Gjashtë bazat e shejh ul-Islam Ibn Abdul-Uehab

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Gjashtë bazat e shejh ul-Islam Ibn Abdul-Uehab

    Mesazh  !nva7ionN prej Tue Apr 28, 2009 3:44 pm

    Gjashtë bazat e shejh ul-Islam Ibn Abdul-Uehab


    Hyrje
    Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Ndër çështjet më mahnitëse dhe shenjat më të mëdha që tregojnë fuqinë e Malik [Mbretit] dhe Ghellab [Mposhtësit, Fitimtarit] janë gjashtë bazat, të cilat Allahu, më i larti, i ka shpjeguar në mënyrën më të qartë për njerëzit e thjeshtë – mbi dhe përtej asaj çfarë mund të mendojnë ata që dyshojnë. Pas kësaj, shumë ndër mendjemprehtët e botës dhe inteligjentët midis bijëve të Ademit gabuan përsa u përket këtyre, përveç një pakice.

    Baza e Parë
    Praktikimi i fesë sinqerisht dhe çiltërsisht vetëm për Allahun, më të lartin, pa i shoqëruar ortakë dhe shpjegimi i të kundërtës së saj, e cila është shirku në Allahun, dhe shpjegimi që pjesa më e madhe e Kur'anit gjindet në shpjegimn e kësaj baze, nga këndvështrime të ndryshme, me të atilla fjalë saqë edhe më të paditurit ndër njerëzit e thjeshtë mund ta kuptojnë. Pastaj kur Umetit i ndodhi ajo që i ndodhi, shejtani ua prezantoi atyre [atë çka ata supozonin se është] sinqeritetin në adhurim me një imazh nënvleftësimi të njerëzve të drejtë dhe mungesë të përmbushjes së të drejtave të tyre. Dhe, ai ua prezantoi shirkun në formë dashurie për njerëzit e drejtë dhe ndjekësit e tyre.

    Baza e Dytë
    Allahu ka urdhëruar bashkim në fe ndërsa ka ndaluar përçarjen në të. Allahu e ka shpjeguar këtë, qartë dhe mjaftueshëm, që njerëzit e thjeshtë ta kuptojnë këtë. Dhe, Ai na e ndaloi që të jemi si ata para nesh që u përçanë dhe dalluan mes veti dhe që u shkatërruan. Ai përmendi se Ai ka urdhëruar muslimanët të jenë të bashkuar në fe, dhe i ndaloi që të përçahen në të. Kjo qartësohet edhe më shumë me atë çfarë është transmetuar në Sunet nga çështjet mahnitëse lidhur me këtë. Pastaj çështja u përmbys në atë mënyrë, saqë përçarja në bazat [usul] dhe në çështjet anësore [furu'] të fesë u shndërrua në dituri dhe të kuptuar [fikh] të fesë, dhe askush nuk foli për bashkimin në fe përveç [se konsiderohej] 'heretikut' apo të 'çmendurit'.

    Baza e Tretë
    Vërtet, nga plotësimi i bashkimit është dëgjimi dhe bindja ndaj atij që ka marrë pushtet mbi ne [muslimanët], qoftë ai një skllav Etiopian. Pra, Allahu e shpjegoi këtë me një shpjegim të qartë, të gjerë dhe të mjaftueshëm, me anë të llojeve të ndryshme të shpjegimit, legjislativisht [në Sheriat] dhe shprehur në caktimin hyjnor. Pastaj kjo bazë u bë e panjohur për shumë nga atë që pohonin të jenë të ditur. E, si atëherë do të mund zbatohej kjo?

    Baza e Katërt
    Një shpjegim i asaj se çka është dituri dhe kush janë dijetarët, dhe çka është fikh dhe kush janë dijetarët e fikhut [juristët], dhe një shpjegim mbi atë që orvatet t'u gjasojë atyre por s'është i tillë.
    Allahu e ka shpjeguar këtë bazë në fillim të kaptinës el-Bekare, në thënien e Tij:"O fëmijët e Israilit, përkujtoni të mirat e Mia që jua kam dhënë, dhe realizojeni marrëveshjen tuaj dhe Unë do ta realizoj Timen" [el-Bekare, 40], deri tek thënia e Tij:"O fëmijët e Israilit, përkujtoni përkrahjen Time që jua kam dhënë dhe se si ju favorizova mbi të gjitha botrat" [el-Bekare, 47].
    Dhe ajo që i shton qartësimit të kësaj është ajo që është shpjeguar në Sunet përsa i përket kësaj, me një të folme të shumtë dhe të qartë për njeriun e thjeshtë.
    Pastaj kjo çështje u bë ndër gjërat më të çuditshme, kurse dituria dhe fikhu konsideroheshin bidate [risi në fe] dhe drejtim i keq, dhe më e mira që gjindej tek ata [devijuesit që mbanin këso qëndrime] ishte e vërteta e përzier me të pavërtetën. Për diturinë e vërtetë, të cilën Allahu e ka bërë të detyrueshme për krijimin e Tij dhe të cilën Ai e lavdëroi, për këtë askush s'fliste, përveç [atij që konsiderohej] 'heretikut' apo 'njeriut të çmendur'. Dhe përsa i përket atij që refuzonte këtë dituri dhe shkruante me paralajmërim kundër kësaj, duke e ndaluar këtë, atëherë ai konsiderohej fekih [jurist] dhe dijetar!

    Baza e Pestë
    Shpjegimi i Allahut të lartësuar lidhur me atë se kush janë eulijatë [miqtë] e Allahut, dhe ndarja që Ai ka bërë mes këtyre dhe atyre që u përngjajnë armiqve të Allahut: hipokritëve dhe mëkatarëve. Dhe përsa i përket kësaj, mjafton ajeti në kaptinën Aali Imran, dhe kjo është thënia e Tij:"Thuaj, nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, dhe Allahu do t'ju dojë" [Aali Imran, 31]; dhe ajeti në kaptinën Ma'ide, dhe kjo është thënia e Tij:"O ju që besoni, kushdo midis jush që ia kthen shpinën fesë së tij, atëherë Allahu pa vonuar do të sjellë një popull tjetër, të cilin Ai e do dhe ata do ta duan Atë" [el-Ma'ideh, 54], deri në fund të këtij ajeti; dhe po ashtu në kaptinën Junus, dhe kjo është thënia e Tij:"Vërtet, miqtë e Allahut nuk kanë frikë e as që brengosen – ata që besuan dhe patën takua [devotshmëri]" [Junus, 62]
    Pastaj çështja, për shumë nga ata që pohonin të kenë dituri dhe që pohonin të jenë udhëzues për krijimin dhe mbrojtës të ligjit, u bë e atillë saqë ishte e domosdoshme për eulijatë ta braktisnin ndjekjen e të dëguarve, dhe se kushdo që i ndiqte ata s'ishte prej tyre; dhe ishte e domosdoshme te lihej xhihadi, dhe ai që bënte xhihad s'ishte prej tyre; dhe ishte e nevojshme të lihej imani dhe takua, dhe kushdo që përvetësonte imanin dhe takuan s'ishte prej tyre [eulijave]. O Zoti ynë, kërkojmë të na falësh. Vërtet, Ti je Dëgjuesi i lutjeve.

    Baza e Gjashtë
    Përgënjeshtrimi i dyshimeve, të cilat shejtani i ka vendosur lidhur me lënien e Kur'anit dhe Sunetit dhe [në vend të kësaj] ndjekjes së opinioneve të ndryshme e të shpërndara, si dhe të dëshirave: Se Kur'ani dhe Suneti nuk mund të njihen, përveç nga një Muxhtehid Mutlek [jurist i kualifikuar absolutisht]. Dhe Muxhtehidi përshkruhet me përshkrime të atilla, të cilat ndoshta s'mund të gjinden plotësisht tek Ebu Bekri apo Umeri. Dhe atë që nëse një person s'është i këtillë, atëherë ai duhet t'i lë Kur'anin dhe Sunetin detyrimisht, në të cilën s'ka dyshim apo vështirësi.
    Dhe se kushdo që kërkon udhëzim nga Kur'ani dhe Suneti, ai është ose heretik, ose i çmendur, për shkak të vështirësisë në të kuptuarit e tyre!
    Pra, i lavdëruar qoftë Allahu. Dhe pasha lavdërimin e Tij, sa shumë ka shpjeguar Allahu - legjislativisht [në Sheriat] dhe me anë të caktimit hyjnor, dhe po ashtu me anë të aftësisë krijuese dhe urdhërit krijues të Tij - në hedhjen poshtë të këtij dyshimi të mallkuar, nga disa kënde të ndryshme, të cilat janë bërë nevoja të përgjithshme [në dituri]. Por, shumica e njerëzve nuk dinë:"Vërtet Fjala [e dënimit] është dëshmuar e vërtetë kundër shumicës nga ata, kështu që ata s'do të besojnë. Vërtet, Ne kemi vendosur në qafat e tyre qafore të hekurta, që mbërrijnë deri në nofulla, me qëllim që kokat e tyre të jenë të detyruara të ngriten. Dhe kemi vendosur pengesë para tyre dhe pengesë prapa tyre, dhe i kemi mbuluar ata për të mos parë. Është njëjtë për ta, i paralajmëruat apo nuk i paralajmëruat, ata s'do të besojnë. Ti mund ta këshillosh vetëm atë që ndjek Përkujtuesin [Kur'anin] dhe i frikësohet më të Mëshirshmit të padukshëm. Përgëzoje të tillin me falje dhe shpërblim të bollshëm [xhenetin]" [Ja-Sin, 7-11]
    Dhe përfundimi i kësaj është se i gjithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botrave, dhe lutjet e përshëndetjet qofshin mbi udhëheqësin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe shokët e tij, deri në Ditën e Gjykimit.






    Adhurimi, shkalla e fundit e dashurisë



    Rob quhet ai të cilin e nënshtron dhe e përul dashuria për të dashurin e tij. Dhe për këtë, gjendja më e nderuar e robit dhe pozicioni më i lartë i tij, është adhurimi, (ose robërimi ndaj Tij).
    Kështu Allahu ka përmendur më të nderuarin e krijesave tek Ai dhe më te dashurin prej tyre për të, Muhamedin alejhi selam. Kështu, thuhet në hadithin e ndërmjetësimit, Ditën e Kiametit: “Shkoni tek Muhamedi, rob të cilit* Allahu ia ka falur mëkatet e mëparshme dhe të mëvonshmet. Pra, ai e fitoi vendin e ndërmjetësimit me plotësimin e adhurimin të tij ndaj Krijuesit* dhe në plotësimin* e faljes* që bëri Krijuesi ndaj atij. Allahu i ka krijuar krijesat për ta adhuruar atë pa i bërë shok, gjë e cila është dashuria më e përsosur me llojin më të përsosur të nënshtrimit dhe të përuljes. E ky në të vërtetë është Islami, feja e Ibrahimit, të cilin kush e kundërshton është tallur me veten e tij, siç thotë i Larti: “E kush largohet nga feja e Ibrahimit përveç atij që e poshtëron vetveten? Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve. Kur Zoti i tij i tha atij: “Dorëzohu!”, ai tha: “I jam dorëzuar Zotit të botëve”. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë fe e edhe Jakubi (iu thanë): “O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë”, “A ishit ju (ithtarë të librit), dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja e iu tha bijve të tij: “Çfarë do të adhuroni pas meje? Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, një të vemin Zot dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” (Bekare, 130-133).
    Pra, për këtë shkak, shirku është mëkati më i madh tek Allahu dhe ai nuk e fal atë që t’i bëhet shok Atij. Origjina e shirkut është t’i bëhet shok Atij në dashuri, siç thotë i Larti: “E ka nga njerëzit që në vend të Allahut, besojnë idhujt, që i duan ata sikur duan edhe Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është më e fortë.” D.m.th.: dashuria e besimtarëve për Allahun është shumë më e fortë sesa dashuria e idhujtarëve për idhujt. Por ka edhe kuptimin tjetër se dashuria e besimtarëve është më e fortë për Allahun sesa dashuria e idhujtarëve për Allahun, sepse nëse ata duan njëkohësisht zota-idhujsh atëherë dashuria e tyre për Allahun është e dobët. Prandaj Allahu i Lartësuar e kundërshton në maksimum që të merret i dashur ose ndërmjetësues tjetër, përveç Atij, siç edhe thotë: “Vërtet Zoti juaj është Allahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin. Ai drejton gjendjen. Ndërmjetësues nuk ka, vetëm po qe se e lejon Ai. Ky pra është Allahu, Zoti juaj pra adhurojeni atë. A nuk merrni* mësim?” (Junus, 3). “Dhe tërhiqu vëmendjen me këtë (Kuran) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit* të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse përveç Tij nuk do të ketë as mbrojtës dhe as ndërmjetësues” (Enam, 51). “A kanë zgjedhur ndërmjetësues tjetër përveçse Allahut? Thuaj! A pse janë të tillë që nuk posedojnë asgjë e as nuk e kuptojnë? Thuaj! I tërë shefati (ndërmjetësimi) i takon vetëm Allahut. (Zumer, 43-44).
    Pra, kur robi ia kushton dashurinë e tij vetëm Zotit të tij, nuk ka nevojë që të ketë ndërmjetësues. Adhurimi i vërtetë nuk arrihet duke i bërë shirk Allahut në dashurinë për të. Por, ndryshe ndodh kur krijohet dashuria për hir të Allahut, madje ajo është nga domosdoshmëria e adhurimit dhe nga detyrat e tij. Kështu imani nuk është i plotë pa dashurinë për Profetin alehi selam, pasi dashuria për të vjen nga dashuria për Allahun, madje kjo dashuri (për Profetin) duhet t’i paraprijë dashurisë për veten, prindërit dhe fëmijët. Transmetohet në të dy sahijhët hadithi i Profetit alejhi selam: “Nuk gjen askush ëmbëlsinë e imanit, përveçse atij që ka 3 veti: Të jetë Allahu dhe i dërguari i tij më i dashur për të se çdokush tjetër, ta dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”*
    Ndërsa në një hadith tjetër thuhet se: “Ai që do për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, jep për hir të Allahut dhe ndalon për hir të Tij, vërtet e ka plotësuar (imanin)” dhe “Nuk duhen dy veta për hir të Allahut, përveçse më i miri nga ata të jetë ai që e do më shumë shokun e tij.”
    Pra, kjo dashuri është nga detyrat e dashurisë për Allahun dhe sa më e fortë të jetë ajo aq më e fortë është origjina e saj.
    06.10.2006

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:37 am