Shehadeti në çastet e vdekjes

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Shehadeti në çastet e vdekjes

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 11:02 am

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Shehadeti apo fjala "La Ilahe Ila Allah" në çastet e vdekjes ka efekte të mëdha në shlyerjen e mëkateve, ngase është një dëshmi prej një robi i cili beson dhe e kupton realitetin e kësaj fjale. Epshet e tij kanë vdekur, është dobësuar shpirti i tij tiran, shpirti i tij është nënshtruar dhe dobësuar pas një degjenerimi dhe rebelizmi, është kthyer tek Allahu, subhanehu ve teala, pasi që ishte larguar, e në këto qaste dhe momente të vështira në agonitë e vdekjes u mënjanuan dëshirat për të mira të kësaj bote. Ndaj u paraqit para Krijuesit, Shpikësit dhe ndihmësit të saj në mënyrën e përsosur dhe më me shpresë për mëshirën e Allahut, subhanehu ve teala, ngase të gjitha shkaqet e shirkut mënjanohen dhe e kuptuan se të gjitha adhurimet kushtuar tjerëve janë të kota.

    U larguan nga ai ato sfida dhe dëshira me të cilat ishte i preokupuar dhe i mblodhi të gjitha mundet dhe qëllimet dhe ishte i preokupuar si do të paraqitet para Allahut, subhanehu ve teala. Iu drejtua Allahut, subhanehu ve teala, me gjithë trupin e tij, me zemrën dhe shpirtin e tij, iu nënshtrua vetëm Allahut, subhanehu ve teala, u barazua e jashtmja dhe e brendshmja, dhe e shqiptoi fjalën "La Ilahe Ila Allah" me sinqeritet nga zemra pasi që zemra e tij u shmang nga mbështetja në tjetërkënd dhe kërkimi ndihmë prej dikujt tjetër pos Allahut, subhanehu ve teala.

    Janë larguar të gjitha të mirat e kësaj bote nga zemra e tij dhe është afruar kthimi tek Krijuesi i tij, u shuk shkëndija e epsheve, u mbush zemra me dashuri ndaj Xhenetit, dhe u bë e dashur Dita e Gjykimit para syve të tij, kurse dynjaja dhe të mirat e kësaj bote i la pas shpine. Andaj kjo dëshmi ("shehadet") e sinqertë është vula dhe përfundimi i veprave të tij, e kjo fjalë e sinqertë e pastron prej mëkateve dhe e fut në Xhenet, ngase e takoi Allahun, subhanehu ve teala, me dëshminë e sinqertë dhe me fjalën "La Ilahe Ila Allah" dhe u përputhën e jashtmja me atë që ishte në zemër dhe, e fshehta dhe e dukshmja.

    Po ta thoshte këtë fjalë në këtë mënyrë dhe në këtë gjendje në ditët kur ishte i shëndoshë, do të nevrikosej nga kjo botë dhe banorët e saj, e do të kthehej tek Allahu, subhanehu ve teala, do të gjente dashamirësi dhe ngrohtësi tek Allahu, subhanehu ve teala, e jo tek dikush tjetër.

    Por kur ishte i shëndosh dëshmoi me zemër të mbushur me epshe dhe dashuri ndaj të mirave të kësaj bote dhe shpirt të mbushur me kërkimin e pozitës dhe të mbështeturit tek dikush tjetër. Por po ta thoshte këtë fjalë ashtu siç e thotë njeriu në çastet e vdekjes, do të kishte tjetër jetë e jo jetë shtazarake.
    __________________


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:38 am