Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Adhurimi, shkalla e fundit e dashurisë dhe adhuroje allaun

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Adhurimi, shkalla e fundit e dashurisë dhe adhuroje allaun Empty Adhurimi, shkalla e fundit e dashurisë dhe adhuroje allaun

    Mesazh  !nva7ionN Tue Apr 28, 2009 3:51 pm

    Adhurimi, shkalla e fundit e dashurisë

    Rob quhet ai të cilin e nënshtron dhe e përul dashuria për të dashurin e tij. Dhe për këtë, gjendja më e nderuar e robit dhe pozicioni më i lartë i tij, është adhurimi, (ose robërimi ndaj Tij).
    Kështu Allahu ka përmendur më të nderuarin e krijesave tek Ai dhe më te dashurin prej tyre për të, Muhamedin alejhi selam. Kështu, thuhet në hadithin e ndërmjetësimit, Ditën e Kiametit: “Shkoni tek Muhamedi, rob të cilit* Allahu ia ka falur mëkatet e mëparshme dhe të mëvonshmet. Pra, ai e fitoi vendin e ndërmjetësimit me plotësimin e adhurimin të tij ndaj Krijuesit* dhe në plotësimin* e faljes* që bëri Krijuesi ndaj atij. Allahu i ka krijuar krijesat për ta adhuruar atë pa i bërë shok, gjë e cila është dashuria më e përsosur me llojin më të përsosur të nënshtrimit dhe të përuljes. E ky në të vërtetë është Islami, feja e Ibrahimit, të cilin kush e kundërshton është tallur me veten e tij, siç thotë i Larti: “E kush largohet nga feja e Ibrahimit përveç atij që e poshtëron vetveten? Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve. Kur Zoti i tij i tha atij: “Dorëzohu!”, ai tha: “I jam dorëzuar Zotit të botëve”. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë fe e edhe Jakubi (iu thanë): “O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë”, “A ishit ju (ithtarë të librit), dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja e iu tha bijve të tij: “Çfarë do të adhuroni pas meje? Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, një të vemin Zot dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” (Bekare, 130-133).
    Pra, për këtë shkak, shirku është mëkati më i madh tek Allahu dhe ai nuk e fal atë që t’i bëhet shok Atij. Origjina e shirkut është t’i bëhet shok Atij në dashuri, siç thotë i Larti: “E ka nga njerëzit që në vend të Allahut, besojnë idhujt, që i duan ata sikur duan edhe Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është më e fortë.” D.m.th.: dashuria e besimtarëve për Allahun është shumë më e fortë sesa dashuria e idhujtarëve për idhujt. Por ka edhe kuptimin tjetër se dashuria e besimtarëve është më e fortë për Allahun sesa dashuria e idhujtarëve për Allahun, sepse nëse ata duan njëkohësisht zota-idhujsh atëherë dashuria e tyre për Allahun është e dobët. Prandaj Allahu i Lartësuar e kundërshton në maksimum që të merret i dashur ose ndërmjetësues tjetër, përveç Atij, siç edhe thotë: “Vërtet Zoti juaj është Allahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin. Ai drejton gjendjen. Ndërmjetësues nuk ka, vetëm po qe se e lejon Ai. Ky pra është Allahu, Zoti juaj pra adhurojeni atë. A nuk merrni* mësim?” (Junus, 3). “Dhe tërhiqu vëmendjen me këtë (Kuran) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit* të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse përveç Tij nuk do të ketë as mbrojtës dhe as ndërmjetësues” (Enam, 51). “A kanë zgjedhur ndërmjetësues tjetër përveçse Allahut? Thuaj! A pse janë të tillë që nuk posedojnë asgjë e as nuk e kuptojnë? Thuaj! I tërë shefati (ndërmjetësimi) i takon vetëm Allahut. (Zumer, 43-44).
    Pra, kur robi ia kushton dashurinë e tij vetëm Zotit të tij, nuk ka nevojë që të ketë ndërmjetësues. Adhurimi i vërtetë nuk arrihet duke i bërë shirk Allahut në dashurinë për të. Por, ndryshe ndodh kur krijohet dashuria për hir të Allahut, madje ajo është nga domosdoshmëria e adhurimit dhe nga detyrat e tij. Kështu imani nuk është i plotë pa dashurinë për Profetin alehi selam, pasi dashuria për të vjen nga dashuria për Allahun, madje kjo dashuri (për Profetin) duhet t’i paraprijë dashurisë për veten, prindërit dhe fëmijët. Transmetohet në të dy sahijhët hadithi i Profetit alejhi selam: “Nuk gjen askush ëmbëlsinë e imanit, përveçse atij që ka 3 veti: Të jetë Allahu dhe i dërguari i tij më i dashur për të se çdokush tjetër, ta dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”*
    Ndërsa në një hadith tjetër thuhet se: “Ai që do për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, jep për hir të Allahut dhe ndalon për hir të Tij, vërtet e ka plotësuar (imanin)” dhe “Nuk duhen dy veta për hir të Allahut, përveçse më i miri nga ata të jetë ai që e do më shumë shokun e tij.”
    Pra, kjo dashuri është nga detyrat e dashurisë për Allahun dhe sa më e fortë të jetë ajo aq më e fortë është origjina e saj.






    ADHUROJE ALLAHUN


    Allahu, Krijuesi i çdogjëje brenda dhe jashtë teje, ka fuqi të pakufishme. Zoti ynë n’a ka krijuar dhe n’a urdhëron që t’i nënshtrohemi Atij dhe të sillemi drejt siç është përshkruar në Kur’an. Çdogjë që Allahu kërkon nga ne është adhurim. Agjërimi, lutja, të qënit mirënjohës ndaj Allahut, të qënit i paluhatshëm, si dhe angazhimi në punë të mira janë vetëm disa nga veprat e adhurimit.
    Por shumica e njerëzve, përkundër asaj se janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre, nuk dëshirojnë që të pranojnë këtë. Për shkak të arrogancës së tyre mëkatare shumë vështirë e kanë që të nënshtrohen Allahut. Ata nuk dëshirojnë që të dëgjojnë fjalët e Allahut pasi e marrin veten si shumë të rëndësishëm. Duke refuzuar faktin se Allahu i ka krijuar, ata marrin guxim dhe i kundërvihen Atij. Edhepse është Allahu i Cili ka dhënë atyre zemrën, veshët, shëndetin, dhe thënë shkurtimisht, çdogjë në këtë botë, ata nuk i janë mirënjohës Atij për të gjitha këto të mira.
    Por këta njerëz do të pendohen shumë. Duke qenë jomirënjohës dhe arrogant do t’iu kushtojë atyre jetë me probleme të vazhdueshme në këtë botë dhe pendim të thellë në botën e mëpastajme. Mosmirënjohja (kufri) që ata shfaqin në këtë botë do të shpie në zjarrin e Xhehenemit.
    Çdokush që nuk dëshiron që të përjetojë pendimin dhe të bëhet njëri prej atyre që do të hyjnë në zjarr duhet që të jenë mirënjohës ndaj Allahut. Allahu dëshiron nga ne që të jemi mirënjohës ndaj Tij dhe të lutemi e të adhurojmë vetëm Atë dhe si mirënjohje për të gjitha të mirat që Ai n’a i ka dhuruar. Në këtë mënyrë, kur i sheh të mirat e bukura dhe të përsosura përreth teje- të cilat nuk kanë mundur që të krijohen vetvetiu- duhet kujtuar Allahun dhe të falenderosh Atë. Mos u bë prej atyre që dështjnë në vërejtjen dhe çmuarjen e ndonjërës nga këto të mira. Në Kur’an, Allahu n’a urdhëron që të praktikojmë format e adhurimit përndryshe nga mirënjohja që duhet bërë Atij. Të falurit pesë herë në ditë, agjërimin gjatë muajit Ramazan, dhënien e zekatit (apo taksën e pasurisë) si dhe shkuarjen në haxhxh (peligrinazhi në Mekë së paku një herë gjatë jetës) nëse keni mundësi janë format tjera të adhurimit që Allahu kërkon nga ne.
    Të falurit pesë herë gjatë ditës dhe duke e vendosur rregullin e të falurit në jetën tonë të përditshme, në familje dhe bashkësi tona n’a mundëson që të sjellim në mend për dobësitë tona si shërbëtorë para Allahut. Është një akt adhurimi që duhet të manifestohet në kohë të caktuara. Allahu n’a njofton në Kur’an se forma e adhurimit n’a ndihmon që të përmbahemi nga veprat e liga me të cilat Allahu fyhet.
    Agjërimi është gjithashtu një formë e adhurimit e urdhëruar në Kur’an. Gjatë muajit të Ramazanit, Allahu kërkon nga ne që mos të hamë dhe mos të pijmë gjatë ditës. Duke plotësuar këtë formë të adhurimit, ne shfaqim qëndrueshmërinë tonë duke qëndruar për një kohë të caktuar pa ujë dhe pa ushqim.
    Duke paguar zekatin, nga ana tjetër, që është dhënja e një pjese nga pasuria e dikujt nevojtarëve dhe të varfërve si dhe të tjerëve që e marrin atë. Si format tjera të adhurimir, plotësimi i saj është shumë i rëndësishëm pasiqë largohemi nga koprracia dhe shfaqim vetflijim që janë tipare me të cilat fitohet kënaqësia e Allahut. Përveç kësaj, duke paguar zekatin përmirësohet bashkëpunimi mes njerëzve dhe fisnikëron shpirtin e njeriut.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 8:22 pm