Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Struga do të pastrohet

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Struga do të pastrohet Empty Struga do të pastrohet

    Mesazh  !nva7ionN Thu Apr 30, 2009 11:30 am

    Struga do të pastrohet

    Strugë, 28 prill - Punëtorët e ndërmarrjes komunale do të pastrojnë kontejnerët me mbeturina në Strugë dhe do ti rikthehen punës. Kështu ka konfirmuar drejtoria e kësaj ndërmarrje, duke potencuar se bisedimet me këshillin grevist kanë përfunduar me sukses. "Të mërkurën punëtorët do të marrin njërën pagë të prapambetur, ndërsa javën që vjen do të marrin dhe një pagë tjetër dhe në këtë mënyrë brenda mundësive, shumë shpejt do të marrin dhe pagat tjera që nuk i kanë marrë", pohon drejtori, Valon Xhila.
    Gjithashtu edhe kryetari i Sindikatës së punëtorëve të "Komunallmnos" konfirmon arritjen e marrëveshjes. "Ne do ta ndërpresim grevën, sepse arritëm marrëveshje me drejtorin, në të cilën marrëveshje u plotësuan disa kushte të punëtorëve dhe pagat e prapambetura do të merren së shpejti. Na u premtua se brenda javës do të marrim dy paga, kurse të tjerat më vonë", thotë Borçe Mizhakovski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve. Gjithashtu ai paralajmëron se nëse marrëveshja nuk respektohet, ata sërish do t'i rikthehen grevës.
    Greva e punëtorëve të "Komunallnos" filloi të premten e javës së kaluar për shkak se punëtorët ankoheshin se nuk kishin marrë nëntë paga për punën e bërë në pastrimin e qytetit. Greva e punëtorëve të higjienës krijoi probleme të mëdha në pastrimin e qytetit të Strugës, duke u shndërruar vendet pranë kontejnerëve në gërmadha mbeturinash. (P.L)



    Prezantohet oferta studimore

    Tetovë, 26 prill - "Mundësi më shumë se kudo", ishte moto e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, i cili të shtunën ka hapur dyert për ata që janë të interesuar të studiojnë në këtë universitet. Udhëheqësit, së bashku me profesorët, dekanët njoftuan vizitorët për ofertën e UEJL-së, për vitin akademikë 2009-2010. "Në këtë vit akademikë ne shpallim një konkurs të integruar komplementar, me të gjithë principet e Deklaratës së Bolonjës. Konkursi në vete ngërthen ofertën e ciklit të parë të studimeve të ashtuquajtura studimet deridiplomike dhe njëkohësisht ciklin e dytë të studimeve të ashtuquajtura pasdiplomike apo të magjistraturës. Sa u përmend edhe përpara, në pesë fakultete do të ofrohen këtë vit akademikë 16 programe studimore të ciklit të parë apo deridiplomike, ndërsa në ciklin e dytë apo të magjistraturës ofrohen dy modele të studimeve. Modeli 3+2 për ata që kanë kryer studimet tri vjeçare edhe atë kemi 23 programe studimore në kuadër të këtyre fakulteteve, dhe gjithashtu kemi edhe 15 programe studimore të ciklit të dytë të modelit 4+1", tha Zamir Dika, prorektor për çështje studimore në UEJL. Dika gjithashtu përmendi edhe degën e këtij Universiteti në Shkup, ku do të realizohen disa programe të reja në gjuhën angleze, siç janë Administrimi i Biznesit, Informatika e të tjera. Universiteti i Evropës Juglindore këtë vit do të ndaj edhe 106 bursa për studentët si dhe 100 vende pune për sistemin "studio duke punuar". (U.H.)



    Java evropiane e imunizimit në Gostivar

    Gostivar, 26 prill - Gostivari edhe sivjet është përfshirë në iniciativën "Javë evropiane e imunizimit", e cila mbahet nga 21 deri më 27 prill të këtij viti. Veprimtaria organizohet vitin e katërt me radhë dhe është nismë e përbashkët e Zyrës Rajonale Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Qendrës Evropiane për Preventivë dhe Kontroll të sëmundjeve. "Gjatë kësaj jave janë paraparë vaksinime të të gjithë fëmijëve të regjistruar dhe të paregjistruar duke i marrë para sysh edhe fëmijët e bashkësisë rome me te cilët do të punohet ne terren", ka bërë të ditur epidemiologu Voisllav Ognjanoski, nga reparti i Epidemiologjisë në Gostivar. Sipas tij, qëllimi i shënimit të kësaj jave është që ti jepet theks i veçantë rëndësisë që ka imunizimi për shëndetin e fëmijëve.
    "Gjatë kësaj jave, përveç aktiviteteve të shumta do të realizohen edhe të tjera në të cilat do të kyçen punonjësit shëndetësor, inspektorati sanitar-shëndetësor shtetërorë, vetëqeverisja lokale, shoqata joqeveritare rome "Meseçina", si dhe mediumet e shkruara dhe ato elektronike. Pra,me këto aktivitete dëshirojmë ti gjejmë fëmijët e pa vaksinuar dhe ti vaksinojmë", thekson Ognjanoski. Me vaksinim, fëmija mbrohet nga disa sëmundje më të rrezikshme si, hepatit B, tuberkulozi, kolli i keq (paraliza fëmijërore, lija, shyta dhe rubeola. (D.Z)



    UEJL hap dyert për maturantë

    Tetovë, 24 prill - Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë të shtunën(sot) do të jetë i hapur për të gjithë maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjerë për aktivitetet "Ditës së Hapur". Ky universitet është i pari, i cili ka bërë organizimin e këtij aktiviteti jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional. Prorektori për çështje akademike, Zamir Dika, thotë se në vitin e ri akademik, UEJL ofron një gamë të gjerë të programeve studimore të ciklit të parë dhe të dytë studimor. "Në ciklin e parë të studimeve deridiplomike ofron 15 programe studimore dhe në ciklin e dytë pasdiplomike ofron 25 programe studimore sipas modeli 3+2 dhe 4+1 në pesë fakultete në Tetovë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre programeve ofrohen edhe në Shkup", tha prorektori Dika. UEJL ofron edhe programe studimore në bashkëpunim me Universitetin e Londrës Universitetin e Jonçepingut në Suedi dhe Universitetin e Bambergut në Gjermani. Qëllimi i Ditës së Hapur është që t'i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë, që ofron UEJL, duke filluar nga programet studimore, kushtet për studim, infrastrukturat e fakulteteve, teknologjinë informatike dhe mundësitë tjera. "Do të mbahen disa prezantime të organizuara në të gjitha fakultetet. Do të ketë pika informative në tërë qytezën, si dhe do të realizohen disa shëtitje të organizuara", tha Lulzime Nuredini-Mehmedi. Në këtë ditë, do të shpaloset edhe oferta e bursave. "Që nga themelimi e deri më sot UEJL në bashkëpunim me donatorë të jashtëm ka ndarë rreth 4,5 milion euro në ndihma dhe bursa për studentët", thotë Abaz Selmani, drejtor i Shërbimeve studentore. Për vitin e ri akademik 2009/2010, universiteti ka siguruar mbi 100 bursa për studentët e ri. Pjesë tjetër e ndihmës financiare është edhe programi "Punë dhe studime", ku ashtu si vitet tjera edhe këtë vit akademik, do të përfitojnë120-150 studentë. Në kuadër të këtij programi mbulohet 80 për qind e shpenzimeve për studim. Presim, që studentët të vijnë dhe të informohen në kohë për mundësitë e ndihmës financiare dhe kushteve për aplikim.



    Do të rrënohen objektet e "egra"

    Kumanovë 23 prill - Kanë filluar aktivitetet kundër ndërtimeve të egra të cilët viteve të fundit kanë marr hov në qytetin e Kumanovës. Aktiviteti i fundit ishte rrënimi i kateve plotësuese në ndërtesën ku gjendet edhe filiali i "Tutunska Bankës" në qendër të qytetit.
    Aksioni është realizuar me ndihmën e policisë dhe Inspektoratit ndërtimorë. Nga komuna e Kumanovës thonë se mbindërtimi mbi ish-ndërtesën e "Menzës së oficerëve" do të ndryshojë imazhin e qytetit. "Personi i cili ka ndërtuar katet plotësuese është paralajmëruar para dy viteve dhe i është sjellë vendimi që të ndërpresë projektin e filluar. Pasi që afati i rrënimit nuk është respektuar, ne kemi qenë të detyruar të fillojmë me rrënim dhe do të tërhiqen të gjithë ato objekte që nuk parashihen me planin urbanistik", deklaroi Zoran Damjanovski, kryetar i Komunës së Kumanovës.
    Në ndërtesën katërkatëshe e cila është e vendosur afër sheshit të qytetit para disa viteve ndërmarrja për planifikim hapësinorë "Prostor" nga Kumanova ka filluar të ndërtojë dy kate plotësuese. Ndërmarrja në fjalë përkohësisht ka ndërprerë punimet për shkak të mos pajisjes me leje për ndërtim, kështu që sektori i Urbanizmit në Komunën e Kumanovës ka sjell vendim për rrënimin e saj. Gjatë ditëve të ardhshëm sipas përfaqësuesve të Sektorit për Urbanizëm planifikohet të rrënohen edhe disa objekte të ndërtuara pa leje, të konsideruara si të egra, posaçërisht ato që janë në qendër të qytetit. I gjithë dokumentacioni për rrënim para së gjithash ka kaluar në shqyrtimin edhe të institucioneve përgjegjëse, në mesin e të cilave edhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, me ç'rast është marrë edhe vendimi.


    Kronikë

    Sulmohet punonjësi i postave
    Një punonjës i Postave të Maqedonisë të shtunën në mëngjes është sulmuar nga një person i panjohur, i cili ka arritur t'i marrë 15 mijë denarë, informon policia. Sipas policisë, punonjësi i postave me inicaiel E.A. 49-vjeç është sulmuar rreth orës nëntë, në afërsi të vendit të quajtur Karaxhicë, në rrugën që çon për në fshatin Batincë të Shkupit. Ai ka udhëtuar me biçikletë në kohën kur është sulmuar nga i panjohuri i cili fillimisht e ka kapur për pallto dhe duke drejtuar ndaj tij një pistoletë e ka detyruar t'ia jepte paratë. I gjetur para tytës së pistoletës punonjësi i postave është detyruar t'ia jap çantën me 400 mijë denarë, ndërsa i panjohur është larguar me vrap. Gjatë ikjes i ka rënë nga krahu çanta e parave, ndërsa gjatë shpejtësisë dhe frikës ka arritur të marrë vetëm 15 mijë denarë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Ndërkohë rasti është paraqitur në polici dhe janë marrë masa për identifikim të autorit.
    Thika zgjidh zënkën
    Me një të lënduar me thikë ka përfunduar një mosmarrëveshje midis dy banorëve të kryeqytetit e ndodhur për shkak të një karrigeje të vendosur në rrugë. Sipas njoftimit policor, ka qenë 43-vjeçari I.K. nga fshati Vollkovë i Shkupit ai që gjatë momenteve të tensionuara ka goditur me thikë personin me iniciale Q.D. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 30 minuta të ditës së shtunë, në afërsi të Pazarit të gjelbër në kryeqytet. Q.D në ato momente ka kaluar në rrugën "11 Tetori" dhe ka reaguar kur në rrugë ka parë një karrige. Ai ka kërkuar që I.K. ta hiqte karrigen, por atëherë midis burrave ka ndodhur një mosmarrëveshje gjatë të cilës Q.D. është goditur me thikë dhe është lënduar.
    Gjendet burri,
    kërkohet gruaja
    Në afërsi të lumit Breznicë në vendin e quajtur Stoka në Veles të shtunën pasdite është gjetur trupi i 61-vjeçarit Todor M. nga Velesi, vetura e të cilit ka përfunduar në lumin Babuna. Njoftimi i policisë ka bërë me dije se trupi i burrit është gjetur nga kalimtarë të rastit rreth orës 14 e 30 minuta të pasdites së shtunë. Ndërkohë kanë vazhduar kërkimet e trupit të bashkëshortes së tij V.M. 57 vjeç, e cila ka qenë me të shoqin në momentet kur vetura e tipit "Zastavë 750" ka përfunduar në lum. Sipas informatave të policisë fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 5 e 50 minuta të mëngjesit të së njëjtës ditë. (I.I.)



    Gjykata në objekt të ri

    Shkup, 23 mars - Në bregun e Lumit Vardar në Shkup, në afërsi të hotelit "Stoun Bridge" është vënë gurthemeli për ndërtimin e një objekti administrativ, në të cilin të vendosen Gjykata Kushtetuese, Arkivi shtetëror dhe Muzeu arkeologjik i Maqedonisë. Bëhet fjalë për një projekt që do të kushtojë rreth 1.5 miliardë denarë. Ndërtimi i objektit administrativ do të përfundojë për 28 muaj ndërsa do të zgjidhë problemet e shumë institucioneve shtetërore.

      Ora është Sat Apr 27, 2024 1:56 am