AKIDEJA E TEUHIDIT NË THIRRJEN E TË TË DËRGUARIT TONË MUHAMEDIT, SAL-LALLAHU ALE

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    AKIDEJA E TEUHIDIT NË THIRRJEN E TË TË DËRGUARIT TONË MUHAMEDIT, SAL-LALLAHU ALE

    Mesazh  !nva7ionN prej Tue Apr 28, 2009 4:56 pm

    AKIDEJA E TEUHIDIT NË THIRRJEN E TË TË DËRGUARIT TONË MUHAMEDIT, SAL-LALLAHU ALE

     
    Nëse do të meditonim Kur'anin Fisnik dhe historinë e të të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në thirrjen e tij, do të arrinim në nje të vertetë shumë të qartë e cila është se:
                   " Shumica e Ajeteve Kur'anore flasin për pohimin e Akides së Teuhidit,      teuhidit El-Uluhije, Er-Rububije dhe El-Esmi ues-Sifati, si dhe për thirrjen në sinqeritetin në adhurim e në Besim vetëm për Allahun Një e të Pashoq dhe vendosjen e bazave te Besimit (El-Islain dhe El-Iman).
                   “ I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ia ka kushtuar shumicën e kohës sii tij pas zbritjes së Shpalljes në raportimin e Akides dhe thirrjen në Njësimin e Allahut të Lartësuar në adhurim dhe bindje e cila është edhe domëthënia e fjalës "La ilahe il-lallah. Muhamedun Resulullah".


    Kështu që thirrja në Akide, themelim e saktesim të saj, ka përfshirë pjesën më të madhe te përpjekjes së të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe të kohës se tij pas shpalljes.
    Sqarimi i kësaj ështe si më poshtë:
    “ I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thirri në besimin në Allah për njëzetë e tre vjet radhazi (e cila është koha e pejgamberllëkut), prej tyre kaloi ne Mekë trembëdhjetë vjet, pjesën më të madhe të së cilës ia kushtoi thirrjes ne vërtetimin e fjalës "La ilahe il-lallah Muhamedun Resulullah" d.m.th: në Njësimin e Allahut me adhurim, Një e të  Pashoq si dhe në luftimin e shirkut, adhurimin e idhujve e të çdo ndërmjetësi që merrnin për te Allahu, si dhe luftimin e bidateve e besimeve të prishura.
    Ndërsa dhjetë vitet e tjera të cilat i kaloi në Medine ishin te përziera ndërmjet vënies së ligjeve dhe forcimit të Akides, mbrojtjes së saj, ruajtjes së saj prej dyshimeve, luftës në rugën e saj.
    D.m.th. që pjesama më e madhe e kohës i është kushtuar pohimit të Akides dhe bazave të Fesë prej të cilave është edhe kundërshtimi i pasuesve të Librit dhe sqarimi i kotësisë se besimeve të tyre të devijuara, si dhe përgjigja ndaj dyshimeve te tyre e të hipokriteve dhe kthimi mbrapsht i kurthit të tyre që thurrnin për Islamin dhe Muslimanët. E gjith kjo ishte për  ruajtjen e Akides para çdo gjëje.
    Kështu që, çdo lloj lëvizje thirrëse në Islam që nuk i kushton Akides rëndësinë të cilën ia kushtoi i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në dije e vepër, ajo lëvizje është e mangët.
    “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i luftoi njerëzit për Akiden (Akiden e Teuhidit) derisa të ishte e gjithë Feja vetëm për Allahun. Ajo Akide e cila pasqyrohet në dëshminë "La ilahe il-lallah Muhamedun Resuludhah", edhe pse të gjitha llojet e të keqes e punët e prishura zotëronin në atë kohe. Megjithatë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e vuri qëllimin në luftimin e njerëzve, vërtetimin e Teuhidit dhe shtyllave të Islamit, siç thote në një Hadith:
    "Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të dëshmojn se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, të kryejne faljen (namazin) e të japin zekatin. Nëse e bëjnë këtë atëherë kanë ruajtur prej meje gjakun e tyre vetëm se me të drejtën e Islamit dhe llogaria e tyre është tek Allahu"
     
    Por kjo nuk do të thotë që i Derguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i linte pas dore gjërat e tjera prej punëve fisnike e moraleve të larta siç janë; miresjellja me prindërit, mbajtja e lidhjeve farefisnore, besnikëria, mbajtja e fjalës, ruajtja e amanetit dhe largimi prej të kundërtave te ketyre siç janë: krimet dhe gjynahet e mëdha si kamata, amoralileti, padrejtësia, shkëputja e lidhjeve farefisnore etj.
    Nuk do thotë që Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i la mënjanë këto, por i vuri ato në një shkallë pas bazave te Besimit.
    Kjo sepse Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e di që nëse njerëzit shtrëngohen fortë pas Fesë së Allahut dhe ia dedikojnë Atij me sinqeritet bindjen dhe adhurimin, atëherë do të rregulloheshin qëllimet dhe punët e tyre, do të vepronin të mirat dhe do të largoheshin prej të ndaluarave përgjithësisht, do të urdhëronin për të mirë derisa të zotëronte ajo (e mira) në mesin e tyre dhe do të ndalonin të keqen derisa të zhdukej e mos të ekzistonte në mesin e tyre.
    Kështu që boshti i Hajrit-të mirës qëndron në Akiden e mirë e të saktë. Nëse ajo është e tillë, atëherë njerëzit qëndrojnë mbi të vërtetën dhe të mirën e nëse ajo prishet, atëherë prishet gjendja e njerëzve dhe i pushton ata epshi dhe gjynahet, iu bëhet e lehtë kryerja e të këqiave. Në këtë gjë bën shenjë Hadithi i saktë i të të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kuthotë;
    "Vërtet që në trupin e njeriut ndodhet një copë mishi e cila nëse është i mirë, atëherë është në rregull i gjithë trupi e nëse prishet, atëherë prishet i gjithë trupi. Vërtet që ajo është zemra."
    Kështu, i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, përveç thirrjes së tij në përkushtimin e Fesë vetëm Allahut dhe luftimit të njerëzve derisa të dëshmojnë fjalën e Sinqeritetit, përveç kësaj ai ftonte në të gjitha moralet e larta në vija të përgjithshme e të hollësishme dhe ndalonte nga të kundërtat e tyre qoftë në vija të përgjithshme apo të hollësishme.
    Ashtu si interesohej për rregullimin e Fesë së njerëzve, poashtu interesohej për mbarëvajtjen e punëve të tyre të dynjasë. Por e gjith kjo ishte në një shkallë më poshtë se përkujdesi për çështjen e Akides dhe të sinqeritetit në Fe për Allahun. Kjo është ajo gjë të cilën e injoron apo bën sikur e injoron ai që kundërshton në këtë çështje.
    Nëse do të meditonim Kur'anin e Lartë që ka zbritur mbi Muhamedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si mëshirë për botërat dhe udhërrëfyes për muslimanët deri në Ditën e Kiametit, do të gjenim se pjesa më e madhe e tij bën fjalë për pohimin e Akides dhe e bazave të saj , lirimin e njerëzve nga adhurimi i krijesave, adhurimin dhe bindjen vetëm ndaj Allahut Një e të Vetëm dhe pasimin e të Dërguarit tëTij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
    Gjëja më e parë me të cilën ka ardhur Kur'ani dhe me të cilën ka urdhëruar Allahu të Dërguarin e Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është që të madhërojë e të madhështojë vetëm Allahun, t'u tërheqë vërejtjen njerëzve nga shirku, të pastrohet prej gjynaheve e gabimeve, të largohet prej asaj që ishin ata në adhurimin e idhujve dhe të durojë për të gjitha këto.
    Thotë Allahu i Lartësuar:
    "0 ti i mbështjellë në rroba (Muhamedi salall-llahu alejhi ue sel-lem)! Ngrihu dhe këshillo! Dhe Zotin tënd (Allahun) madhëro! Rrobat e tua i pastro! Larg idhujve qëndro! Mos jep gjë me qëllim që të kesh më shumë! Dhe bëhu i duruar për Hir të Zotit tënd (përmbushe detyrimin ndaj Tij)! "
    Vazhdoi Kur'ani i Lartë të zbriste mbi të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, gjatë gjithë periudhës Mekase për të pohuar e ngulitur Akiden dhe thirrjen në përkushtimin e adhurimit me sinqeritet vetëm Allahut si dhe bindjen ndaj të Dërguarit të Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
    Për këtë arsye gjejmë që pjesa më e madhe e Kur'anit flet për Akiden, ose me shprehje të drejtpërdrejtë ose tërthorazi.
    Këtë e vërejmë në faktin se shumica e tij flet për Teuhidin El-Uluhije dhe adhurimin e sinqertë vetëm të Allahut, për Teuhidin Er-Rububije dhe Esmai ues-Sifat, për bazat e Imanit e të Islamit, për të fshehtën dhe caktimin e mirë apo të keq, Ditën e Fundit, Xhenetin dhe banorët e mirësitë e tij, Zjarrin dhe banorët e dënimin e tij. Dhe të gjitha bazat e Akides sillen rreth këtyre çështjeve.
    Dijetarët kanë përmendur që një e treta e Kur'anit është ligje e rregulla, një e treta lajmërime dhe një e treta Teuhid. Kjo është edhe ajo fjalë me të cilën kanë komentuar fjalën e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, që thotë:
    "Kul Huvall-llahu Ehad përbën një të tretën e Kura'nit"
    Pra "Kul Huvall-llahu Ehad" përfshin shumicën e Teuhidit dhe të Pastrimit të Allahut nga të metat.
    Madje edhe ajetet që flasin për ligjet e normat e Fesë nuk kalojnë pa përmendur Akiden dhe bazat e Fesë, e kjo nëpërmjet përmendjes së Emrave e Cilësive të Allahut, bindjes ndaj Tij e ndaj të Dërguarit të Tij apo përmendjen e të drejtës së vënies së ligjeve e të tjera si këto.
    Pokështu edhe ajetet e lajmërimeve e historive, shumica prej tyre flasin për besimin dhe bindjen, e kjo nëpërmjet lajmërimit me të padukshmes, premtimeve e kërcënimeve, Ditën e Fundit e shumë çështje të tjera të Teuhidit e Akides.
    Me të gjitha këto vërtetohet fjala që Kur'ani i Ndershëm i cili është udhëzues për në atë që është më e drejtë deri në Ditën e Kiametit, shumica e ajeteve të tij flasin për pohimin e Akides, ftesën në të, mbrojtjen e saj dhe luftën në rrugën e saj.
    Me këtë arrijmë në përfundimin se thirrësat të cilët kanë marrë Kur'anin Fisnik dhe Sunetin e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si udhëzues të tyre, duhet ta kuptojnë këtë të vërtetë të Kur'anit e të Sunetit dhe të punojnë sipas saj, ashtu si ka bërë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe shokët e tij, e Allahu është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:38 am