Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "Gripi i derrit" larg Maqedonisë

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    "Gripi i derrit" larg Maqedonisë Empty "Gripi i derrit" larg Maqedonisë

    Mesazh  !nva7ionN Tue Apr 28, 2009 1:26 pm

    "Gripi i derrit" larg Maqedonisë


    Shkup, 26 prill - Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë me vëmendje e përcjell gjendjen e përhapjes së gripit të derrave në Meksikë dhe SHBA. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij Komisioni të mbajtur të dielën, që u ftua pas paraqitjes së informacioneve të para zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Qendra amerikane për preventivë dhe kontroll të sëmundjeve, anëtarët e Komisionit konstatuan se edhe pse në Evropë, në rajon si dhe në Maqedoni, nuk është regjistruar asnjë rast i të sëmurëve me gripin e derrit, megjithatë Komisioni vazhdon më vëmendje ta përcjellë gjendjen dhe do t'i ndërmarr të gjitha masat dhe aktivitetet adekuate. Sipas njohurive të deritanishme nga OBSH-ja, sëmundja nuk bartet përmes konsumimit të mishit të derrit dhe produkteve të tij nëse të njëjtat përdoren në mënyrë adekuate (në temperaturë mbi 70?celzius). Mënyra e bartjes së gripit të derrave është nëpërmjet të kontaktit me derrin e sëmurë, ndërsa ka raste të konfirmuara të bartjes edhe nga njeriu i infektuar në njeri. Komisioni konstatoi se sistemi shëndetësorë në Maqedoni është i përgatitur t'u përgjigjet sfidave të kësaj natyre. Gjithashtu, shteti disponon me sasi të mjaftueshme të barnave, pajisje personale mbrojtëse dhe mjete dezinfektuese. Ministria e Shëndetësisë rekomandon të respektohen masat e përgjithshme që vlejnë për preventivën e bartjes edhe të sëmundjeve tjera respiratorë (ftohja, gripi i rëndomtë). Simptomat e gripit të derrit te njerëzit janë të ngjashme me simptomat e gripit të rëndomtë dhe përfshijnë temperaturë të ngritur trupore, kollitje, skuqje të fytit, plogështi, kokëdhembje, dhembje të trupit. Komplikimi më i shpeshtë është ndezja e mushkërive.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 9:38 am