Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Instituti Albanologjik i Prishtin

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Instituti Albanologjik i Prishtin Empty Instituti Albanologjik i Prishtin

    Mesazh  Admin Tue Apr 21, 2009 12:38 pm

    Instituti Albanologjik i Prishtines eshte institucion i pavarur publik kerkimor-shkencor qe merret me studimin e kultures shpirterore e materiale te shqiptareve. Veprimtarine e vet e zhvillon ne baze te Ligjit per Institutin Albanologjik dhe Ligjit per Veprimtarine Kerkimore-Shkencore te Kosoves. Instituti u themelua me 1 qershor 1953.

    Historiku
    Instituti Albanologjik u themelua me 1 qershor 1953. Ne fillim i kishte kater punonjes dhe nje numer bashkepunetoresh te jashtem. Ata e moren seriozisht punen dhe u angazhuan ne fusha te caktuara te studimeve shqiptare, mirepo, pushteti i atehershem serb, qe deshironte edhe kete institucion, ashtu si edhe veprimet e tjera ne dobi te shqiptareve, ta perdorte per nevoja te jashtme propagandistike, qe ne fillim ishte angazhuar qe ne te gjitha menyrat ta sabotonte punen e tij. Me vendim te organeve shteterore, Instituti u mbyll me 25 dhjetor 1955. Sherbimi sekret shteteror i sekuestroi doreshkrimet dhe punetoret shkencore i transferoi e deboi.
    Studimet albanologjike mbeten keshtu pa qender institucionale dhe punonjesit shkencore jo vetem qe u shperndane, por edhe u percollen e u perndoqen nga pushteti i atehershem serb.
    Ne vitet e60, kur filloi edhe shkollimi universitar me hapjen e disa fakulteteve ne Prishtine, u ngjallen edhe studimet albanologjike. Ne rrethanat e krijuara pas vitit 1966, me 28 shkurt 1967, u rithemelua Instituti Albanologjik i Prishtines me vetem pese punonjes shkencore dhe u vendos ne nje ndertese te vjeter te ish-kazermave ushtarake. Ne saje te angazhimit te veeante te punonjesve shkencore te brezit te themeluesve te tij, brenda dhjete vjeteshit te pare ky institucion e formoi fizionomine e vet te plote dhe shenoi rezultatet e para, shume te rendesishme, ne te gjitha fushat e studimeve albanologjike. Brenda ketij dhjetevjeteshi eshte bere nje pune e madhe ne ngritjen e kuadrit te ri shkencor dhe ishte mbledhur nje lende e pasur folklorike, etnologjike, gjuhesore etj. Ne te gjitha viset shqiptare, u bene hulumtime te shumta ne arkiva e biblioteka dhe u mblodh nje fond relativisht i pasur i librave dhe i publikimeve te ndryshme shkencore per biblioteken e tij. Ne vitin 1977 Instituti Albanologjik u vendos ne ndertesen e re moderne te ndertuar enkas per kete institucion te rendesishem kombetar, pasi qe u shumefishua numri i kuadrove dhe u hapen edhe dege e seksione te reja.
    Instituti Albanologjik i Prishtines nga politika sllave mori goditje te reja edhe gjate dhjetevjeteshit te dyte te punes se tij. Pas vitit 1981 kur kishte filluar procesi i zhberjes se autonomise se Kosoves nen presionin e drejteperdrejte te politikes, te cilen e karakterizonte lufta kunder eirredentizmit shqiptare, puna e teresishme e ketij institucioni e ne menyre te veeante planifikimi afatgjate dhe veprimtaria botuese, iu shtrua rishikimit dhe vleresimit politik. Goditja me e madhe u be ne fushen e bashkepunimit brendashqiptar, sepse ne kete periudhe gati per 10 vjet me rradhe u nderpre edo forme e bashkepunimit me institucionet shkencore te Shqiperise. Ne keto kushte, pervee demtimit te pergjithshem, mbeten te pakryera edhe disa projekte te medha, sie jane eAtlasi dialektologjik i te folmeve shqipee, eLeksikoni i shkrimtareve shqiptaree etj.
    Ne dhjetevjeteshin e trete, Instituti Albanologjik i Prishtines, mbeti pa asnje lloj financimi, por vazhdoi te punoje. Punonjesit e tij, tani te bindur se rruga e fitores kalon neper sakrifica, u detyruan te jetonin edhe me ndihma qe vinin nga Shoqata Bamirese eNene Terezae. Por, vullneti per pune nuk pushoi asnjehere, hulumtimet, prezentimet e publikimet vazhduan edhepse tani me veshtiresi shume te medha. Fale ndihmes se donatoreve veprimtaria shkencore e Institutit Albanogjik nuk u nderpre asnjehere teresisht. Nuk u nderpre madje as atehere kur objekti fizik i Institutit Albanologjik u mor me dhune me 8 mars 1994 dhe kur shkencetaret e brezit te vjeter dhe te ri u nxorren te pergjakur nga vendet e tyre te punes. Ata arriten te riorganizohen dhe te vazhdojne punen ne forme institucionale ne nje shtepi private, ku kushtet per pune ishin mjaft te veshtira. Aktivitetet shkencore nuk u ndaluan dhe ky institucion vazhdoi veprimtarine e tij ne kete objekt deri me 1 prill 1998, kur autoritetet e pushtetit te dhunshem serb ne Kosove, pas nje marreveshjeje me palen nderkombetare e liruan objektin legjitim te Institutit Albanologjik, te uzurpuar nga organet serbe te pushtetit. Kjo ishte shprese e madhe per popullin e Kosoves se do te ktheheshin edhe objektet e tjera shoqerore te uzurpuara, por kjo shprese qe afatshkurter, sepse lufta e cila vee kishte filluar ne Kosove erdhi duke marre permasa te medha dhe edo gjeje do tei humbte kuptimi per nje kohee
    Ne periudhen e bombardimeve te NATO-s, ndertesa e Instituti Albanologjik ka sherbyer si objekt strehimi ku jane fshehur forcat serbe nga sulmet e bombardimeve te NATO-s. Gjate kesaj periudhe ndertesa ka pesuar deme te medha, sidomos ne zhdukjen e materialeve me vlera te veeanta nga Arkivi shkencor i ketij Instituti.
    Pas nje numri te madh viktimash e demesh te pallogaritshme qe pesoi Kosova ne luften e saj elirimtare, ne qershorin e vitit 1999, Instituti Albanologjik prape iu kthye jetes dhe punes hulumtuese e shkencore.


    Struktura institucionale dhe organizimi i punes
    Instituti Albanologjik ka brezin e punonjesve shkencore me statusin e keshilltarit shkencor, dhe jane keta punetoret me te vjeter te Institutit, vijne pastaj brezi i mesem i studiuesve te cilet thirren bashkepunetore te larte dhe bashkepunetore shkencore dhe brezi i ri - hulumtuesit. Gjithsejt Instituti ka 40 punetore shkencore dhe 16 punetore administrative - teknike.

    Me qellim te studimit me te specializuar te kultures shpirterore dhe materiale te popullit shqiptar, si dhe te mbulimit te disiplinave perkatese te albanologjise, puna kerkimore e shkencore ne Institut eshte e organizuar ne dege dhe sektore.

    Dega e Gjuhesise me sektoret e

    * Dialektologjise
    * Leksikografise
    * Kultures se Gjuhes
    * Onomastikes

    Dega e Letersise
    Dega e Folklorit me sektoret e

    * Letersise Popullore
    * Etnomuzikologjise

    Dega e Historise me sektoret e

    * Historise
    * Arkeologjise

    Dega e Etnologjise

      Ora është Fri Apr 19, 2024 6:34 pm