Bota e pastajme

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Bota e pastajme

    Mesazh  !nva7ionN prej Tue Apr 28, 2009 5:10 pm

    Bota e pastajme

    Allahu përshkruan natyrën e përkohshme të kësaj bote në shumë ajete kuranore dhe thekson se vendbanimi i vërtetë i njeriut është bota e pastajme. Njeriu i cili sprovohet në këtë botë një ditë do të merret nga vdekja dhe në këtë mënyrë do të fillojë jetën në botën e pastajme. Kjo jetë është e pafundme. Është jetë e amshueshme, ku shpirti i njeriut nuk do të zhduket. Allahu krijoi të mira të panumërta në këtë botë. Ai krijoi jetën në këtë botë për të parë se si do të sillemi dhe do t’i kthejmë këto të mira që ne i gëzojmë. Si shpërblim gjegjësisht dënim Allahu ka krijuar gjithashtu xhennetin dhe xhehennemin. Allahu n’a informon se si njeriu do të shpaguhet në praninë e Tij në jetën e pastajme:

    Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë. (En’am: 160)

    Allahu është shumë i mëshirshëm ndaj njerëzve. Ai i shpërblen ata me bujari. Por ata që meritojnë dënimin do të shpaguhen vetëm sa për veprat e tyre të liga. Allahu nuk i bën askujt të keqe. Njerëzit mund t’i treajtojnë njerëzit tjerë me padrejtësi. Në këtë botë, fajtori mund t’i mashtrojë tjerët, por në botën e pastajme nëse nuk beson në Allahun dhe njëshmërinë e Tij, sigurisht se Allahu do t’a dënojë, por nëse është musliman, Allahu atëherë mund t’a dënojë apo t’a falë. Allahu sheh dhe di çdogjë, dhe në këtë mënyrë shpaguan çdo vepër.
     

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:38 am