Si mund te fik nje kompjuter nga nje kompjuter tjeter ne rrjet

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Si mund te fik nje kompjuter nga nje kompjuter tjeter ne rrjet

    Mesazh  Admin prej Thu Apr 16, 2009 6:41 am


    Nese keni kompjutera me sistem shfrytezimi Windows 2000, XP apo Vista, mund ta fikni lehtesisht nje kompjuter ne rrjet, pa qene nevoja t'i uleni perballe. Per kete mund te perdorni komanden “shutdown” nepermjet hapave ne vijim:

    Start-> Run-> shkruani “shutdown -i” (pa thonjezat). Ne ekran do t'ju shfaqet nje dritare si ne figuren e meposhtme.

    Sie mund te shihet, ketu kemi dy zgjedhje te mundshme. Fillimisht duhet te specifikoni emrin ose adresen IP te kompjuterit qe doni te fikni, duke klikuar ne butonin “Add”. Me pas zgjidhni opcionin “Shutdown”. Nese doni ta lajmeroni perdoruesin qe eshte duke perdorur kompjuterin qe ju deshironi te fikni, atehere lereni te perzgjedhur alternativen “Warn users of the action”. Ndersa nen zerin “Shutdown Event Tracker” zgjidhni nje alternative qe do te jete ne ditarin e ngjarjeve dhe vendosni nje koment.

    Nese nuk arrini ta fikni nje kompjuter ne rrjet, kjo mund te vije per shkak te arsyeve te meposhtme:

    - Administratori i rrjetit mund te kete vendosur politika sigurie te cilat ndalojne fikjen e kompjuterave ne distance.

    - Administrimi i kompjuterit ne distance ose $ADMIN eshte joaktiv.

    - Keni hyre nen llogarine e nje perdoruesi qe nuk ka te drejta administrative.

    Sintaksa e komands “shutdown”
    shutdown [-i | -l | -s | -r | -a] [-f] [-m \\computername] [-t xx] [-c "comment"] [-d up:xx:yy]
    pa argument shfaq kete mesazh (njesoj si shutdown -e)
    -i shfaq nderfaqesin grafik (si figura lart), duhet te jete komanda e pare ne radhe per te perdorur kete nderfaqe
    -l log off (nuk mund te perdoret me opcionin -m)
    -s fik kompjuterin
    -r fik dhe rindez kompjuterin
    -a nderpret fikjen e kompjuterit
    -t xx fik kompjuterin pas xx sekondash
    -f detyron aplikacionet te mbyllen pa paralajmerim

      Ora është Sun Dec 04, 2016 4:09 pm