Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    kujtimet e kqija i fshine nje molekul

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    kujtimet e kqija i fshine nje molekul Empty kujtimet e kqija i fshine nje molekul

    Mesazh  Admin Thu Apr 30, 2009 1:57 pm

    Së fundmi, një grup studiuesish ka arritur në një provë të tillë, përmes një ilaçi eksperimentues që bllokon aktivitetin e një substance, për të cilën truri ka nevojë të ruajë një pjesë të informacioneve. Deri më tani, studimet janë zhvilluar vetëm te kafshët, por shkencëtarët janë të bindur se mënyra e gjetur funksionon pothuajse në mënyrë identike edhe te njerëzit. “Nëse kjo molekulë është vërtet kaq e rëndësishme sa duket, atëherë edhe ndërlikimet janë të dukshme”, shpjegon një Todd C. Sacktor, 52 vjeç, i cili udhëheq grupin e studiuesve të Qendrës Mjekësore Daunstejt dhe që gjithashtu ka vërtetuar efektet e kësaj molekule mbi kujtesën.
    Neuroshkencat po bien më në fund dakord me shkencëtarët për të gjetur përgjigjet e vërteta mbi funksionimin e trurit; gjithashtu po shtrojnë pyetje si për rregullat etike ashtu dhe ato shkencore. Todd është njëri prej qindra studiuesve që përpiqen t’i japin përgjigje një pyetjeje, e cila po i turbullon që nga fillimi i sistemeve moderne të kërkimit: si ka mundësi që një grup qelizash janë të afta të kapin dhe të ruajnë kujtimet?
    Truri duket se është në gjendje t’i ruajë vetëm duke zhvilluar linjat e komunikacionit, që mund të jenë ose më të shpeshta ose më vepruese. Ndoshta përgjigjja
    fshihet te një substancë e quajtur PKMzeta. Molekulat PKMzeta përqendrohen brenda këtyre qelizave cerebrale, të cilat forcohen nga veprimi i një neuroni dhe qëndrojnë aty për një kohë të papërcaktuar, si roje biologjike. Për të zbuluar se për çfarë shërbente molekula PKMzeta te kafshët e gjalla, Todd u drejtua për në laboratorin e shkencëtarit Andre A. Fenton, i cili studion kujtesën e minjve. Studiuesit u injektuan kavieve një ilaç të quajtur “Zip”, që bashkëvepron
    me PKMzeta-n. Pas injektimit, kafshët fi llonin menjëherë gjithçka nga zeroja. Fenton e përsëriti eksperimentin në disa mënyra dhe vuri re të njëjtat rezultate. “Mundësia për të fshirë kujtimet ka shumë avantazhe dhe gjithashtu zgjidh një mori problemesh etike”, thotë Steven E. Hyman, një neurobiolog nga Harvardi. “Nga njëra anë, mund të imagjinohet një skenë ku një person hyn brenda dhe sjell në mendje kujtimet traumatike, por tashmë ka një ilaç që i frenon këto kujtime kur dalin. Ose në rastin e vartësisë, një ilaç që zvogëlon kujtimin e tyre”.
    linas i/e shkëputur Përgjigju duke Cituar

      Ora është Fri Apr 26, 2024 9:21 pm