Kushtet e Shehadetit

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Kushtet e Shehadetit

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 10:52 am

    La ilahe ila Allah


    (La ilahe ilallah) çelësi i xhenetit, por çdo çelës i ka dhëmbët e tij, e nëse vjen me çelësin i cili i posedon dhëmbët e hap, e nëse jo nuk do të kesh mundësi për të e hapur.
    E dhëmbët e këtij çelësi këtu janë kushtet e fjalës (La ilahe ilallah) që vijojnë:

    1.Kuptimi i domethënies:

    E ajo është mohimi i gjithë adhuruesve tjerë, dhe njëshmëria e Allahut dhe se ai është i vetmi që meriton të adhurohet.
    Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Dije se s’ka zot tjetër” dmth ska adhurues në qiell dhe tokë që meriton adhurimin pos tij. Gjithashtu thotë i dërguari alejhi selam: (Kush vdes dhe e din se Allahun është një hy në xhenet) Transmeton Muslimi.

    2.Sigurimi i cili e heq dyshimin.

    Kështu pra që të jetë zemra e qartë jo e dyshimtë.
    Thotë Allahu subhanehu ue teal: “Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan” (el-Huxhurat.15)
    Thotë i dërguari alejhi selam: ( Dëshmoj se ska Zot tjetër pos Allahut, dhe se unë jam i dërguar i tij nuk e takon robi me këtë Allahun pa dyshuar e të mos e ndaloj nga zjarri) Transmeton Muslimi.

    3.Pranimi i asaj që ka për qëllim kjo fjalë me gojë dhe zemër:

    Thotë Allahu subhanehu ue teala kur flet për mushrikët: “Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?” (Safat.35-36)
    Thotë i dërguari alejhi selam: ( Jam urdhëruar që ti luftojë njerëzit derisa të dëshmojnë se s’ka Zot tjetër pos Allahut, e kush thotë dëshminë e ka mbrojtur nga unë gjakun dhe pasurin dhe veten e tij, pos me hakun e islamit dhe llogaria e tij është tek Allahu) Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.

    4.Drejtimi dhe dorëzimi në atë që të drejton ajo:

    Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij” (Zumer.45)


    5.Vërtetimi i cili e heq përgënjeshtrimin

    E ajo është kur të e thotë me vërtetim nga zemra e tij.
    Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët” (Ankebut.1-2-3)
    Thotë i dërguari alejhi selam: (S’ka kush që dëshmon se Allahu është një dhe se Muhamedi është i dërguari i tij duke thënë me vërtetim nga zemra përveç të e bëjë të ndaluar nga zjarri) Transmeton Buhari dhe Muslimi.

    6.Sinqeriteti:

    E ajo është bërja e veprave me nijet të pastër nga gjitha dyshimet e shirkut. Thotë Allahu subhanehu ue tela: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij”
    Thotë i dërguari alejhi selam: (Njerëzit më të gëzuar për ndërmjetsimin tim janë kush than Lailahe ilallah me sinqeritet nga zemra, apo shpirti) Transmeton Buhari, dhe thotë gjithashtu i dërguari alejhi selam: ( Me të vërtet se Allahu ia ka ndaluar zjarrin atyre që thonë: Lailahe ilallah duke shpresuar me atë fytyrën e Allahut aze ue xhel) Transmeton Muslimi.

    7.Dashuria e kësaj fjale të bukur:

    Gjithashtu edhe asaj që argumenton kjo fjalë, dhe pasuesit e saj që veprojnë me këtë dhe janë të përkujdesëm në kushtet e saj, dhe urrejtja kush i vepron negacionet e kësaj.
    Thotë Allahu subhanehu ue teala: “E nga njerëzit ka asi që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun,po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë” (Bekare.165)
    Thotë i dërguari alejhi selam: (Tri gjëra kush i posedon gjen ëmbëlsirën e besimit (imanit): Të jetë Allahu dhe i dërguari më të dashur tek ai se gjithçka tjetër, dhe të e dojë personin vetëm për hir të Allahut, dhe të urrej të kthehet në kufr pasi që e ka shpëtuar Allahu prej tij, sikur që urren që të gjuhet në zjarr) Transmeton Buhari dhe Muslimi

    8.Të Mohoj (bëje kufr) Tagutët:

    E ajo është çdo gjë që adhurohet pos Allahut subhanehu ue teala, dhe të besoj Allahun Zot dhe adhurues i cili me të vërtet është që meriton adhurimin.
    Thot Allahu subhanehu ue teala: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.” (Bekare.256)
    Thotë i dërguari Alejhi selam: (Kush thotë Lailahe ilallah, dhe mohon gjithçka që adhurohet pos Allahut i bëhet Haram pasuria dhe gjaku) Transmeton Muslimi


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Muhamed Resulullah

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 10:53 am

    Besimi se ai është i dërguar prej Allahut, dhe të besojmë në atë që ka lajmëruar, dhe të respektojmë në atë që ka urdhëruar, dhe të ndalemi nga ajo që na ka ndaluar dhe ka urrejtur, dhe të e adhurojmë ashtu siç na ka urdhëruar, dhe se është vula e pejgamberëve dhe se pejgamberllëku i tij është i përgjithshëm për të dy botratë.

    Lartësimi (ngritja) i Pejgamberit alejhi selam dhe ndalimin e ndalesave tija dhe përmbajtja e sheriatit tij është aroma e vërtet nga domethënia e kësaj dëshmie.
    E kjo është nga respektimi i urdhrave të Allahut tebarek ue teala i cili e ka dërguar për njerëzit të gjithë përgëzues dhe këshillues dhe thirrës te Allahu me emrin e tij dhe dritë e ndriçuar.

    Obligimi ynë ndaj Pejgamberit Alejhi selam:

    1.Besimi ndaj pejgamberit alejhi selam:


    Thotë Allahu Subhanehu ue teala: {E ai (Pejgamberi) nuk flet nga mendja e tij.}(Nexhm.3)

    2.Pasimi i të dërguarit alejhi selam.

    Thotë Allahu Subhanehu ue teala: {Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaj}(Ali imran.3)
    Thotë Aëëahu subhanehu ue tela: {Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahu}(Ehzab.21)
    Thotë Allahu subhanehu ue teala: {Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju. Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson Allahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën. (El-Eëraf.158)

    3.Obligimi i dashurisë së tij salallahu alejhi ue selam.

    Thotë Allahu subhanehu ue teala: { Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.}
    Thotë i dërguari alejhi selam: “Nuk beson (nuk i plotësohet imani) asnjërit prej jush deri sa të jem më i dashur se baba i tij dhe fëmija i tij dhe gjithë njerëzit.” Transmeton Buhari

    4.Adhurimi i Allahut me atë (sheriatin) ka sjell i dërguari alejhi selam:

    Thotë Allahu subhanehu ue teala: { E ai (Pejgamberi) nuk flet nga mendja e tij}(Nexhm.3)
    Ka thënë i dërguari alejhi selam: “Kush vepron vepër që s’është në të udhëzimi ynë ajo është e kundërshtuar (jo e pranuar)” Transmeton Muslimi
    Thotë Allahu subhanehu ue teala: { Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon}(Nisa 80).

    5.Largimi nga ofendimi i tij salallahu alejhi ue selam:

    Thotë Allahu subhanehu ue teala: { Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)”. Thuaj: “Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson Allahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm}(Tewbe.61)

    Ofendimi i cili ka për qëllim këtu: ajo është çdo gjë ndaj tij, në personalitetin e tij, apo në atë që ka ardhur prej Allahut subhanehu ue teala, apo ne sunetin e tij, apo ne familjarët e tij, apo ne grat e tij nënat e besimtarëve apo në sahabet (shokët) e tij të lart.



    6. Madhërimi dhe mëshira( Salete dhe selame) ndaj tij alejhi selam:

    Thotë Allahu subhanehu ue teala: {Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin}(Ehzab.56)
    Transmetohet Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush më madhëron (qonë salat) mua njëherë , e madhëron Allahu atë dhjetë herë” Transmeton Muslimi

    Mënyra e madhërimit të dërguarit alejhi selam:

    Nga Hadithi i Kaëb ibn Axhre: “Thuani: Allahume Sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamedin kema salejte ala Ibrahijme ue ala ali Ibrahime Ineke Hamijdun Mexhijd,Allahume barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamedin kema barekte ala ali Ibrahime ue ala ali Ibrahijme ineke Habijdun Medhijd.” Transmeton Buhari .



    Marr nga faqja "Seraja el-Kuds"
    ------------------------------


    Përktheu:Umejr Hasani


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Besimi në Allahun përfituar nga Hadithi i Xhibrilit.

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 10:54 am


    Dobia e parë:

    Përgjigjja e dhënë nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përmbledh gjashtë shtyllat e besimit. Së pari, ai përmendi gjënë më të rëndësishme e cila është Besimi tek Allahu i Madhëruar. Themi kështu sepse shtyllat e tjera kanë lidhje të ngushtë me besimin tek Allahu dhe ai që nuk beson Atë konsiderohet mohues i të gjitha shtyllave të besimit.

    Besimi në Allahun është:
    a) besimi në ekzistencën e Tij.
    b) besimi i sigurtë se vetëm Ai meriton të adhurohet dhe së fundi.
    c) besimi në Emrat dhe Cilësitë e Tij.

    Këto që përmendëm quhen ndryshe:teuhidi rububijeh[1], teuhidi uluhijeh[2] dhe teuhidi esma ue sifat.[3]

    Ndarja e teuhidit në tre pjesë është bërë e mundur nga studimi i dijetarëve në librin e Allahut të Madhëruar dhe sunetin e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kjo ndarje pasqyrohet më shumë në suren e parë të Kuranit Fisnik e cila është suretu El Fatiha dhe suren e fundit, e cila është Suretu Nas.

    Suretu El Fatiha fillon me Fjalën e Allahut:

    “Falenderimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të të gjitha botrave.”Ky ajet i përmban të tre llojet e teuhidit, sepse fjala e Allahut:“Falenderimet i takojnë vetëm Allahut”, përmban llojin e dytë të teuhidit, i cili është teuhidi uluhijeh. Pra, falenderimi që i drejtohet vetëm Allahut dhe askujt tjetër përveç Tij, bën pjesë në llojin e teuhidit uluhijeh, i cili është njësimi i Allahut në adhurim.

    Pjesa e dytë e ajetit të lartpërmendur: “Zotit të të gjitha botrave“, pohon qartë llojin e parë të teuhidit, i cili është teuhidi rububijeh. Të qenurit e Allahut Zot për të gjitha botërat dhe besimi se Ai është i tillë, pohon atë që përmendëm më lart (teuhidin rububijeh). Bota që ne shohim dhe ajo që nuk shohim quhet gjithësi, të cilën e ka krijuar Allahu. Pra çdo gjë, përveç Allahut është (gjithësi) e krijuar, ndërsa Krijuesi është Allahu, i Urti dhe Fuqiploti.

    Gjithashtu, në këtë ajet përmendet një nga Emrat e Allahut, që është ”Zot“.[4]”Ai është Mëshiruesi, Mëshirbërësi“. Ky ajet, përmban llojin e tretë të teuhidit, i cili është teuhidi esma ue sifat. Këto dy emra që përmenden në ajet, janë nga emrat e Allahut që tregojnë për një prej cilësive të Allahut, e cila është Mëshira. Duhet të kemi parasysh se çdo emër prej emrave të Allahut, përmban një prej cilësive të Tij.

    “Sunduesi i Ditës se Gjykimit“. Në këtë ajet përmendet teuhidi rububijeh, sepse vetëm Allahu është Sunduesi i kësaj bote dhe botës tjetër. Nëse shtrohet pyetja: Pse në këtë ajet sundimi i Allahut përmendet vetëm për botën tjetër?! Themi: Shkaku kryesor është se në Ditën e Gjykimit të gjithë krijesat do t’i nënshtrohen plotësisht pushtetit të Allahut dhe nuk është si në këtë botë që ka njerëz që nuk i nënshtrohen urdhërave të Tij aq sa një nga njerëzit ka thënë: “Unë jam zoti juaj më i lartë.”[5]

    “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” Në këtë ajet, dallohet qartë teuhidi uluhijeh, sepse kuptimi i këtij ajeti është, vetëm Ty o Zot të përulemi me adhurim e askujt tjetër dhe ndihmën nuk e kërkojmë nga askush përveç Teje.

    “Na udhëzo në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira; jo në rrugën e atyre që humbën dhe as të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin.” Ky ajet përmban teuhidin uluhijeh, për shkak se kërkimi i udhëzimit nga Allahu është dua (lutje, adhurim). Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Duaja (lutja) është adhurim.”

    Në këtë ajet, besimtari i lutet Zotit të tij ta udhëzojë në rrugën e drejtë, në të cilën kanë shkelur njerëzit më të mirë si: profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe njerëzit e devotshëm. Gjithashtu, kërkon nga Allahu që ta largojë nga rruga e njerëzve të humbur dhe rruga e atyre mbi të cilët zbriti hidhërimi i Allahut.

    Ndërsa në suren e fundit të Kuranit Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!” Ky ajet, është i ngjashëm me ajetin e parë të sures El Fatiha, sepse edhe ky ajet përmbledh të tre llojet e teuhidit. Së pari, pohon teuhidin uluhijeh, sepse mbështetja dhe mbrojtja janë adhurime që i drejtohen vetëm Allahut. Së dyti, pohon teuhidin rububijeh, sepse Zoti i njerëzve është Krijuesi, dhe Mbikqyrësi i tyre. Së treti, pohon teuhidin esma ue sifat, sepse një prej emrave të Allahut është dhe emri ‘Zot’.

    “Sunduesin e njerëzve“. Ky ajet përmban teuhidin rububijeh dhe esma ue sifat.

    “Të adhuruarin e njerëzve“. Ndërsa ky përmban teuhidin uluhijeh dhe esma ue sifat.

    Tre llojet e teuhidit që përmendëm janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Teuhidi rububijeh dhe esmu ue sifat janë të lidhur ngushtë me teuhidin uluhijeh ndërsa teuhidi uluhijeh përfshihet te dy të tjerët.

    Me fjalë të tjera, themi se ai që pranon teuhidin uluhijeh, patjetër që ka pranuar edhe dy të tjerët. Ai që pranon Allahun si të adhuruar dhe e veçon Atë në adhurimin e tij, duke mos i shoqëruar asgjë, atëherë nuk ka mundësi që të jetë mohues i teuhidit rububijeh, që do të thotë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ngjallësi etj. Gjithashtu, ai nuk mundet të mohojë emrat dhe cilësitë e Allahut. Ndërsa ai që beson në teuhidin rububijeh dhe esmau ue sifat, atëherë është i detyruar të pranojë dhe teuhidin uluhijeh.

    Jobesimtarët që jetuan në kohën e të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e pranuan teuhidin rububijeh, por kjo gjë nuk i shpëtoi ata nga zjarri i xhehenemit. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i luftoi ata derisa të adhuronin Allahun dhe mos t’i bënin ortak në adhurim. Në Kur’anin famëlartë në shumë vende përmendet pohimi i jobesimtarëve për teuhidin rububijeh në mënyrë që ky pohim t’i tërhiqte në pranimin e teuhidit uluhijeh. Shembull për këtë kemi fjalën e Allahut të Madhëruar i Cili thotë:

    “Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe për ju lëshoi shi nga qielli, me të cilin bëri të lulëzojnë kopshte të bukura, gjë që ishte e pamundur për ju. A ka të adhuruar tjetër përveç Allahut (që mund t’i krijojë këto)? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë të vërtetën. A nuk ishte Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, ndërsa tokën e përforcoi me male dhe në mes të detrave bëri ndarje? A ka të adhuruar tjetër përveç Allahut? Jo, por shumica e tyre nuk dinë. Kush i përgjigjet nevojtarit kur ai thërret për ndihmë, madje i largon të keqen, ndërsa juve ju bën mbizotërues të tokës? A ka të adhuruar tjetër përveç Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.Ai është që ju orienton në errësirë të tokës e të detit, Ai dërgon shiun që e lajmërojnë erërat përgëzuese. Vallë, a ka të adhuruar tjetër përveç Allahut? I Lartë është Allahu nga gjërat që ata i përshkruajnë. Ai është që filloi krijimin e njeriut dhe sërish do ta përsërisë atë. Ai është Furnizuesi juaj nga qielli dhe toka. A ka të adhuruar tjetër përveç Allahut (që mund të bëjë diçka të tillë)? Thuaju: “Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë.” [6]

    Në çdo ajet Allahu i Madhëruar u përmend jobesimtarëve argumentet e teuhidit rububijeh, në mënyrë që ta pranojnë teuhidin uluhijeh. Për këtë arsye Allahu, kur përmend argumentet e krijimit, i përfundon ato me një pyetje retorike, ”A ka të adhuruar tjetër përveç Allahut?”

    Ai që ka fuqi të krijojë dhe të furnizojë, është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të mos i shoqërohet asgjë. Si mund të adhurohen krijesat në vend të Allahut të Madhëruar (Krijuesit të tyre) në një kohë që ato nuk kanë qenë asgjë, ndërsa Allahu me fuqinë e Tij deshi dhe i solli në jetë?! Për këtë Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: “Ata që adhuroni janë njerëz si ju.” [7]

    Shkëputur nga libri:
    “Erdhi t’ju mësoj fenë tuaj”

    Me autor dijetarin:
    Abdulmuhsin El-Abad

    Përktheu:
    Fatjon Çorapi

    -------------------------------------------------------
    Fundshënime:
    1. Teuhidi rububijeh në kuptim më të gjerë, do të thotë; të njësosh Allahun në punët që Ai bën, p.sh.: ta njësosh në krijim, sepse vetëm Ai krijon dhe askush tjetër; ta njësosh në lindjen apo vdekjen e krijesave, gjë që ndodh vetëm me fuqinë e Tij; ta njësosh Atë në kontrollin absolut të gjithësisë, domethënë të jesh i bindur se askush nuk mund ta bëjë diçka të tillë përveç Allahut.
    2. Teuhidi uluhijeh do të thotë, ta njësosh Allahun në adhurimin tënd. Shembull për këtë lloj teuhidi janë: duaja (lutja), frika dhe shpresa, të mbështeturit vetëm tek Allahu, kërkimi i ndihmës dhe mbrojtjes vetëm nga Ai, të bësh kurban dhe të betohesh vetëm me emrin e Tij. Pra, i gjithë adhurimi duhet t’i drejtohet Allahut dhe askujt tjetër.
    3. Teuhidi esma ue sifat do të thotë, ta njësosh Allahun në emrat dhe cilësitë që i përkasin, ose me fjalë të tjera, të pranosh çdo emër dhe cilësi me të cilën e ka quajtur apo cilësuar Allahu veten në Librin e Tij apo në hadithet e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Emrat dhe cilësitë e Allahut duhet t’i pranojmë ashtu siç kanë ardhur, duke mos pyetur për llojin, formën, mënyrën etj., sepse cilësitë e Allahut janë të veçanta vetëm për Të dhe nuk i ngjasojnë kurrsesi atyre të krijesave. Duhet të kemi kujdes që të mos mohojmë emrat dhe cilësitë e Allahut, duke ditur që nëse mohojmë ato, atëherë e bëjmë Allahun të njëjtë me krijesat. Gjithashtu, duhet t’i largohemi shëmbëllimit të cilësive hyjnore me ato njerëzore. Pra, duhet të pohojmë atë emër apo cilësi që ka pohuar Allahu, duke u larguar nga shëmbëllimi dhe përngjasimi dhe nuk duhet të mohojmë apo shtrembërojmë ndonjë prej cilësive të Tij. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: “Asnjë send nuk i ngjan Atij, ndërsa Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.“
    4. Ky emër është me kuptim të gjerë, sepse të jesh Zot i çdo gjëje, do të thotë të jesh i Përpiktë, Krijues, Mbikqyrës etj.
    5. Këto fjalë i ka thënë armiku i Allahut dhe i besimtarëve, Ramsesi, faraoni i Egjiptit. (shpjegim i përkthyesit)
    7. Suretu En Neml, 60-64.
    8. Suretul Araf, 194


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Sponsored content

    Re: Kushtet e Shehadetit

    Mesazh  Sponsored content Today at 9:38 am


      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:38 am