1 apo 10 milionë borxh ka Komuna e Gostivarit?

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    1 apo 10 milionë borxh ka Komuna e Gostivarit?

    Mesazh  !nva7ionN prej Wed Apr 29, 2009 12:35 pm

    1 apo 10 milionë borxh ka Komuna e Gostivarit?


    Driton ZENKU
    Gostivar, 27 prill - Borxhet e trashëguara të Komunës së Gostivarit kanë ngjallë debat të ashpër mes kryetarit të Komunës së Gostivarit, Rufi Osmanit si dhe ish-kryetarit të kësaj komune, Nevzat Bejta. Deri sa i pari pohon se borxhi ka tejkaluar parashikimet më pesimiste dhe arrin mbi 10 milionë euro, tjetri mbrohet duke thënë se borxhi maksimal i komunës nuk tejkalon shumën prej 1 milion euro.
    "Sa i përket prononcimit të z.Osmanit që thotë se unë i kam lënë 10 milionë euro borxhe, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ata nuk e di se sa i kanë aftësitë e menaxhimit për të menaxhuar me Komunën e Gostivarit, por duhet ta kenë parasysh, se kur je në krye të komunës duhet të jesh në shërbim të qytetarëve. Borxhet e komunës maksimum mund të jenë një milion euro, gjë që është shumë normale për një komunë me aq aktivitete të ndërmarra. Unë kur kam ardhur në krye të komunës, kam trashëguar shumë borxhe dhe nuk kam vajtuar gjatë qeverisjes sime, por kam punuar dhe kam investuar", ka theksuar Bejta në konferencën e thirrur me gazetarë.
    Por, i të njëjtit mendim nuk është kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmanit, i cili nëpërmjet raporteve të kryera nga shërbimet profesionale brena komunës, përsërit pohimet se komuna ka trashëguar mbi 10 milionë euro borxhe.
    "Disa herë kam deklaruar se borxhet e komunës kanë tejkaluar parashikimet më pesimiste, që unë i kam prezantuar gjatë fushatës elektorale. Jam njeri konsistent dhe atë që e kamë deklaruar e dëshmoj me numra që i kam para meje", ka theksuar Osmani, për të shtuar se: "Evidenca kontabël e ndërmarrjes publike dhe komunës që është bërë nga shërbimet profesionale flet se deri më datën kur unë kam pranuar detyrën zyrtare, vetëm buxheti komunal ka trashëguar borxh prej 145 milionë e 725 mijë denarë, që ekuilibrohet me 2.5 milionë euro. Ky është dokument i certifikuar nga shërbimet komunale.
    "Borxhi i Ndërmarrjes Publike "Gostivar", peshon 54 milionë e 863 mijë denarë ose afërsisht mbi 900 mijë euro. Njëkohësisht borxhi i Ndërmarrjes Publike "Komunalec", vetëm në bazë të disa llojeve të tatimeve, tejkalon shumën prej 236 milionë e 975 mijë denarë apo mbi 3.5 milionë euro, pa mos përfshirë edhe borxhin që kjo ndërmarrje ia ka shtetit në emër të TVSH-së dhe tatimit në fitim", ka sqaruar Osmani.
    Sipas tij, nga ish kryetari ka trashëguar konteste gjyqësore që përfshinë 145 lëndë, në të cilat konteste gjyqësore komuna në mbi 99 për qind të rasteve, sipas tij, do të jetë humbëse, kurse shuma e kontesteve tejkalon mbi 2 milion euro pa llogaritur kamatat. "Gjithmonë kam fol për shuma të borxheve aproksimative, të mundshme. Borxhet reale do të gërshetojnë edhe kamatat që përfshinë një periudhë kohore prej 5 e më shumë vite", nënvizon Osmani. Për konstatimin e borxheve që komuna ka trashëguar, Osmani thotë se janë duke përgatitur një raport të veçantë, që do t'i parashtrohet Këshillit të komunës për miratim. Ai ka ftuar përfaqësuesit e BDI-së që të kryesojnë me këtë komision.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:40 am