Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Procesi i kthimit nuk duhet të politizohet

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Procesi i kthimit nuk duhet të politizohet Empty Procesi i kthimit nuk duhet të politizohet

    Mesazh  Admin Thu Apr 30, 2009 6:29 pm

    Procesi i kthimit nuk duhet të politizohet F.0430140657967_m
    Procesi i kthimit nuk duhet të politizohet
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar shumë deri tani, dhe do të vazhdojë të investojë për kthimin e të gjithë qytetarëve të vetë në pronat dhe shtëpitë e tyre, ka thënë kryeministri i Hashim Thaçi, në takimin që ka zhvilluar me kryetarët e komunave të Kosovës. Kryeministri po ashtu ka vlerësuar se, penguesit e procesit të kthimit të qytetarëve në pronat e veta, janë të dështuar.

    Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar të enjten një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, në të cilin ka diskutuar mbështetjen aktive për realizimin e procesit të kthimit për të gjithë qytetarëve të Kosovës në shtëpitë dhe në pronat e veta, nga ana e autoritete komunale në Kosovë.

    Në takim, Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për punën dhe angazhimin e të gjitha autoriteteve komunale për të përmbushur përgjegjësit dhe obligimet e tyre, në të mirë të qytetarëve të Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar shumë deri tani, dhe do të vazhdojë të investojë për kthimin e të gjithë qytetarëve të vetë në pronat dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

    Duke respektuar të drejtën e kthimit dhe disponimit me pronën e vet të qytetarëve, Qeveria e Republikës së Kosovës riafirmon perspektivën e qartë të vendit tonë për të qenë pjesë e integrimit në strukturat euroatlantike të NATO-së dhe të Bashkimit Evropian, ka vlerësuar Thaçi, duke shtuar se e drejta e kthimit është një e drejtë themelore e të gjithëve, pa dallim etnie, dhe ky proces nuk duhet të politizohet.

    Kryeministri Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat vendore dhe ndërkombëtare për të mundësuar realizimin e plotë të procesit të kthimit të qytetarëve të Kosovës në shtypit dhe pronat e veta kudo në Kosovë.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka përkrahur apelin e kryeministrit Thaçi dhe ka shprehur zotimin e kryetarëve të komunave për të realizuar këtë proces të drejtë dhe humanitarë.

      Ora është Wed May 15, 2024 6:58 am