Si te instaloj dy sisteme opertive

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Si te instaloj dy sisteme opertive

    Mesazh  Admin prej Thu Apr 16, 2009 6:40 am

    Nuk po arrin te zgjedhesh midis Windows Vista-s dhe XP-se (ose Windows dhe Linux-it)e S’ka problem! Perdori te dyja!



    Nese ke blere kompjuter te ri gjate vitit te fundit, ka shume mundesi qe ta kesh marre me Windows Vista-n te instaluar. Po nese ke ndonje softuer qe nuk perputhet me te, si i behete Apo ne rast se e ke provuar Vista-n dhe ke thene me vete “S’qenka gje!”e Cilado qofte situata, ne ofrojme nje zgjidhje: Mund ta konfigurosh kompjuterin ne menyre te tille qe te pranoje dy sisteme dhe te zgjedhesh ate qe deshiron sa here ta ndezesh. Keshtu mund ta njohesh Vista-n pak e nga pak, duke patur ende sherbimin e aneve te kendshme te XP-se, ose mund te flirtosh paksa me Linux-in, pa u angazhuar seriozisht. Gjitheka qe te duhet jane: CD-te e sistemeve operative dhe nje ose dy ore nga koha e fundjaves.



    1. Ngjesh diskun e ngurte
    Nuk mund ta instalosh XP-ne ne te njejtin particion (ndarje) te diskut te ngurte ku ndodhet edhe Vista. Prandaj duhet te perdoresh nje aplikacion te posaeem te perfshire ne Vista, ne menyre qe te lirosh ca hapesire per nje particon te XP-se.

    Fillimisht, shih se sa hapesire te lire ke dhe sa do te duhet te lirosh. Sistemi operativ XP kerkon vetem 1.5 GB, por duhet te lirosh me shume se kaq per aplikacionet dhe te dhenat. Per te ruajtur te dhenat qe krijon ne XP mund te perdoret edhe ndarja ku eshte instaluar Vista, por aplikacionet qe deshiron t’i hapesh me XP duhet t’i instalosh detyrimisht ne ndarjen e XP-se.

    Shkruaj madhesine e hapesires qe deshiron te perdoresh per ndarjen e re.


    Nese ke ne tryezen e kompjuterit (desktop) ikonen Computer, klikoje me te djathten dhe zgjidh Manage. Perndryshe, kliko Start, pastaj me te djathten mbi Computer dhe zgjidh serish Manage. Kjo ben qe te hapet programi Computer Management (Menaxhimi i Kompjuterit) i Vista-s. Ne panelin e lundrimit ne te majte, kliko Disk Management (Menaxhimi i Diskut). Pas pak ne panelin qendror do te te shfaqen drive-te e disponueshem. Kliko me te djathten mbi C: dhe pastaj zgjidh Shrink Volume (Ngjeshe Njesine).

    Masa e ngjeshjes se drive-it perkthehet ne hapesire te liruar per XP-ne. Megjithate Vista nuk te lejon te lirosh te gjithe hapesiren e mundshme. Kesisoj, kompjuteri qe perdorem ne kishte nje disk te ngurte prej 160 GB, nga te cilat 100 GB ishin te lira, dhe ne arritem ta ngjeshnim vetem ne 43 GB. Per te ngjeshur 30 GB shkruajtem “30000” ne fushen perkatese dhe pastaj klikuam Shrink. Nese deshiron 15 GB p.sh. per XP, shkruaj “15000”.


    2. Trazoji shkronjat e drive-eve
    Pepara se ta shnderrosh hapesiren e liruar ne nje particion per XP-ne, ki parasysh te emertosh me nje shkronje tjeter drive-in e CD-se ose te DVD-se. Ky eshte nje hap fakultativ, por vlen per ata perdorues qe deshirojne t’i kene te emertuar drive-t e tyre me shkronja te njepasnjeshme. Ne rastin kur drive-in optik e keni te emertuar D:, atehere particioni i ri i XP-se do te emertohet E:, ne rast se nuk e riemertoni drive-in optik.

    Fale Vista-s ky proces eshte mjaft i lehte. Sigurohu qe te kesh futur nje disk ne drive.
    http://i33.tinypic.com/10glfgi.gif
    Ndrysho shkronjen e drive-it optik nese deshiron t’i kesh te njepasnjeshem emertimet e diskut te ngurte.


    Gjej drive-in ne pjesen e poshtme te panelit qendror (ka shume mundesi te kete emer te tipit “CD-ROM 0”, edhe nese eshte nje djeges DVD-sh), klikoje me te djathten dhe zgjidh Change Drive Letter and Paths (Ndrysho Shkronjen dhe Vendndodhjen e Drive-it). Tani kliko te butoni Change (Ndrysho) dhe te dritarja qe del zgjidh shkronjen qe deshiron per drive-in optik.

    Ky ndryshim mund te ndikoje te lojerat ose te programe te tjere qe perdorin shkronja specifike drive-sh per t’u instaluar. Ne kete rast duhet t’i riinstalosh programet, ne menyre qe ta dine se ku te kerkojne per shkronjen e re.



    3. Krijo nje ndarje te re
    Edhe nese vendos ta ndryshosh shkronjen e drive-it, duhet te krijosh nje particion me hapesiren e liruar ne hapin 1. Kerko ne pjesen e poshtme te panelit qendror per nje kuti me nje shirit te zi ku shkruhet “X gigabytes Unallocated” (X gigabyte te Pandara). “X” tregon me perafersi sasine e kujteses se liruar per ndarjen e re. Kliko me te djathten te kutia dhe zgjidh New Simple Volume (Njesi e Re e Thjeshte). Si rezultat i kesaj, do te dale nje udhezues qe tregon hapat pasardhes. Kliko Next derisa te arrish te seksioni Format Partition (Formato Ndarjen).


    Opcionet e tjera mund t’i lesh te pandryshuara, por te duhet nje emertim per njesine, ne menyre qe ta identifiko particionin.


    Opcionet e tjera mund t’i lesh te paprekura, por ki parasysh te shkruash dieka kuptimplote ne fushen Volume Label (Etiketa e Njesise), si per shembull “XP”. Kliko te kutia e “Perform a quick format” (Kryej nje Formatim te Shpejte), kliko Next dhe pastaj Finish. Krijimi i drive-it te ri nuk zgjat me shume se nje minute. Me te perfunduar kjo, dil nga dritarja Computer Management dhe rindiz kompjuterin.



    4. Instalo Windows XP-ne
    Rindize kompjuterin, por kete here fut diskun e XP-se ne drive dhe mos lidh asnje pajisje ne portat USB. Kjo eshte pjesa me e lehte, dhe njekohesisht me e gjata, e te gjithe procesit: Gjithsa duhet te besh eshte te ndjekesh instruksionet e udhezuesit per instalimin e XP-se. Parapergatitu per ate qe do te te dale para syve: Kur arrin te dritarja “Choose your partition” (Zgjidh particionin tend), do te shohesh vetem drive-in C:. Shtyp ne tastjere Esp, dhe do te te shfaqet nje liste e plote me particione te gatshme. Zgjidh ndarjen XP, shtyp Enter dhe zgjidh “Leave the current file system intact (no changes)” [(Lere te paprekur sistemin aktual te skedareve (pa ndryshime)].

    Zakonisht duhet 30-60 minuta per te instaluar Windows XP-ne. Me t’u bere kjo, vjen koha te merresh me driver-at per karten e zerit, karten e rrjetit dhe per printerin. Kete mund ta besh tani ose me vone, por ki parasysh se s’do te mund ta hapesh Vista-n deri sa te perfundosh edhe hapin tjeter.



    5. Instalo VistaBootPro-ne
    Kur ta hapesh kompjuterin me XP, instalo edhe programin VistaBootPro (te DVD-ja shoqeruese e ZERO-s). Kjo do te te kurseje bezdine e komandimit manual te butimit te Vista-s. Ki parasysh se duhet te instalosh edhe programin .NET Framework 2.0 te Microsoft-it (e ke ne ZERO DVD). Hape VistaBootPro-ne dhe kliko butonin System Bootloader (Butuesi i Sistemit – Programi per Butimin e Sistemit). Do te te shfaqen dy seksione. Zgjidh Windows Vista Bootloader (Butuesi per Windows Vista) ne te parin dhe All Drives (Gjithe Drive-t) ne te dytin. Zgjidh opcionin Force Bootloader Install dhe pastaj kliko butonin Install Bootloader (Instalo Butuesin).

    Pas kesaj dil nga programi VistaBootPro dhe rindize kompjuterin. Tani duhet te kesh perpara syve nje meny butimi. Nepermjet shigjetave zgjidh Vista-n ose XP-ne dhe shtyp Enter per te hapur sistemin operativ. Nese nuk te shfaqet menyja, ose te del ndonje problem tjeter, drejtohu te forumi i kujdesit te perdoruesit te VistaBootPro (www.pronetworks.org/forum). Ne rast se nuk ia del dot me anglishten, s’te mbetet vee te na shkruash ne [eeeeeeeKjo[/email] adrese e-mail-i eshte e mbrojtur nga spam bots, duhet te aktivizoni Java skriptet per te pare ate



    Instalo Vista-n dhe Linux-in se bashku
    Me gjithe zhurmen qe po behet se fundmi per sistemin operativ Linux - softueret e shumte falas, imuniteti ndaj viruseve dhe programeve spiune - eshte fare e natyrshme te behesh kureshtar rreth tij. Nese te ka zene edhe ty meraku nga fjaler poshte e perpjete, tani mund ta konfigurosh kompjuterin me dy sisteme operative: me Vista-n dhe Linux-in. Nje kerkim i vogel ne ueb per “Vista Linux dual boot” (Vista Linux butim i dyfishte) do te te jape udhezues te shumte se si te procedosh e te shuash merakun. Nese je vertet ambicioz, kerko “Vista triple boot” (Vista butim i trefishte), per udhezime se si te instalosh Vista-n, XP-ne dhe Linux-in; te gjithe ne te njejtin kompjuter.

    Por fakti qe sistemet operative jane shume te ndryshem, i nderlikon shume gjerat dhe as mos e eo neper mend ta besh nese nuk ia ke ndopak idene Linux-it. Nje gabim i vetem mund te fshije regjistrin kryesor te butimit te kompjuterit (qe eshte gje shume e keqe, degjome mua!) ose te gjithe diskun e ngurte (eka mund te jete me keq akoma). Duhet te rezervosh patjeter gjitheka te rendesishme, perpara se te ndermarresh nje aventure Windows-Linux.

    Ka edhe nje menyre me te thjeshte per te bere nje xhiro me Linux-in, pa u ngaterruar fare me sistemin. Quhet “Live CD” dhe me pak fjale eshte Linux-i ne nje disk butimi. Kur ndez kompjuterin me diskun brenda ne drive, ai ngarkon ne kujtese sistemin operativ (se bashku me nje game te gjere programesh falas), duke te falur nje perjetim te plote te pervojes ne Linux, pa ndryshuar asnje presje ne sistem. Me te mbaruar pune, fike kompjuterin, hiq diskun dhe kur ta ndezesh heren tjeter do te kthehe te Vista.

    Per te filluar duhet te shkarkosh nje skedar imazh te Linux-it. Kete mund ta besh te www.ubuntu.com , ose kerko ne Google “Linux Live CD” per te gjetur mundesi te tjera. Pasi ta kesh shkarkuar imazhin, duhet nje CD bosh dhe nje program qe t’i shnderroje skedaret imazh ne disk butimi. Nese nuk ke te instaluar nje pakete per djegjen e disqeve, si per shembull Nero apo Roxio Easy Media Creator, per kete mund te perdoresh programin ImgBurn .

      Ora është Sun Dec 04, 2016 4:10 pm