Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    LAJMET E SODIT

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    LAJMET E SODIT Empty LAJMET E SODIT

    Mesazh  !nva7ionN Fri May 01, 2009 10:18 am

    Dibranët me burg të përjetshëm

    New Jersey, 29 prill - Gjykata Federale në Camden të New Jerseyt ka dhënë vendimin përfundimtar të saj në rastin e njohur si "Fort Dix". Me vendimin me pamundësi të faljes, kjo gjykatë ka vendosur që tre vëllezërit shqiptarë nga Dibra e Maqedonisë, Dritan Duka (30), Elvir Duka (25) dhe Shain Duka (28) të dënohen me burgim të përjetshëm.
    Vëllezërit dibran, nga kjo gjykatë amerikane janë gjetur fajtorë për planifikim të vrasjes së ushtarëve në bazën e ushtrisë amerikane "Fort Dix", rreth 64 kilometra në lindje të qytetit Philadelphia, për të cilën prokurorët thanë se ishin frymëzuar nga ideja e luftës së shenjtë kundër SHBA-së. Vëllezërit Duka kanë pasur një biznes riparimi kulmesh në Cherry Hill të New Jerseyt, kurse gjatë gjykimit tetë javësh, prokurorët i kanë quajtur të akuzuarit "islamistë radikalë" që kishin planifikuar vrasjen e sa më shumë ushtarëve amerikanë. Sipas mediave amerikane, të dënuarit nuk kanë treguar fare pendesë por kanë deklaruar se "jemi viktimë e një konspiracioni të Qeverisë së SHBA-së".
    Për këtë rast janë arrestuar dhe pritet të shpallet sot vendimi përfundimtar edhe kundër
    Mohamad Shnewer, një taksist nga Philadelphia i lindur në Jordani dhe Serdar Tatar, një shitës dyqani, i lindur në Turqi. Grupi është arrestuar në maj 2007 pas një hetimi 14-mujor, gjatë të cilit dy njerëz që kanë punuar për FBI-në janë infiltruar në grup dhe kanë siguruar qindra orë audio dhe video-incizime. Ndërkohë, gjatë procesit të hetimeve janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë, ndër të cilët më vendimtare ishin dëshmitë e dy emigrantëve shqiptarë Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli. Akuza me 26 faqe është e mbështetur nga një aktakuzë, e lexuar që në ditën e parë të arrestimit të tyre një vit më parë. Avokati i kësaj çështjeje e hedh përsëri poshtë akuzën, duke thënë se klientët e tij nuk kanë pasur në asnjë mënyrë si "qëllim ndonjë komplot kundra bazës ushtarake në 'Fort Dix'", për të cilën akuzohen, po t'u referohemi provave. Të përfshirë në këtë çështje është edhe një informator i FBI-së, me origjinë shqiptare.


    Kontroll Marrëveshjes së Ohrit

    Shkup, 29 prill - Oficeri kompetent për Maqedoninë në NATO, Stefan Ellgersma, theksoi se NATO është duke përcjell procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa ka bërë thirrje për implementimin sa më të shpejtë të saj.
    "Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është e një rëndësi të madhe për Maqedoninë. Aleanca e NATO-s është duke ndjekur këtë proces", deklaroi Ellgersma pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Abdilaqim Ademi. Ndërkohë, zëvendëskryeministri Ademi u shpreh se Maqedonia ka vazhduar në zbatimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në NATO dhe se vendi pret që së shpejti të bëhet anëtare e plot e Aleancës. Me këtë rast, Ademi e njoftoi oficerin e NATO-s edhe për funksionimin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për përfaqësimin adekuat dhe të drejt të përfaqësuesve të bashkësive etnike në Maqedoni, implementimin e ligjeve që janë miratuar dhe burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, si dhe për procesin e decentralizimit. (Z.V)



    Për kushtet apo për turqit?

    Shkup, 29 prill - Kurshumli Hani, i cili sipas vendimit të qeverisë dhe dakordimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Kulturës u zgjodh dy vjet më parë si një vendndodhje ideale për funksionimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, duket se nuk është më i tillë. Për rrjedhojë, edhe vendimi për zhvendosjen e Institutit nuk është i rastësishëm. Një ditë pas publikimit të lajmit në gazetën "KOHA" Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila refuzoi të japë detaje lidhur me arsyet për zhvendosje, ka reaguar duke sqaruar se mungesa madje e kushteve minimale për zhvillimin normal të aktiviteteve të përditshme, përligj këtë vendim. Këshilltari i MASH-it, Numan Sallahu thotë se "grupi punues brenda dhjetë ditëve të kaluara i ka referuar ministrit dhe ka dalë me propozim konkrete". Sipas tij, ka dy vende që janë të pranueshme, destinacioni i parë është Qendra Kulturore e Rinisë, pranë Radio Televizionit Publik, si edhe Qendra e Zejtarëve në Çarshinë e Vjetër. "Këto janë dy propozime konkrete që ne ia kemi dërguar ministrit dhe që priten, këto, apo edhe të tjera që t'i shqyrtojë Qeveria. Instituti nuk duhet të mbetet në këto hapësira pasi aty nuk ka as kushte minimale për punë dhe për veprimtarinë hulumtuese për të cilën është i thirrur ky institut që të merret. Prandaj ne po kërkojmë një zgjidhje që instituti të ketë një hapësirë më të madhe, kushte më të volitshme, për të zhvilluar veprimtarinë e tij, ashtu siç edhe duhet të zhvillohet", ka thënë ndër të tjera këshilltari. Megjithatë ish drejtoresha Mirushe Hoxha, do të pohojë të kundërtën. Sipas saj, kati i dytë i Kurshumli Hanit dhe 33 kthinat kanë qenë një vend i përshtatshëm, në aspektin profesional, funksional dhe inspirativ për specifikën e punës së tij. "Për shumicën e punonjësve vetë objekti ishte shumë inspirativ. Ndërkohë që sigurimi i kushteve të punës është verifikuar nga Ministria e kulturës e cila dha edhe miratimin e saj për të punuar", thotë Hoxha. Arsyet e vërteta të shpërnguljes së Institutit janë të mjegulluara. Kjo pasi, një ditë më parë, drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës, Pasko Kuzman, ka sqaruar se arsyet e zhvendosjes së Institutit janë të tjera. Pa përmendur në asnjë rast kushtet e volitshme ose jo për funksionimin e institutit, Kuzman ka thënë se ambientet zbrazen për t'u vënë në dispozicion të Qendrës Kulturore të Turqisë.
    Në tentativë për të kontaktuar qoftë me kreun Ramiz Abdyli dhe punonjës të tjerë të institutit, apo edhe në kabinetin e Ademit, nuk kemi arritur të marrim asnjë lloj prononcimi. Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore u themelua gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike Shqiptare, si partnere e kabinetit Gruevski. Vetëm disa kohë pas kalimit të pushtetit në duar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Instituti do të kalonte nëpër një sërë faza bllokadash. Fillimisht, u ngri buxheti, rrogat e punonjësve, më pas u shkarkuan disa prej punonjësve të saj, ndërkohë që burimet zyrtare pohonin se ishin në fazën e rishikimit të procedurave të themelimit të saj, ku ishin detektuar parregullsi. Çështja e Institutit do të vijonte me akuza dhe kundërakuza nga palët, ish drejtoresha Hoxha ndërkohë ngriti disa procedura penale në gjyqësor. Vetë zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi, u angazhua tetë muaj më parë se do të rimëkëmbte institutin dhe do të siguronte mbarëvajtjen e punës së tij. Por që prej asaj periudhe, Instituti ka qenë shumë pak prezent me punën e tij. Përveç lajmeve për nënshkrimin e marrëveshjeve me dy institucione në Tiranë dhe Prishtinë dhe kërkesës për ndryshimin e emrit të tij në Institut Albanologjik, nga institucioni nuk ka ardhur asnjë lloj aktiviteti tjetër.



    Ministrat s'ja varin Dajës

    Shkup 29 prill - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, i apostrofuar si përgjegjës për zgjidhjen e statusit të veteranëve të UÇK-së, të mërkurën i është përgjigjur akuzave të deputetit, njëherësh anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së, Fazli Veliut. Në një deklaratë për "Koha", Bajrami ka kërkuar nga Veliu të precizojë propozimin e tij se si duhet të zgjidhet statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ndërsa për këtë çështje, e ka ftuar të njëjtit të diskutojnë brenda partisë.
    "Fazli Veliu duhet ta precizojë propozimin e tij se si duhet të zgjidhet statusi i ushtarëve të UÇK-së. BDI është parti serioze, ndërsa individ të caktuar qëndrimet e tyre duhet ti paraqesin në parti", ka thënë ministri Bajrami. Ai është shprehur se nuk i frikësohet deklaratave kërcënuese të Veliut se do të shkarkohet nëse deri në shtator nuk gjen mënyrë për ndihmë ndaj veteranëve shqiptarë të luftës. "Le të çojë propozimin në parti, ndërsa më Kryesia është ajo që vendosë", ka thënë Bajrami. Ndërkohë, zyrtari tjetër i apostrofuar nga Veliu si "i dobët" në punën e tij, ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, ka thënë se gjithçka është në kuadër të zhvillimeve demokratike dhe se BDI-ja është parti në të cilën lejohet debat i brendshëm partiak. "Gjithçka në kuadër të demokracisë. Në BDI lejohet edhe debati i brendshëm partiak", ka thënë shkurt Xhaferi.
    Ndryshe nga ministri Bajrami dhe ministri Xhaferi, kabineti i zëvendëskryeministrit Abdylhaqim Ademi nuk ka komentuar "ofendimet" e deputetit Fazli Veliu, i cili një ditë më parë tha se "zëvendëskryeministri Ademi duhet të sillet si kryeministër i shqiptarëve, e jo të qëndrojë nën hijen e Gruevskit".
    "Nuk kemi se çfarë komentojmë këtu. Me deputetin Veliu kemi raporte të mira", thanë shkurt në kabinetin e Ademi. Fazli Veliu, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe deputet i BDI-së, akuzat kundrejt ministrave të partisë së tij i bëri vetëm pasi zyrtarë të partisë së Ahmetit publikuan disa nga emrat që do të shkarkohen nga Kryesia Qendrore, në mesin e të cilëve ishte edhe vet Veliu. Ai madje porositi të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin jashtë Kryesisë, duke i "kërcënuar" se "nëse kanë fuqi, le ta shkarkojnë".
    Në këtë rreth ditë më parë reaguan edhe analistët politik, sipas të cilëve, pakënaqësitë e BDI-së brenda partisë po bëhen qëllimisht për ta larguar vëmendjen nga problemet brenda koalicionit qeveritar, duke mos patur fuqi të ndërpresin projektet që janë kundër shqiptarëve.



    Bocevski i sigurt

    Shkup, 29 prill - Zëvendëskryeministri për evrointegrime, Ivica Bocevki, deklaroi të mërkurën se gjatë këtij viti Maqedonia do të lirohet nga muri i Shengenit.
    "Këtë vit do ta mbajmë në mend si një nga vitet kur ra muri i shengenit për qytetarët e Maqedonisë", deklaroi Bocevski gjatë prezantimit të Programit kombëtar për miratimin e së drejtës së BE-së. Ai ka shtuar se integrimi evropian ka sjellur paqe, stabilitet dhe qëndrueshmërinë e demokracive të reja dhe ekonomive në Evropën Qendrore dhe Lindore. I pyetur se vërejtjet e bëra për presione dhe frikësime të votuesve në zgjedhjet e fundit mund të rrezikojnë marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, zëvendëskryeministri Bocevski ka theksuar se vlerësimet e ODIHR-it janë se zgjedhjet zgjedhjet kanë plotësuar pjesën më të madhe të standardeve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.



    Shpërngulje nga Gjurgjevishti

    Gostivar, 29 prill - Shirat e shumtë kanë dëmtuar rëndë strukturën e kores së tokës në fshatin Gjurgjevisht të Komunës së Vrapçishtit. Plasaritje të mureve e shembje të pjesshme të tavaneve, dëmtime të dukshme në oborre e çati, këto janë pasojat nga rrëshqitja e tokës e cila ka dëmtuar edhe një pjesë të objektit të shkollës fillore si dhe disa objekte banimi të fshatit Gjurgjevisht. Mbi 12 familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi kanë filluar të shembën dhe janë shkaktuar çarje të mureve.
    Të rrezikuar për jetë, banorët janë strehuar përkohësisht në banesa private. Vetë banorët tregojnë se jetojnë nën ankthin e friken se një dite tavani do tu bie mbi kokë.
    Një nga ato familje që i eksponohet rrezikut është edhe familja e Abdylamit Dautit. Janë dhjetë persona të kësaj familjeje, të cilët kanë marrë gjësendet më të nevojshme dhe janë evakuuar në një objekt të përkohshëm. "Familja ime numëron dhjetë anëtarë, tani pas shembjes së dheut dhe dëmtimeve të mureve të shtëpisë nga rreziku jemi detyruar të largohemi nga aty. Tani jetojmë me qira, për çdo muaj më duhet të paguaj nga 130 euro qiranë. Përveç anëtarëve të familjes duhet të kujdesëm edhe për bagëtinë, pasi që edhe kasolla pësojë dëme nga rrëshqitja e tokës", thekson Abdylamit Dautit, njëri nga banorët e fshatit Gjurgjevisht të rrethinës së Gostivarit. Të njëjtat shqetësime i ndajnë edhe bashkëfshatar e tij, të cilët tregojnë se pas rrëshqitjes së dheut, kanë njoftuar edhe udhëheqjen e Komunës së Vrapçishtit, për të ndërhyrë në riparimin e shtëpive dhe gjetjen e një zgjidhje të shpejtë, pa mos pritur të ndodh ndonjë katastrofë edhe më e madhe. Burime brenda komunës së Vrapçishtit kanë deklaruar se janë në dijeni të problemit në fjalë. Nga atje thonë se janë duke bërë gati gjitha dokumentacionet e nevojshme për të ia përcjellë qeverisë, nga ku dhe pritet mbështetje. Ndërkohë Shtabi i Emergjencave, ka bërë vlerësimin paraprak të dëmit të shkaktuar, së bashku me institucionet e tjera të specializuara për të bërë të mundur dhënien e ndihmës së menjëhershme për këta banorë.
    Ndërkaq, pritet ndërhyrja sa më e shpejtë e Qeverisë, për të mos u rrezikuar jetët e banorëve nga një rrëshqitje tjetër, që me rënien e parë të shiut, mund të riaktivizohet.



    Dalin për peshk, fitojnë burgun

    Strugë, 29 prill - Dy qytetarë të Shqipërisë harrojnë se janë në ujërat e vendit fqinj dhe peshkojnë të qetë deri në momentin kur janë kapur nga ana e policisë së Liqenit të Maqedonisë. Dy shtetasit shqiptarë janë ndaluar rreth katër kilometra në brendësi të Liqenit, në anën e Maqedonisë, bëjnë të ditur nga policia. Qytetarëve nga rrethi i Pogradecit të Shqipërisë në varkën e tyre u janë gjetur rreth 10 kilogramë peshk, shtatë rrjeta peshkimi si dhe varka. Të gjitha këto u janë konfiskuar. Kundër dy qytetarëve të Shqipërisë, të ndaluar në ujërat e liqenit është ngritur akuza për peshkim antiligjor si dhe mbahen në paraburgim dhjetëditor.

      Similar topics

      -

      Ora është Sun May 19, 2024 6:00 pm