Es Semi’i (Dëgjuesi)

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Es Semi’i (Dëgjuesi)

    Mesazh  !nva7ionN prej Tue Apr 28, 2009 5:08 pm

    Es Semi’i (Dëgjuesi)


    Allahu i Lartësuar thotë: “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Shura, 11)
    Prej emrave të bukur është edhe Es Semi’i (Dëgjuesi), i Cili dëgjon të gjitha zërat pa dallim gjuhe, me nevojat e llojllojshme, dhe fshehtësia tek Ai qëndron në atë se i largëti tek Ai është i afërt.
    Dëgjimi i Allahut është dy llojesh:
    1. Dëgjimi i të gjitha zërave të dukshëm e të padukshëm, të fshehur e të shfaqur dhe përvetësimi i plotë i tyre.
    2. Dëgjimi i lutjeve të lutësve, thirrësve, adhuruesve dhe shpërblimi i tyre. Shpeshherë Allahu i Lartësuar bën bashkimin mes Es Semi’i dhe El Besir si në fjalën e Tij: “Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” (Nisa, 58), dhe çdo dëgjim, shikim është i përfshirë me gjithë atë që ka të bëjë me të, të dukshme e të padukshme. Dëgjimi i Tij përfshin të gjitha të dëgjuarat dhe çdo gjë që ekziston në botë nga zërat, i dëgjon të fshehtat e të hapura, nuk i ngatërrohen Atij zërat e as nuk i fshihet asnjë prej tyre, i afërti e i largëti, i fshehti e i hapuri, para Tij janë të njëjtë: “Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.” (Rad, 10)
    Po ashtu, Ai thotë: “Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.” (Muxhadele, 1)
    Aishja, Allahu qoftë e kënaqur me të, thotë: “I Madhëruar qoftë Allahu, i Cili dëgjon zërat. Erdhi gruaja e cila ankohej për burrin e saj tek i Dërguari i Allahut, unë isha në këndin e dhomës e nuk dëgjoja mirë fjalët e saj e Allahu zbriti fjalët e Tij: “Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet.” (Muxhadele, 1)

    El Besir (Gjithëshikuesi)

    Thotë Allahu i Lartësuar: “Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.” (Muxhadele, 1)
    El Besir (Gjithëshikuesi), shikimi i të cilit përfshin çdo gjë në tokë e në qiej, madje edhe gjënë më të fshehur në to. Sheh madje zvarritjen e milingonës së zezë në gurë të fortë në natë të errët. I sheh të gjitha pjesët e saj, të dukshme e të padukshme. Sheh lëvizjen (ecjen) e ushqimit në pjesët e saj të holla. Sheh lëvizjen e ujit në degët e drunjve dhe të gjitha pemëve me të gjitha llojet e tyre, të vogla e të holla. Sheh damarët e milingonës, bletës dhe mushkonjës, madje edhe më të vogla se këto. I Lartësuar qoftë Ai që flitet për madhështinë e Tij, madhështinë e cilësive të Tij, për përsosmërinë e Tij, për butësinë, për Diturinë e Tij për gjëra të fshehura (gajbin) dhe të dukshme, për të pranishmet dhe jo të pranishme. Sheh lëvizjen e qerpikëve të syve, sheh lëvizjen e zemrave.
    Thotë Allahu i Lartësuar: “I Cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.” (Shuara, 218, 219)
    Gjithashtu thotë: “Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.” (Gafir, 19)

    El Fetah (Zgjidhjedhënësi)

    Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: "Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.” (Sebe’ 26)
    El Fetah (Zgjidhjedhënësi), i Cili gjykon mes robërve të Vet me gjykimet e sheriatit, gjykime kozmologjike, të shpërblimeve, i Cili me butësinë e Vet çel mendjemprehtësinë e të sinqertëve. Hap zemrat e tyre për njohjen e Tij, për dashurinë e Tij, për kthim kah Ai. Robërve të Vet u ka hapur dyert e mëshirës dhe furnizimeve të llojllojshme dhe u ka lehtësuar atyre shkaqet për arritjen e mirësive të kësaj bote dhe të botës tjetër.
    Zgjidhjedhënia e Tij është dy llojesh:
    1. Zgjidhjedhënia me gjykim fetar dhe me gjykim të shpërblimit.
    Zgjidhjedhënie fetare është ligjvënia e Tij përmes të Dërguarve të Vet për gjithë atë që kanë nevojë njerëzit e obliguar (të ngarkuar me obligime) dhe të përqendrohen në rrugën e vërtetë.
    Ndërsa zgjidhjedhënia e shpërblimit është zgjidhjedhënie mes të Dërguarve dhe kundërshtarëve të tyre, mes të dashurve të Vet dhe armiqve të Tij, duke i nderuar të Dërguarit dhe pasuesit e tyre dhe shpëtimin e tyre dhe me nënçmimin dhe poshtërimin e armiqve e kundërshtarëve të tyre, dënimin e tyre. Gjithashtu edhe zgjidhjedhënia në Ditën e Kiametit, gjykimi i Tij mes robërve, me ç’rast shpërblehet secili për atë që ka bërë.
    2. Zgjidhjedhënia me gjykim të përcaktimit
    Ndërsa zgjidhjedhënie e përcaktimit është ajo që e cakton mes robërve të Vet, të mirën, të keqen, të dobishmen, të dëmshmen, dhënien, mosdhënien. Thotë Allahu: “Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojnë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.” (Fatir, 2)
    Ndaj, Allahu është Zgjidhjedhënësi, i Gjithëdituri, i Cili u jep zgjidhje robërve të Vet të nënshtruar nga bujaria dhe fisnikëria e Vet, ndërsa kundërshtarëve të Vet u jep të kundërtën e kësaj dhe këtë me mirësinë dhe drejtësinë e Vet.

    El Mukadim- El Muehir (Nismëtari, Paslënësi)
    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte para se të jepte selam në namaz: “O Allah, më fal për atë që kam nisur e për atë që kam lënë pas, për atë që kam fshehur e për atë që kam shfaqur dhe për atë që Ti di më mirë se unë, Ti je Nismëtari dhe Ti je Paslënësi, nuk ka zot pos Teje.” (Shënon Muslimi)
    El Mukadim dhe El Muehir janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruar e përballë njëri-tjetrit. Njëri prej tyre nuk i thuhet Allahut të Lartësuar, porse vetëm të shoqëruar, ngase bukuria dhe përsosmëria qëndron në bashkimin (shoqërimin) e tyre. Allahu është Nismëtar për atë që bën keq dhe Paslënës për atë që do me urtësinë e Vet.
    Nisma dhe Paslënia është dy llojesh:
    1. Mund të jetë kozmologjike, si përparësia e disa krijesave ndaj disa të tjerëve, ose paslënia e disa prej tyre ndaj disave, si hershmëria e shkaqeve ndaj shkaktarëve, kushteve ndaj kushtëzuesve, nisma dhe paslënia në krijim. Përcaktimi është det pa bregdet.
    2. Mund të jetë sheriatike, siç i veçoi të Dërguarit ndaj krijesave, veçoi të Dërguar në mesin e tyre, veçoi disa nga krijesat e Veta ndaj disa të tjerëve, si në dituri, në besim (iman), moral, vepra dhe në të gjitha vetitë e tjera. Dhe i la pas atë që deshi të lërë pas me këto dhe e tërë kjo me urtësinë e Vet.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:39 am