Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike Empty Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike

    Mesazh  !nva7ionN Wed Apr 29, 2009 2:54 pm

    Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike

    Në punën e hetimit të problemit të burimit të shqipes nga ilirishtja, në punë të birërisë së saj nga kjo, pas rezultateve të arritura gjatë shekullit XX në gjuhësinë albanologjike dhe në linguistikën krahasimtare - jemi të mendimit se kishte ardhur koha që shkenca më shumë t’i sillej metodo­logjikë së atyre studimeve sesa çështjeve të tjera lidhur me marrëdhëniet e të dyja gjuhëve të sapopërmendura.

    Prof. Çabej ishte njëri nga të rrallët dijetarë që shkencëtarëve albanistë u tërhiqte vëmendjen në këtë pikë, duke për­funduar një studim mbi raportin e ilirishtes ndaj shqipes në veprën e përba­shkët “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969, thoshte shprehimisht: “Është gjithashtu metodikisht e gabuar të flitet për një substrat ilir në këtë gjuhë (e kishte fjalën për shqipen). Sikur kemi theksuar edhe herëve të tjera koncepti i substratit është i lidhur me një ndërrim gjuhe. Një ndërrim i tillë nuk dihet të ketë ngjarë në Shqipëri ashtu si ka ngjarë p.sh. në Rumani në rrjedhim të romanizimit të atij vendi”, vep. e përmendur, f. 52.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 5:47 pm