Thaçi për Thaçin

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Thaçi për Thaçin

    Mesazh  Admin prej Mon May 04, 2009 5:04 pm

    Prishtinë, 3 maj - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në një intervistë për të përditshmen "Zëri", ndër të tjera ka shpjeguar edhe arsyet e ftohjes së raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas liderit të PDSH-së, "asgjë nuk kryhet dhe nuk përfundon papritmas. Duhet analizuar me korrektësi tërë procesin. Së pari unë kurrë s'i kam pasur raportet kaq të mira me të, ngaqë paraprakisht nuk e kam njohur. Raporte të mira me të ka pasur kryetari i mëparshëm i PDSH-së, z.Xhaferi. Duhet marrë parasysh se çdo drejtues partie ka mënyrën, metodën e vet të veprimit. Unë parapëlqej që raportet në skenën politike të obligohen me marrëveshje, me programe të konkretizuara", ka thënë fillimisht lideri i PDSH-së. Ndërkaq duke shpjeguar, siç u shpreh ai, elementin subjektiv, lideri i PDSH-së ka thënë se është pak i zhgënjyer me "insistimet e kryeministrit kosovar që të përvetësojë çdo iniciativë". Si shembull këtu ai merr rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Po ashtu, më zhgënjeu fakti që në seancën solemne të shpalljes, nuk ishte prezente familja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, që asokohe e mbronte veten dhe Kosovën në Gjykatën e Hagës", ka shtuar Thaçi.
    Përfundimisht, vijoi ai, m'u duk e pakuptimtë mungesa e ftesës për subjektet politike shqiptare jashtë Kosovës që kanë dhënë vazhdimisht kontribut të rëndësishëm në procesin e pavarësimit të saj. Sidoqoftë, Menduh Thaçi ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Hashim Thaçit dhe e respekton vendimin e popullit shqiptar të Kosovës, respektivisht institucionin e kryeministrit.
    Ai ka thënë se ka vërejtje për takimet e kryeministrit kosovar me palën maqedonase. "Natyrisht që kam vërejtje për takimet me përfaqësuesit e Maqedonisë duke anashkaluar faktorin politik shqiptar. Marrë në tërësi, unë insistoj që raportet të mos jenë private, por profesionale dhe të barabarta", ka thënë Thaçi.
    I pyetur për afrimin e tij me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Thaçi ka thënë se ky afrim ka një arsye objektive, pasi që sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjithnjë e më tepër po ankorohet në pozicionin e djathtë, ashtu si edhe PDSH-ja.


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:40 am