjallë, i hapur dhe aktual për çdo situate dhe vend. I këtillë ka qenë në të kaluarën, i tillë është sot, dhe i tillë do te jetë edhe në te ardhmen.

    * * *

    Qofsh i bekuar në të dy botët o Pejgamber i mëshirës dhe shpëtimtar i mbarë njerëzisë. Ti ishe dhe do të mbetesh ideal i sjelljeve tona të mira, i moralit dhe i devotshmërisë. Ishe dhe do të mbetesh burim frymëzimi i sakrificës dhe vendosmërisë në rrugën e Zotit si një pishtar i vërtet ndriçues i këtij Ymmeti, drita e të cilin kurrë nuk fiket as venitet. Sot si mbarë bota islame, ashtu edhe ne i bashkangjitemi me gjuhët, zemrat dhe tërë qenien tonë përshëndetjeve dhe salavateve të Allahut dhe të melaikeve fisnike drejtuar teje;



    "Me të vërtet, Allahu dhe melaiket e Tij me madhërim e mëshirojnë dhe e përshëndesin të Dërguarin. O ju që keni besuar, lutuni për të duke rënë salavat dhe përshëndetne atë me selam". (El-Ahzab, 56)

    Në fund m'lejoni t'ju përgëzoj të gjithëve për dëgjimin tuaj të zellshëm.
    Falënderimi, drita e lavdi i takojnë vetëm All-llahut të Madhërishëm xh.sh.
    Wes-selamu alejkum . Ju faleminderit!
    By:" !nva7ionN
    __________________
    "O Allah na ke dhuruar islamin,pa e kerkuar prej Teje,andaj mos na ndalo te hym ne te,pasi qe ate e kerkojm prej Teje"
    Përgjigje me Citat

      Ora është Sun May 19, 2024 8:51 am