LJMET: Shkollë profesionale në Shqipëri, sipas standardeve gjermane

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    LJMET: Shkollë profesionale në Shqipëri, sipas standardeve gjermane

    Mesazh  !nva7ionN prej Sun Apr 26, 2009 2:49 pm

    Shkollë profesionale në Shqipëri, sipas standardeve gjermane
    Shkolla
    profesionale në qytetin e Kamzës, rreth 30 km larg Tiranës, do të
    zëvendësohet nga një e re. Pas negociatave dy vjeçare është arritur të
    sigurohet fillimi i një projekti për aplikimin e standardeve gjermane.
    vazhdon

    [table:4464 style="border-collapse: collapse; text-align: justify; font-family: Arial; font-size: 10pt;" id="AutoNumber1" border="0" bordercolor="#111111" cellpadding="0" cellspacing="0"][tr][td]
    Vetë
    Bashkia e Kamzës ka tashmë një partneritet me bashkinë e qytetit të
    Jenës në Gjemani, për të mbështetur arësimin profesional. Kryetari i
    Bashkisë Xhelal Mziu, e shikon si jo rastësor partneritetin me një
    qytet gjerman, si Jena.
    "Është një zonë që mund ta konsidrojmë
    gati si një qytet studentor, pasi aty rreth 50 përqind e popullatës
    është me studentë dhe nxënës të arësimit profesional. Çfarë do të thotë
    se ajo ka një përvojë të madhe në këtë drejtim", thotë ai.
    Projekti
    është drejt konkretizimit. Pas vizitave të ndërsjellta të punës që janë
    bërë në Shqipëri dhe Gjermani, pritet që me fillimin e vitit të ri
    akademik 2009 -2010 të hapen dyert e shkollës profesionale në Kamëz ,e
    cila do të punojë sipas sistemit gjerman. Fillimisht në disa prej
    mjediseve ekzistuese, ndërsa më pas do të ndërtohet një godinë e re, që
    do të punojë në funksion të plotë për një sërë degësh të formimit
    profesional.
    "Bashkia Kamëz ka marrë përsipër që të sigurojë
    truallin e ndërtimit. Është përfunduar projekti dhe është gati
    infrastruktura mbështetëse. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër që të
    gjejë burimet e financimit për ndërtimin e godinës që ka rreth 50
    ambjente të brendshme, pa futur këtu ambjentet e jashtëme. Nga pala
    gjermane do të sigurohet trajnimi i personelit, do të sigurohet pojisja
    me laboratorë e mjete të nevojshme didaktike etj", shpjegon për
    Deutsche Wellen, Xhelal Mziu.
    Projekti i ndërtimit të një shkolle
    profesionale sigurisht që nuk është vetëm një investim për interes
    lokal, por siç thotë Mziu, ajo do të plotësojë nevojat edhe për më
    gjerë.
    Duke qënë se aty do të futen në program 15-20 specialitete
    të formimit profesional, pritet që shkolla të përmbushë dhe nevojat
    kombëtare. Në këtë vit të ri shkollor, që nis në vjeshtë, do të
    fillohet me disa prej specialiteteve, kryesisht me trajtimin e moshës
    së tretë.
    Gjendja e shërbimit të kujdestarisë pë të moshuarit në
    Shqipëri është ende një fazë embrionale. Ka nevojë të ngutshme për t'u
    rritur e instensifikuar. Shifrat flasin vetë: Në një kohë që rreth 10
    përqind e popullsisë së vendit është në moshën e tretë, shërbimet
    sociale për këtë grupmoshë ofrojnë ndihmë vetëm për 0,01 përqind të
    tyre.
    Shkolla profesionale e Kamzës me mbështetjen e shkollës
    profesionale për sociologji dhe shëndetësi në Jenë, do të jetë një
    projekt pilot në këtë drejtim. Vetëm pak javë më parë, me ardhjen e
    delegacionit gjerman në qytetin e Kamzës, u organizua dhe e para
    konferencë për kujdesin ndaj moshës së tretë, me pjesamrrjen e
    ekspertëve nga Gjermania, Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe
    Mali i Zi. (dw)/V.I./Liria[/td][/tr][/table]


    Edituar për herë të fundit nga !nva7ionN në Thu Apr 30, 2009 11:37 am, edituar 1 herë gjithsej

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Skoka keq

    Mesazh  Admin prej Sun Apr 26, 2009 6:58 pm

    Skoka keq ni prob jo LJM Lajme oke bir(vorr)

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:38 am