Nuk po e vlerësoni Allahun ashtu siç duhet

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Nuk po e vlerësoni Allahun ashtu siç duhet

    Mesazh  !nva7ionN prej Tue Apr 28, 2009 4:58 pm

    Nuk po e vlerësoni Allahun ashtu siç duhet

    Allahu i Lartësuar i ka qortuar një grup nga robërit e Tij për mosvlerësimin e Tij ashtu siç duhet dhe ashtu siç e meriton Fytyra e Ndritshme dhe Madhështia Absolute e Tij. Thotë Allahu: "Ata nuk e vlerësuan Allahun ashtu siç i takon Atij..."Ky ajet është cekur në Kuran në tre vende të ndryshme.
    Në suren En'Aam thotë Allahu: "Ata nuk e vlerësuan Allahun siç i takon Atij kur thanë: Asgjë nuk i ka dërguar Allahu ndokujt (me shpallje hyjnore)." (En-Aam, 91)
    Në suren Haxh thotë Allahu: "Ata nuk e kanë vlerësuar lart Allahun me Lartësinë e Tij të Merituar. Vërtetë që Allahu është Fuqiplotë,i Gjithëfuqishëm." (Haxh, 74)
    Dhe në suren Ez-Zumer thotë Allahu: "Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij. Dhe Ditën e Kiametit gjithë toka do të jetë e mbërthyer nga Dora e Tij dhe qiejt të mbështjellë në Dorën e Tij të Djathtë. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai mbi gjithçka që ata ia ngjisin Atij si të barabartë!" (Ez-Zumer, 67)
    Përsëritja e këtij ajeti aludon për kuptimin dhe rëndësinë e madhe që ka. Pejgamberi alejhi selam ua lexonte shokëve të vet në (hytbet) ligjëratat e tij. Tregohet nga Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam e lexoi këtë ajet një ditë kur ishte në minber: "Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij. Dhe Ditën e Kiametit gjithë toka do të jetë e mbërthyer nga Dora e Tij dhe qiejt të mbështjellë në Dorën e Tij të Djathtë. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai mbi gjithçka që ata ia ngjisin Atij si të barabartë!" Ndërsa Pejgamberi alejhi selam tha kështu duke lëvizur dorën e tij dhe duke e puthur atë, parafytyronte në vetveten e tij Allahun: "Unë jam i Gjithëfuqishmi, Unë jam i Madhërishmi, Unë jam Sunduesi, Unë jam Fuqiploti, Unë jam Madhështori, Bujari…” Edhe minberi u drodh me Pejgamberin alejhi selam, përderisa thamë se do të rrëzohet me të.”
    Ka ardhur një njeri prej të krishterëve dhe i ka thënë Pejgamberit alejhi selam: "O Ebul Kasim, po të informoj ty se Allahu i mban krijesat në një gisht dhe qiejt në një gisht, tokat në një gisht, lisat në një gisht.” Buzëqeshi Pejgamberi alejhi selam aq shumë, derisa iu dukën dhëmballët e tij, pastaj lexoi ajetin: "Ata nuk e vlerësuan Allahun ashtu siç i takon Atij..."
    Ah, sikur ta dinin robërit Madhështinë e Allahut, nuk do t’i bënin mëkat!
    Ah, sikur ta dinin ata që i duan Emrat e Tij, Cilësitë e Tij, Përsosmërinë e Tij, nuk do të donin dikë tjetër pos Tij!
    Ah, sikur ta dinin robërit Drejtësinë e Tij, Bujarinë e Tij, Privuesinë e Tij, nuk do ta kishin lutur dike tjetër. Allahu është shpresa e të devotshmëve, Strehuesi i të ikurve, Mbrojtësi i të frikësuarve…
    Me të vërtetë robi ditën kur mediton dobësinë e cila e rrethon, e madhështon në vetveten e tij Forcën e Fuqiplotit të Madhërishmit. Prandaj gjejmë në ajetet që u përmendën më lart edhe fjalën tjetër të Allahut: "Ç’është me ju(që nuk e keni frikë Allahun për ndëshkimin e Tij dhe) që nuk shpresoni për shpërblim (nga Allahu ose që nuk besoni në Njësinë e Tij)." (Nuh, 13)
    Me të vërtetë Nuhu alejhi selam ka pasur për qëllim dy gjëra:
    -t’ia kujtojë popullit të vet dobësinë që kanë, e cila është cilësi e krijesave, saqë u ka thënë atyre sikurse tregon Allahu i Lartësuar për të (Nuhun): "Dhe ndërkohë është Ai që ju ka krijuar ju në faza (të ndryshme)." (Nuh, 14), d.m.th. në fazat e ndryshme që kapërcen një foshnje prej barkut të nënës, nga një pikë gjaku i ngjizur, pastaj copë mishi, pastaj eshtra, e dikur në formë njeriu e kështu me radhë. Atëherë, atij që fillimin e ka pasur nga këto gjëra dhe ka kapërcyer në këto faza, nuk i mbetet veçse të dëshmojë Allahun dhe Madhështinë e Tij;
    -është munduar ta paraqesë Forcën dhe Fuqinë e Krijuesit të Madhëruar dhe ka thënë: "A nuk e shihni si Allahu ka krijuar shtatë palë qiej një përmbi një. Dhe e ka bërë hënën dritë në të dhe e ka bërë diellin llambë ndriçuese? Dhe Allahu ju ka nxjerrë (nga dheu) i tokës? Pas kësaj Ai do t'ju kthejë në të (në tokë) dhe do t'ju nxjerrë prej saj (përsëri në ditën e Kiametit). Dhe Allahu e ka bërë për ju tokën të hapur e pakufi, që ju të mund të silleni në të në rrugë të gjera."(Nuh 15-20)
    Në krahasim me dobësinë e madhe tek krijesat, ekziston Fuqia, Forca e Krijuesit, e cila nuk mposhtet asnjëherë. E, ai i cili mendon rreth këtyre dy gjërave, arrin rezultatin që ka shpresuar ai Pejgamber fisnik, i cili i ka bërë ftesë popullit të vet që të shpresojë në shpërblimin e Tij dhe ta vlerësojë Allahun ashtu siç duhet.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:39 am