Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hadithi lidhur me numrin e transmetuesve ndahet në dy lloje: mutevatir dhe ahad.

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Hadithi lidhur me numrin e transmetuesve ndahet në dy lloje: mutevatir dhe ahad. Empty Hadithi lidhur me numrin e transmetuesve ndahet në dy lloje: mutevatir dhe ahad.

    Mesazh  !nva7ionN Tue Apr 28, 2009 1:45 pm

    Hadithi lidhur me numrin e transmetuesve ndahet në dy lloje: mutevatir dhe ahad.


    Mutevatir është: ta transmetojë hadithin një grup i madh njerëzish në çdo gjeneratë, numër ky që do të jetë aq i madh, sa zakonisht nuk kanë mundësi të bien dakord për të bërë ndonjë gënjeshtër. Pranimi i këtij lloj hadithi dhe argumentimi me të është i padiskutueshëm.

    Ndërsa hadith ahad quhet secili hadith që nuk ka arritur shkallën e hadithit mutevatir. Ky lloj hadithi mund të jetë sahih (i vërtetë), hasen (i mirë) dhe daif (i dobët). Ky fakt, ka bërë që dikush të mos i pranojë këto hadithe në çështjet e besimit.

    Ky studim ka një lidhje të fortë me temën e Shenjave të Kijametit, sepse shumica e shenjave të kiametit janë përmendur në hadithe ahad.

    Kurse, disa ehlul-kelam (apologjetë) kanë thënë se hadithi ahad nuk vlen si argument në çështjet e besimit (akide), sepse akidja (sipas tyre) vërtetohet me argument të prerë, d.m.th. me ajet apo me hadith mutevatir.

    Kjo është një fjalë e papranueshme, sepse një hadith kur të vërtetohet se është sahih, e transmetojnë transmetues të besueshëm dhe na arrin neve nga një rrugë e vërtetë, atëherë është obligim besimi në të dhe vërtetimi i tij, pa marrë parasysh a është mutevatir apo ahad. Dhe nga ai hadith merret dituri e sigurt (el-ilm el-jekin).

    Ky është qëndrimi i dijetarëve të hershëm tanë duke e marrë këtë nga urdhri i Allahut drejtuar besimtarëve në fjalën e Tij: "Kur Allahu ka vendosur për një çështje ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg të vërtetës." (el-Ahzab: 36). Dhe në fjalën e Tij: "Thuaj: Binduni Allahut dhe të Dërguarit..." (Ali Imran: 32).

    Ibën Haxheri ka thënë: "ثshtë i përhapur dhe i njohur veprimi i sahabëve dhe tabiinëve me hadith ahad, pa kundërshtues në mesin e tyre. Ky konsensus (ixhma) i tyre tregon pranimin e tyre (të hadithit ahad si argument)."

    E ka pyetur një njeri Imam Shafiun rreth një çështjeje, e ai u përgjigj: "I dërguari i Allahut ka gjykuar në këtë çështje kështu." Ai tha: "E çka thua ti?" Imam Shafiu i tha: "SubhanAllah! Unë të them ka gjykuar i dërguari i Allahut, e ti më thua: e çka thua ti?!!"

    Imam Shafiu gjithashtu ka thënë: "Kur ta shihni se e transmetoj një hadith sahih nga i Dërguari i Allahut dhe nuk e marrë atë (si besim dhe vepër) dijeni se më ka lënë mendja." Pra, nuk bëri dallim në mes të hadithit mutevatir dhe ahad, dhe nuk bëri dallim në mes të hadithit që fletë për akide dhe atij që fletë për vepra. Sepse e gjithë çështja qëndron te vërtetësia e hadithit.

    Imam Ahmedi ka thënë: "اdo gjë që na vjen nga i Dërguari i Allahut me zinxhir të vërtetë e pranojmë atë. Sepse nëse nuk e pranojmë atë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut dhe e refuzojmë atë, atëherë e kemi refuzuar urdhrin e Allahut i cili ka thënë: "اka t'ju jep i Dërguari merrni atë, e çka t'ju ndalojë, përmbajuni dhe keni frikë Allahun se Allahu është ndëshkues i ashpër." (el-Hashr: 7).

    Pra, nuk kushtëzoi Imam Ahmedi asgjë tjetër përveç vërtetësisë së hadithit.

    Shejhul-Islam Ibën Tejmijje ka thënë: "Sunneti kur të vërtetohet, të gjithë muslimanët janë të pajtimit se është obligim të pasohet."

    Ibën Kajjimi - duke iu kundërpërgjigjur atyre që mohojnë të argumentuarit me hadith ahad - ka thënë: "Kjo është e njëjtë me transmetimin e sahabëve njëri-tjetrit. Ata e vërtetonin atë që ua tregonte ndonjëri prej tyre nga i Dërguari i Allahut dhe asnjëri prej tyre nuk thoshte: Hadithi yt është ahad dhe nuk vlen derisa të bëhet mutevatir...

    Dhe kur ndonjëri prej tyre transmetonte nga i Dërguari i Allahut në lidhje më cilësitë e Allahut, e pranonte atë, dhe e besonte me bindje të sigurt si cilësi të Allahut, siç kanë besuar në shikimin e Allahut (në Xhennet); në të folurit e Allahut; në thirrjen që do t'ua bëjë robërve në Ditën e Kiametit të cilën do ta dëgjojë i largëti sikur i afërmi; në zbritjen e Tij në qiellin e dynjasë çdo natë; në të qeshurit e Tij; në të gëzuarit e Tij; në kapjen që do t'ua bëjë qiejve dhe tokës me një gisht prej gishtave të dorës së Tij dhe në pohimin e këmbëve të Tij.

    Secili që i ka dëgjuar këto hadithe nga transmetimet e vërteta, ka besuar në to, thjeshtë për shkak se i ka dëgjuar nga njeri i besueshëm, dhe s'ka dyshuar në to. Bile kanë bërë gara të mëdha në pranimin e tyre, në vërtetimin e tyre, në pranimin e domethënies së tyre dhe të cilësive që ceken në to, nga ai që ua ka transmetuar nga i Dërguari i Allahut.

    Ai që ka njohuri minimale rreth Sunnetit e di këtë gjë, dhe sikur të mos ishte çështja kaq e qartë, do të cekja më shumë se njëqind raste që e vërtetojnë këtë. Dhe kjo që kanë pretenduar këta rreth haditheve të Resulullahut, me këtë gjë e kanë injoruar ixhmanë e sahabëve të njohur, ixhmanë e tabiinëve dhe imamëve të islamit, dhe janë pajtuar me Mu'tezilët, Xhehmijtë, Rafidat dhe Havarixhët, të cilët e kanë shkelur këtë shenjtëri. Por, fatkeqësisht në këtë i kanë pasuar edhe disa usulist dhe fukaha (dijetarë të të drejtës Islame).

    Mirëpo, në këtë gjë nuk kanë ndonjë paraardhës nga Imamët, përkundrazi Imamët e kanë sqaruar të kundërtën e fjalës së tyre. Prej atyre që e kanë pranuar hadithin ahad si argument: Imam Maliku, Shafiu, Ahmedi, shokët e Ebu Hanifes, Davud ibën Aliu dhe shokët e tij si Ebu Muhammed ibën Hazmi..."

    Kurse, sa i përket dyshimeve të mohuesve të argumentimit me hadith ahad, ata thonë se hadithi ahad është "Dhann" (supozim), sepse ai njeri i vetëm që e transmeton hadithin mund të gabojë, apo të harrojë, apo të jetë i pakujdesshëm, prandaj obligohet argumentimi me të në ahkame (ligje, vepra) me konsensus, mirëpo nuk lejohet argumentimi me to në çështjet e akides.

    Dhe e argumentojnë këtë me disa ajete që e ndalojnë pasimin e supozimit, siç është fjala e Allahut: "...ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime, e supozimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës." (en-Nexhm: 28).

    Përgjigja ndaj këtij dyshimi është se argumentimi i tyre me këto ajete dhe të ngjashmet është i refuzuar, sepse supozimi këtu nuk është për qëllim ajo që e cekën ata. Qëllimi i supozimit në këto ajete është: dyshimi, gënjeshtra, paragjykimi dhe hamendja.

    Ibën Kethiri duke e komentuar ajetin e mësipërm thotë: "Ata nuk kanë dituri rreth asaj..." d.m.th: ata nuk kanë dituri të vërtetë që e vërteton atë që e thanë, përkundrazi ajo është gënjeshtër, fjalë e kotë, shpifje dhe kufër (mosbesim) i shëmtuar. "...ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime, e supozimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës." d.m.th: nuk ka vlerë asgjë dhe asnjëherë nuk mund ta merr pozitën e të vërtetës. Dhe është vërtetuar në "Sahih Muslim" se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Ruajuni nga supozimet, sepse supozimi është gënjeshtra më e madhe." [11]

    Pra, dyshimi dhe gënjeshtra është supozimi të cilin e ka kundërshtuar Allahu, dhe këtë e përforcon fjala e Tij: "Ata nuk ndjekin vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm rrenacakë." (el-Enam: 116). Pra, i cilësoi me paragjykim dhe rrenë, që është supozimi dhe hamendja.

    Po të thonim se edhe hadithet ahad janë në një shkallë me supozimet, atëherë nuk do të lejohej veprimi me to as në ahkame (ligje, vepra), sepse ligjet nuk ndërtohen mbi dyshime dhe gënjeshtra.

    Kurse, sa i përket mundësisë së pakujdesisë dhe harresës së transmetuesit, kjo problematikë largohet me plotësimin e kushteve për pranimin e hadithit aha, sikurse: të qenët e transmetuesve "thikah" (të plotbesueshëm). E kur të vërtetohet se hadithi është sahih, s'ka vend për të dyshuar në transmetuesin. Dhe ajo që e pohon zakoni se transmetuesi i besueshëm nuk është i pakujdesshëm dhe rrenacak, pra s'ka hapësirë për refuzimin e hadithit të tij thjeshtë pse paska mundësi logjike që ai të gabojë, të cilën mundësi e kundërshton gjendja e transmetuesve të besueshëm.

    Argumentet e pranimit të hadithit ahad

    Pasi që e sqaruam dobësinë e asaj mbi të cilën janë mbështetur për të mohuar të argumentuarit me hadith ahad në akide, atëherë dije se argumentet që e obligojnë të vepruarit me të janë të shumta, prej tyre:

    I. Argumentet nga Kur'ani

    Sa u përket argumenteve nga Kur'ani ato janë shumë, do të cekim disa prej tyre:

    1- Fjala e Allahut të Madhërishëm: "Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në dituritë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë." (Teube: 122).

    Ky ajet i nxitë besimtarët të aftësohen në dituritë fetare, kurse fjala grup (në arabisht: taife) përdoret për një person dhe më tepër.

    Pra, nëse një person merret prej tij ajo që e tregon mbi çështjet e fesë, kjo është argument se transmetimi i tij është i pranuar. Dhe të aftësuarit në fe përfshinë edhe Ahkamet (jurisprudencën) edhe Akiden (besimin), madje të aftësuarit në Akide është më i rëndësishëm se të aftësuarit në Ahkame.

    2- Ka thënë Allahu teala: "O ju që keni besuar nëse ndonjë fasik (mëkatar, i pandërgjegjshëm) u sjell ndonjë lajm shqyrtojeni mirë..." (Huxhurat: 6).

    Kjo e argumenton pranimin e transmetimit dhe lajmit të atij që është i besueshëm (thikah), dhe nuk ka nevojë për verifikim, sepse ai nuk është fasik. Sikur të mos ishte i pranuar transmetimi i tij do të urdhëronte për verifikim gjeneral (mutlak), e jo vetëm të fasikut. [13]

    3- Ka thënë Allahu teala: "O ju që besuat! Binduni Allahut dhe respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. E nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje atëherë parashtrojeni atë te Allahu dhe te i Dërguari..." (en-Nisa: 59).

    Ibën Kajjimi thotë: "Muslimanët janë të pajtimit se parashtrimi i çështjes te i Dërguari është kthimi tek ai gjatë jetës së tij, dhe kthimi tek sunneti i tij pas vdekjes së tij, e nëse lajmet mutevatire dhe ahade nuk janë dije e pranuar, nuk do të kishte logjikë kthimi tek ai."

    II. Argumentet nga Sunneti

    Sa u përket argumenteve nga sunneti ato janë të shumta, do t'i përmendi disa prej tyre:

    1- Pejgamberi paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të, i dërgonte lajmëtarët e tij deri te Mbretërit e botës një nga një, po ashtu edhe mëkëmbësit e tij te shtetet e ndryshme, dhe njerëzit iu drejtonin atyre në të gjitha çështjet veprore dhe akaidore. E dërgoi Ebu Ubejden te banorët e Nexhranit, e dërgoi Muadh Ibn Xhebelin te banorët e Jemenit dhe e dërgoi Dihje el-Kelbij te mbreti i Busrës... dhe shumë të tjerë prej sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. (Buhariu).

    2- Transmeton Buhariu nga Abdullah Ibn Omeri i cili ka thënë: "Derisa ishin njerëzit duke e falur sabahun në Kuba, u erdh një person dhe tha: Me të vërtetë të Dërguarit të Allahut i ka zbritur një ajet, dhe është urdhëruar të drejtohet në drejtim të Qabës. E ata u drejtuan në drejtim të Qabës, kurse më parë fytyrat i kishin në drejtim të Shamit."

    Dhe nuk thuhet: Kjo është gjykim vepror, sepse të vepruarit me këtë tregon në besimin e vërtetësisë së lajmit.

    3- Omeri ka thënë: "Ishte një njeri nga Ensarët, kur mungonte ai nga i Dërguari i Allahut, kurse unë prezentoja, i tregoja atë që kisha dëgjuar. Dhe kur unë mungoja, e ai prezentonte, më tregonte atë që kishte dëgjuar." (Buhariu).

    Kjo është gjendja e sahabëve -Allahu qoftë i kënaqur me ta- siç e shohim se njëri prej tyre mjaftohej me transmetimin e njërit në çështjet e fesë, pa marrë parasysh a janë në Akide apo në vepra.

    Fjala se nuk pranohet hadithi ahad në çështje të akides është fjalës e shpikur që nuk ka bazë në fe. Këtë fjalë nuk e ka thënë askush prej selefit (tre gjeneratave të para), nuk është transmetuar nga asnjëri prej tyre e as që i ka shkuar ndërmend një gjë e tillë. E nëse do të gjendej argument i prerë që tregon se hadithet ahad nuk janë argument në akide do ta dinin sahabët dhe do ta sqaronin atë, po ashtu edhe ata që erdhën pas tyre nga selefi.

    Pastaj kjo fjalë e shpikur obligon refuzimin e qindra haditheve të vërteta, të transmetuara nga i Dërguari i Allahut. Dhe ata të cilët nuk e marrin si argument hadithin ahad në çështjet e akides, i refuzojnë shumë çështje të akides, të transmetuara në hadithe ahad, prej tyre:

    1. Të qenët e Muhammedit paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të, pejgamber më me vlerë se të gjithë pejgamberët tjerë.

    2. Shefati i tij i madh në ditën e Gjykimit.

    3. Shefati i tij për ata që kanë bërë mëkate të mëdha nga ummeti i tij.

    4. Të gjitha muxhizet e tij përveç Kur'anit.

    5. Mënyra e fillimit të krijimit, cilësitë e melekëve dhe xhinëve, cilësitë e Xhenetit dhe Xhehenemit, të cilat s'janë cekur në Kuran.

    6. Pyetjet që i bëhen të vdekurit nga Munkeri dhe Nekiri në varr.

    7. Shtrëngimi që i bën varri të vdekurit.

    8. Ura e Siratit, Burimi i Pejgamberit, dhe Peshorja që i ka dy anë.

    9. Besimi se Allahu i ka shkruar çdonjërit se a do të jetë i lumtur apo fatkeq, riskun dhe exhelin e tij.

    10. Caktimi i prerë se dhjetë të përgëzuarit me Xhennet janë prej banorëve të Xhennetit.

    11. Mosqëndrimi i mëkatarëve përgjithmonë në Xhehenem.

    12. Besimi në çdo gjë që është vërtetuar prej veçorive të Ditës së Ringjalljes, që nuk janë cekur në Kuran.

    14. Besimi në një grumbull të shenjave të Kijametit, siç është: Dalja e Mesihut, zbritja e Isaut, dalja e Dexhallit, dalja e zjarrit, lindja e diellit nga perëndimi, dalja e kafshës etj.

    Madje, argumentet e të gjitha këtyre çështjeve akaidore nuk janë hadithe ahad, përkundrazi argumentet e disa prej tyre janë mutevatir, mirëpo dituria e pakët e atyre që refuzojnë të argumentuarit me hadith ahad, i ka shtyrë që t'i refuzojnë këto çështje të akides dhe të tjera që janë transmetuar në hadithe të vërteta.


    (marrë nga libri i tij "Eshratus-Saah - Shenjat e Kijametit" – Jusuf el-Vabil).

    Përktheu dhe përshtati: Omer Zaimi

      Similar topics

      -

      Ora është Sat Apr 27, 2024 6:29 am