Sejdiu e Thaçi kunder ndërprerjes së punëve në lagjen “Kroi i Vitakut”
Zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës ku serbët protestuan dhunshëm kundër kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre, kanë nxitur reagimin e institucioneve qendrore të Kosovës. Presidenti, Fatmir Sejdiu ka vlerësuar se me këto veprime serbët po tregojnë se janë kundër të drejtave elementare njerëzore ndër të cilat është edhe e drejta për kthim.
Sejdiu i’u ka bërë thirrje serbëve që ta ruajnë qetësinë shpirtërore dhe të heqin dorë nga rruga që sjell dhunë. Ai ka përjashtuar mundësin që si pasojë e protestave serbe të ketë ndërprerje të punëve në rindërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”. Kundër ndërpres së punimeve në rindërtimin e shtëpive shqiptare në veri, është shprehur edhe kryeministri, Hashim Thaçi.
mbrapa