Ju i njihni më mirë çështjet e dynjasë tuaj

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Ju i njihni më mirë çështjet e dynjasë tuaj

    Mesazh  !nva7ionN prej Tue Apr 28, 2009 5:14 pm

    Ju i njihni më mirë çështjet e dynjasë tuaj


    Allahu subhanehu ue teala thotë: “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.” Nexhm, 3. Katadja thotë: “Nuk flet Kuran nga mendja e vet.” E ka veçuar me Kuran për arsye se jobesimtarët thoshin se atë e mëson një njeri. Allahu subhanehu ue teala thotë: “Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: ‘Atë (Muhamedin) e mëson një njeri’.” Nahl, l03.
    Është thënë, gjithashtu, se në përgjithësi mendimi i tij nuk del nga shpallja, mirëpo çdo gjë është me shpallje prej Allahut subhanehu ue teala, sepse pason pas kësaj fjala e Allahut subhanehu ue teala: “Ai (Kurani) nuk është tjetër përveçse shpallje që të shpallet.” Nexhm, 4. Me këtë ajet ka mundësi të argumentohet se nuk i lejohet Pejgamberit alejhi selam të bëjë përpjekje (ixhtihad) në ndonjë ndodhi. E vërteta është se ky nuk është argument.
    Ibni Hazmi (Allahu e meshiroftë!) thotë: “Dijetarët janë unik të gjithë se Pejgamberit alejhi selam i lejohet të bëjë përpjekje në ato gjëra që kanë të bëjnë me çështjet e dynjasë, si planifikimin e luftërave dhe disa çështje të tjera.”
    Ashtu siç ndodhi me Pejgamberin alejhi selam me pëlqimin e tij t’i pajtojë fisin gatafa në frutat e Medines. Siç transmetojnë historianët e luftërave si në atë të Hendekut, kur u bashkuan të gjitha fiset (kabilet) gatafan dhe beni Nadir dhe disa të tjera për luftimin e Pejgamberit (alejhi selam). Në këtë rast Pejgamberi alejhi selam dërgoi njerëz tek Sad ibni Muadhi dhe Ubade e u konsultuan me ata të dy që të bëjnë marrëveshje për një të tretën e frutave të Medines dhe që të mos i luftonin muslimanët. Sad ibni Muadhi tha se vallahi, nuk kemi nevojë për këtë, vallahi nuk do t’ju dhurojmë atyre përveç shpatës, derisa të gjykojë Allahu mes nesh.
    Gjithashtu, përmendim edhe rastin kur Pejgamberi alejhi selam kishte vendosur për lënien e krasitjes së hurmave të Medines. Në një hadith që e transmeton Muslimi nga Enesi radiallahu anhu se i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala kaloi pranë një populli që po krasitnin dhe ju tha atyre: “Sikur të mos e bënit këtë do të ishte më mirë.” Pastaj kishin dalë hurma me fruta të pazhvilluar dhe njerëzit u ankuan duke thënë se ke thënë kështu dhe kështu. Pastaj i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala tha: “Ju i njihni më mirë çështjet e dynjasë tuaj.”
    Gjithashtu, Ibni Is’haku dhe Hakimi shënojnë nga Habab ibni Mundhiri se ai i kishte thënë të Dërguarit të Allahut subhanehu ue teala, kur zbriti në Bedër: “O i dërguari i Allahut, e ke zgjedhur këtë vend, sepse e ka zbritur Allahu subhanehu ue teala për të dhe ne nuk kemi të drejtë përveç të mirëfillim urdhrin apo është mendim, luftë dhe kurthe?” Pastaj i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala tha: “Jo por është mendim, luftim dhe kurth.” Pastaj Hababi tha: “O i Dërguar i Allahut, ky nuk është vend i përshtatshëm, ngrihu nga këtu dhe populli ynë dhe të shkojmë në fund të ujit dhe ndalemi atje, të mbyllim të gjitha burimet përveç një vend ku do të pimë vetëm ne, pastaj luftojmë popullin, ne pimë dhe ata nuk pinë. Pastaj i Dërguari alejhi selam tha se ke thënë një propozim të mirë dhe bëri ato që propozoi Hababi radillahu anhu.
    Kurse përsa i përket përpjekjes së tij në gjykimet sheriatike e fetare dijetaret janë në mospajtim dhe kështu ekzistojnë disa mendime:
    Mendimi i parë: Nuk i takon atij të bëj përpjekje (ixhtihad) pasi ka mundësi t’i zbresë citat. Allahu subhanehu ue teala thotë: “Ai nuk është tjetër përveç shpallje që i shpallet.” Përemri në këtë citat tregon për të folurit e Pejgamberit alejhi selam dhe këtë mendim kanë racionalistët (ata që i dhanë prioritet mendjes).
    Ky grup është argumentuar se Pejgamberi alejhi selam kur është pyetur për ndojnë gjë priste shpalljen dhe thoshte se nuk ka zbritur për këtë gjë, sikurse tha kur u pyet për zekatin e gomarit: “Nuk më ka zbritur mua përveç këtij ajeti përfshirës “Kush punon sa një grimcë atomi mirë do ta shikojë atë dhe kush bën sa një grimcë atomi keq do ta shikojë atë”. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra. Dhe kështu, priste për shumë gjëra që u pyeste.
    Mendimi i dytë: Lejohet për Pejgamberin alejhi selam të bëjë përpjekje (ixhtihad) dhe këtë mendim e ka shumica e dijetarëve (xhumhuri). Ata argumentohen për këtë mendim se Allahu subhanehu ue teala u tregoi me këtë citat të të Dërguarit të Tij ashtu siç u dërgua të gjithë robërve të Tij, ku urdhëron që të mendojnë dhe të marrin parasysh të gjithë shembujt që na sjellë në Kuran, ndërsa i Dërguari alejhi selam është ai që meriton më shumë në perceptimin e këtyre gjërave.
    Allahu subhanehu ue teala e citoi këtë në shumë citate në Kuranin famëlartë, ndërsa fjala e Tij: “Shoku juaj as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar. Dhe ai nuk flet nga mendja e tij” këtu në këtë citat është për qëllim Kurani, sepse jobesimtaret kishin akuzuar pak më herët se e mëson njeri, sikurse e përmendëm më lartë. Gjithashtu, pasi që lejohet të bëjë përpjekje (ixhtihad) ai person që nuk është i mbrojtur nga gabimet nga umeti i tij, natyrisht që i jepet përparësi atij që është i mbrojtur nga to (gabimet).
    Gjithashtu, kanë ndodhur shumë përpjekje (ixhtihade) nga i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala gjatë jetës së tij siç tregohet në hadithin të cilin e transmeton imam Ahmedi nga Umer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ku tha: “Një ditë jam gëzuar dhe kam puthur gruan time duke qenë agjërueshëm dhe më pas shkova tek i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala e i thashë se sot kam bërë një mëkat të madh, kam puthur duke qenë agjërueshëm. I Dërguari i Allahut subhanehu ue teala tha: ‘Ç’thua nëse ti fut ujin (në gojë për abdes) duke qenë agjërueshëm?’ Thashë se s’ka gjë, e pastaj Pejgamberi alejhiselam më tha....”
    Rasti të cilin e transmeton Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) se një grua nga Xhuhajne erdhi te i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala dhe i tha atij: “Nëna ime kishte premtuar (nedhër) të bënte haxhin, por ajo ka vdekur dhe nuk e ka bërë atë, a ka mundësi unë të bëjë haxhin në vend të saj? Pastaj i Dërguari alejhi selam tha: “Po, bëje haxhin në vend të saj. Ç’thua nëse nëna jote do të kishte pasur borxh a do ta kishe larë atë? Lajeni borxhin e Allahut se Allahu subhanehu ue teala është më meritor t’i lahet borxhi.” (Shënon Buhariu)
    Në këto raste, si dhe gjëra të tjera që është pyetur ai nuk ka pritur shpalljen.
    Kurse ata që ndalojnë përpjekjen (ixhtihadin) nga ana e Pejgamberit alejhi selam argumentohen se në përpjekje lejohet të ketë kundërshtime ose më tepër se një mendim, për arsye se në të ka vend të ketë më tepër se një mendim (e kjo normal që nuk lejohet).
    Si kundërpërgjigje të këtij argumentimi është se nuk janë të barabarta përpjekja e Pejgamberit alejhi selam dhe e dikujt tjetër, për arsye se përpjekjes së Pejgamberit alejhi selam jemi të obliguar t’i nënshtrohemi e jo të tjerëve.
    Kurse ajo që u argumentuan se i Dërguari alejhi selam në shumicen e rasteve priste derisa t’i vinte shpallja, themi se ai priste t’i shpallej nga ana e Allahut subhanehu ue teala në raste kur i mungonte ndonjë kusht për realizimin e përpjekjes ose kur donte të shikonte çështjen më tepër, sikurse ndodh edhe nga muxhtehidët e tjerë në të gjitha kohërat.
    Mendimi i tretë: Poseduesit e këtij mendimi kanë zgjedhur të heshtin, pra nuk anojnë në asnjërin mendim të lartpërmendur. Thuhet se këtë mendim e mbështeste imam Shafiu, sepse kishte treguar në librin e tij “Risaleh” të dy mendimet pa zgjedhur asnjërin nga ato.
    Edhe ky mendim nuk ka bazë, derisa kundërshtohet me argumentet që i sollëm më lartë, ku nuk lejohet të heshtim në të, sepse ajo (përjekja e Pejgamberit alejhi selam) ka ndodhur.
    Për një gjë të tillë tregon edhe vet Allahu subhanehu ue tela ne librin e Tij, ku thotë: “Allahu ta fali ty (Muhamed) gabimin pse atyre ju dhe leje.” Teube, 43. Në këtë citat shihet qartë se Allahu subhanehu ue teala e kërcënoi të Dërguarin alejhi selam, e sikurse te ishte shpallje nuk do të bënte një gjë të tillë.
    Gjithashtu, prej argumenteve është edhe vet thënia e Pejgamberit alejhi selam: “Sikurse të kisha ditur këtë nuk do ta kisha bërë ( e kishte fjalën në haxh ku zgjodhi haxhin më të rëndë ).” Shënon Buhariu nga hadithi i Aishes radiallahu anha.
    Shembuj të tillë ka shumë, sikurse është edhe qortimi i Allahut subhanehu ue teala për Pejgamberin alejhi selam kur mori para për lirimin e robërve të luftës së Bedrit.
    Allahu subhanehu ue teala tha: “Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër, derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë.” Enfal, 67.
    Gjithashtu edhe qortimi i Allahut: “(Përkujto) Kur i the atij që Allahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: ‘Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga Allahu!’."
    Allahu e di më së miri.

      Ora është Sun Dec 04, 2016 4:13 pm