Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E shet veshkën për ta shpëtuar fëmijën

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    E shet veshkën për ta shpëtuar fëmijën Empty E shet veshkën për ta shpëtuar fëmijën

    Mesazh  !nva7ionN Wed Apr 29, 2009 12:40 pm

    E shet veshkën për ta shpëtuar fëmijën

    Urim HASIPI
    Tetovë, 27 prill - Vajzën në një krah dhe një çantë të vogël me tesha në tjetrin. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, troket shtëpi më shtëpi, xhami më xhami për pak ndihmë.
    E takojmë kudo, në Kosovë e Maqedoni. Kërkon ndihmë për vajzën dy vjeçare të paralizuar, ndërsa për të shpëtuar dy-vjeçaren, në shitje ka ofruar edhe veshkën. Ajo që të trondit më shumë është se bëhet fjalë për ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i plagosur dy herë dhe i paaftë për punë.
    Bashkim Syla, ish-ushtar i UÇKosovës në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës gjatë luftës së vitit 1997, i vetëdijshëm për pasojat që mund t'i ketë me shëndetin, ka marrë këtë hap, pasi siç thotë ai, "s'ka më ku të drejtohet për ndihmë".
    Lufta e la pa shtëpi në Vushtri të Kosovës, ndërsa gjendja e rëndë financiare Bashkimin e detyron që të bredhë rrugëve për të kërkuar lëmoshë, pothuajse në secilin qytet shqiptar, në Kosovë dhe Maqedoni. Menjëherë pas martesës dhe lindjes së Esrës, gjendja i vështirësohet më shumë, ndërsa strehim gjen në kryeqytetin e Kosovës - në Prishtinë, ku paguan një euro banimi për një natë, por në kushte tejet të rënda për banim.
    "Bashkëshortja dhe Esra dy vjeçare më shumë qëndrojnë tek prindërit e bashkëshortes, sepse në Prishtinë ku banojë, vendi më shumë i ngjan një kasolle se sa një vendbanimi normal", thotë ai, që këtyre ditëve ndodhet në Tetovë, në Reçicë të Vogël, ku njëjtë sikur në Prishtinë, për një natë paguan një euro, ndërsa ditën bredh rrugëve për të kërkuar lëmoshë. Thotë se po të kishte mundësi tjera, asnjëherë nuk do ta shiste veshkën.
    "Vajza po më lodh shpirtin kur e shoh ashtu me këmbën e paralizuar. Për këtë edhe po e shes veshkën. Shërimi i Esrës, sipas mjekëve në Gjenevë të Zvicrës, kushton 25 mijë euro, mjete këto të cilët Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë së atjeshme nuk ka mundur t'mi sigurojë. E di se të shesësh veshkën është jashtëligjorë dhe kundër fesë, megjithatë në pyetje është jeta e vajzës sime", tregon Bashkimi. Përveç nga institucionet Qeveritare të Kosovës, Bashkimi ndihmë ka kërkuar edhe Organizata e Veteranëve të UÇKosovës, megjithëse ka marrë përgjigje të njëjta: s'kanë mundësi. Edhe takimi me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje konkrete. "Hajredin Kuqi më tha se ndihmë aktualisht nuk mund të më ofrojnë. Kjo ishte fjalia e vetme që bëra me të", thotë Bashkimi, i cili gjatë muajit të Ramazanit, vitin e kaluar, ka qëndruar në Tetovë ku edhe ka grumbulluar pak mjete, ndërsa me vete ka marrë edhe bashkëshorten dhe vajzën e paralizuar. Shpreson edhe tani, do të mund të grumbullojë ndihmë për vajzën e paralizuar. Nuk e refuzon punën, megjithëse kërkon ndonjë punë më të lehtë. Është i vendosur të shesë veshkën, ndërsa nëpërmjet gazetës KOHA, u apelon shqiptarëve që ta ndihmojnë në grumbullimin e mjeteve, madje edhe në shitjen e veshkës.
    "Jam i aftë për punë të lehta, sepse jam i plagosur në stomak dhe në këmbë që edhe mund të duroj pak punë. Ndihmë kërkoj nga të gjithë shqiptarët që kanë pak mëshirë, madje edhe nga OVL e UÇKombëtare dhe nga të tjerë. Veshkën e kam patjetër ta shesë, ndryshe s'mund të grumbulloj mjete", apelon Bashkimi.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 12:44 pm