Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    KARTELA GRAFIKE

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    KARTELA GRAFIKE Empty KARTELA GRAFIKE

    Mesazh  Admin Thu Apr 16, 2009 6:46 am

    Si funksionojne kartat grafike
    KARTELA GRAFIKE 2nb9bip
    1. Nje veshtrim mbi kartat grafike

    Imazhet qe shikoni ne ekran jane te perbera nga pika shume te vogla, te quajtura piksele. Pergjithesisht, nje ekran shfaq mbi nje milion piksele dhe kompjuteri duhet te vendose efare te beje me secilen, me qellim qe te krijoje nje pamje. Per ta bere kete, atij i nevojitet nje transferues, dieka qe te marre te dhenat binare nga CPU-ja dhe t’i ktheje ato ne nje figure qe mund te shihet. Ne qofte se nje kompjuter ka aftesi grafike te integruara ne karten meme, ky transferim ndodh ne karten grafike.

    Puna e nje karte grafike eshte komplekse, por parimet dhe elementet e saj jane te lehte per t’u kuptuar. Ne kete artikull do te shohim pjeset baze te nje karte video dhe funksionet e tyre. Gjithashtu, do te keqyrim elementet qe bashkeveprojne per ta bere nje karte grafike te shpejte dhe efikase.
    Karta grafike krijon nje imazh kornize te rrjetezuar, pastaj e mbush ate dhe shton cilesine strukturore dhe krijimin e hijeve (mbrojtjen nga drita).



    Bazat e kartes grafike
    Perfytyrojeni nje kompjuter si nje kompani me departamentin e saj te disenjimit. Kur punonjesit e kompanise kane nevoje per aksh disenjo, ata dergojne nje kerkese te ky departament, i cili vendos si te krijohet imazhi dhe pastaj e organizon ne leter a pajisje kompjuterike. Rezultati perfundimtar eshte konkretizimi i idese se dikujt, ne nje disenjo te prekshme e gati per t’u perdorur.
    Nje karte grafike punon me te njejtat parime. CPU-ja, duke punuar se bashku me aplikacionet software, e dergon informacionin rreth imazhit te karta grafike. Karta grafike vendos si t’i perdore pikselet ne ekran per te krijuar imazhin. Pastaj, ajo e dergon kete informacion te monitori nepermjet nje kablloje.
    KARTELA GRAFIKE 2zz724g
    Kater perberesit kryesore te nje karte grafike jane: lidhjet per karten meme dhe monitorin, nje procesor dhe kujtesa.
    https://2img.net/h/oi36.tinypic.com/2jadvd3.gif
    Krijimi i nje imazhi nga te dhenat binare eshte nje proces mjaft i nevojshem. Per te ndertuar nje imazh tridimensional (3-D), fillimisht karta grafike krijon nje kornize te rrjetezuar. Me pas ajo shnderron imazhin shifror ne nje format te pershtatshem per t’u shfaqur ne ekranin e kompjuterit (e mbush me pikselet qe mbeten). Gjithashtu, ajo shton ndrieimin, tekstin dhe ngjyren. Per lojerat kompjuterike, ne te cilat imazhet nderrohen me nje shpejtesi te madhe, kompjuterit i duhet ta perserise kete proces rreh 60 here ne sekonde. Kjo do te ishte ngarkese e paperballueshme per nje kompjuter, nese nuk do te kishte nje karte grafike qe te bente te gjitha llogaritjet e nevojshme.
    Karta grafike e kryen kete detyre duke perdorur kater komponente kryesore:
    • Nje lidhje me karten meme per furnizimin me te dhena dhe energji.
    • Nje procesor, i cili vendos se efare do te beje me edo piksel ne ekran.
    • Kujtese per te mbajtur informacion rreth edo pikseli dhe per te ruajtur ne menyre te perkohshme imazhet e plota.
    • Nje lidhje me monitorin, ne te cilin mund te shfaqet rezultati perfundimtar.
    Le t’i shohim me poshte me ne detaje procesorin dhe kujtesen.


    Procesori dhe kujtesa
    Ashtu si karta meme, edhe karta grafike eshte nje qark i stampuar, i cili ka ne vetvete nje procesor dhe RAM-in. Gjithashtu, ajo ka nje gjysmepercjelles te vogel (eip/qark) per sistemin hyres/dales (BIOS), i cili ruan informacionin e konfigurimit te kartes dhe kryen diagnostikime te kujteses. Procesori i kartes grafike, i quajtur njesia e perpunimit grafik (graphics processing unit - GPU), eshte i ngjashem me CPU-ne e kompjuterit. Megjithate, GPU-ja eshte projektuar per te kryer veeanerisht veprimet komplekse matematike dhe gjeometrike, qe jane te nevojshme per te shfaqur nje imazh. Disa nga GPU-te me te shpejta kane me shume transistore sesa CPU-te e nivelit mesatar. Nje GPU prodhon shume nxehtesi, keshtu qe ajo zakonisht vendoset poshte nje ventilatori ose nje pllake ftohese metalike.
    Nje pllake ftohese metalike ose nje ventilator e mbron karten grafike nga tejnxehja.
    Vee fuqise se perpunimit, nje GPU perdor dhe nje programim te veeante, i cili e ndihmon ate per te analizuar dhe perdorur te dhenat. ATI dhe nVIDIA, dy kompanite qe prodhojne sasine me te madhe te GPU-ve ne treg, kane bere permiresime per te rritur rendimentin e GPU-ve. Per te permiresuar cilesine e imazhit, procesoret perdorin:
    • Pamjen e plote kunder deformimit (Full scene anti aliasing - FSAA), e cila lemon cepat e objekteve 3-D.
    • Filtrimin anisotropik (Anisotropic filtering – AF), i cili i ben imazhet te duken me te qarta.
    Ne menyre te ngjashme, edo kompani ka zhvilluar teknika te veeanta per te ndihmuar GPU-te te aplikojne ngjyrat, krijimin e hijeve, strukturen dhe modelet.
    KARTELA GRAFIKE Des75k
    Kur GPU-ja krijon imazhet, asaj i lipset te mbaje diku informacionin dhe imazhet e plota. Per kete qellim GPU-ja perdor RAM-in e kartes, duke ruajtur te dhenat per edo piksel, per ngjyren dhe vendin e tij ne ekran. Gjithashtu, pjese te RAM-it mund te veprojne si nje kornize e perkohshme ruajtjeje, domethene qe ajo ruan imazhet e plota derisa te vije koha per t’i shfaqur ato. Ngjashem me sa me siper, RAM-i i videos punon me shpejtesi te madhe dhe eshte me pershtatje te dyfishte, qe do te thote se sistemi ne te njejten kohe mund te lexoje nga dhe te shkruaje te ai.
    RAM-i lidhet direkt te konverteri dixhital-ne-analog, quajtur shkurtimisht DAC. Ky konverter, i quajtur RAMDAC, i transferon imazhet ne nje sinjal analog qe mund ta perdore monitori. Disa karta kane RAMDAC-e te shumefishte, te cilet mund te permiresojne ekzekutimin dhe te mbeshtesin me shume se nje monitor.
    RAMDAC dergon figuren perfundimtare te monitori nepermjet nje kablloje. Kjo lidhje dhe nderfaqet e tjera jane treguar me poshte.
    KARTELA GRAFIKE 2up5zco
    KARTELA GRAFIKE 2dgnuyt

      Ora është Sat Apr 27, 2024 5:56 am