Çfarë e mohon Shehadetin?

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Çfarë e mohon Shehadetin?

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 10:56 am

    Përgjithësisht është e njohur që Islamin e shkatërrojnë format më të ndryshme të mosbesimit, politeizmit, hipokrizisë dhe të dezertimit nga feja. Para se të fillojmë të flasim mbi këtë, nuk mundemi e të mos cekim një parim të rëndësishëm (rregull) sipas të cilit veprojnë të gjithë pasuesit e traditës së shëndoshë dhe koncenzusit të ehli-s-sunne-we-l-xhema’a mbi rregullimin e çështjes së fesë, pa marrë parasysh a ka të bëjë me mësimet e saj themelore apo mësimet dytësore, përmes prizmit të këtij parimi do t’u jepet përgjigja mësimeve të sektit murxhit, të cilët u trimëruan dhe e shkelën të mësuarit themelor të kësaj feje, dhe havarixhëve, të cilët shkuan në pafundësi dhe devijim nga rruga e drejtë. Feja islame është rrugë qëndrore në mes ekzagjerimit dhe neglizhencës.

    Mbi këtë problem është diskutuar shumë, si në kohët e lashta ashtu edhe sot, dhe secili e kishte drejtimin dhe mënyrën e vet të të menduarit. Më duket se mbi këtë çështje dijetari Ibn el-Kajjimi, ka pasur mendim të vërejtur. Mbi këtë pjesërisht kemi treguar edhe më herët, e këtu, përkundër gjatësisë së tij, duke pasur parasysh seriozitetin e çështjes mbi të cilën flasim, do ta citojmë në tërësi. Ai, Allahu e mëshiroftë, duke folur mbi namazin thotë:
    “Mosbesimi dhe besimi (kufri dhe imani) qëndrojnë në kundërshtim njëri me tjetrin. Duke qenë që imani ka drurin e vet me degë të shumta, secila nga këto degë quhet iman. Kështu p.sh. për namazin thuhet se është pjesë e imanit, rast i njejtë është edhe për zekatin, haxhxhin, agjërimin, veprat e fshehta, si: turpi (të qenët i turpshëm dhe modest), të mbështewturit në Allahun (tevekkul), frikërespekti, pendimi dhe kështu me radhë, deri te largimi i ndonjë pengese nga rruga. Të gjitha këto janë pjesë të imanit.”

    Ndërkaq, këto pjesë nuk janë të njëjta, ka të tilla të cilat nëse zhduken, zhduket edhe imani, sikurse është p.sh. Shehadeti.

    Nga ana tjetër, ka të tilla, lënia e të cilave nuk e privon njeriun nga imani, siç është largimi i pengesës nga rruga. Në mes pjesës së parë dhe pjesës së fundit të imanit ka dallim të madh. Kështu është rasti edhe me pjesët e tjera. Disa nga ato janë më afër shehadetit, të tjerat më afër pjesës së largimit të pengesës nga rruga. Mosbesimi (kufri), gjithashtu, i ka degët dhe pjesët e veta kryesore. Siç janë degët e imanit, ashtu janë edhe degët e mosbesimit. Turpi p.sh., është pjesë e imanit, kurse paturpësia pjesë e mosbesimit. Sinqeriteti është pjesë e imanit, kurse gënjeshtra pjesë e mosbesimit. Namazi, zekati, haxhxhi dhe agjërimi janë pjesë të imanit, kurse lënia e tyre pjesë e mosbesimit. Gjykimi me atë që ka shpallur Allahu është pjesë e imanit, kurse gjykimi sipas asaj që nuk ka shpallur Allahu është pjesë e mosbesimit. Çdo lloj i mosnënshtrimit ndaj Allahut është pjesë e mosbesimit, kurse nënshtrimi ndaj Allahut pjesë e imanit.

    Degët e imanit janë dy llojesh, ato që kanë të bëjnë me fjalë dhe ato që kanë të bëjnë me vepra. Ashtu është edhe me degët e mosbesimit. Disa kanë të bëjnë me fjalë e disa kanë të bëjnë me vepra. Disa nga degët e imanit, të cilat kanë të bëjnë me fjalë, në rast të mungesës së tyre tërheqin pas vetes edhe mungesën e imanit. Ashtu është edhe me pjesët që kanë të bëjnë me vepra, mungesa e të cilave paraqet përfundimin e imanit. Njësoj është edhe me pjesët e mosbesimit që kanë të bëjnë me fjalë dhe vepra. Ashtu si me të folurit e fjalëve të mosbesimit, qëllimisht apo me vetëdije, njeriu mund të bëhet mosbesimtar, edhe me veprimin e mosbesimit, p.sh.: përkulja para statujave apo shkatërrimi i Kur’anit, ai bëhet mosbesimtar. Kjo sipas një baze.

    Ndërkaq, ekziston edhe baza tjetër sipas së cilës imani përbëhet edhe nga fjalët edhe nga veprat. Fjalët ndahen në dy grupe: Fjalë të zemrës, e ai është besimi, dhe fjalë të gjuhës, e ato janë të vërtetuarit me zemër, shehadeti.

    Veprat gjithashtu, ndahen në dy grupe: Qëllimi (nijet) me zemër dhe sinqeritet, dhe veprat me gjymtyrë. Nëse këta katër përbërës zhduken, atëherë zhduket edhe imani në tërësi. Nëse mungon pjesa e vërtetuar me zemër, pjesët e tjera nuk vlejnë, sepse të vërtetuarit me zemër është kusht për të besuarit e duhur. Por, çka nëse krahas të vërtetuarit me gjuhë mungon të vërtetuarit me zemër?

    Rreth kësaj çështjeje u krijua konfliktu në mes murxhitëve dhe pasuesve të traditës së shëndoshë (ehli-s-sunneh). Pasuesit e traditës së shëndoshë janë të pajtimit se me këtë rast zhduket imani dhe të vërtetuarit me gjuhë, në rast të mungesës së të besuarit me zemër, nuk vlen, sikurse që nuk u vlen as Iblisit, as Faraonit dhe popullit të tij, as jehudëve dhe as idhujtarëve të cilët haptazi apo fshehurazi pranonin që i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem nuk gënjen, por nuk e pranonin e as nuk e pasonin.

    Pra, nëse imani zhduket në rast të mungesës së të vërtetuarit me zemër dhe të shprehurit me gjuhë, është e pakontestueshme që do të zhduket edhe me zhdukjen e veprave.

    Kjo aq më parë nëse mungesa e të vërtetuarit me vepra ka qenë e kushtëzuar me mungesën e të vërtetuarit me zemër, çka vetvetiu, siç kemi thënë, e ka shfuqizuar edhe të vërtetuarit me gjuhë. Sipas kësaj, nga mosnënshtrimi me zemër rrjedh edhe mosnënshtrimi me vepra, e ky është kuptim i plotë i imanit.

    Imani, siç kemi thënë nuk është vetëm të vërtetuarit me gjuhë, por ai duhet të nënkuptojë të besuarit me zemër në atë që shqiptohet me gjuhë nga njëra anë dhe nga ana tjetër nënshtrimin dhe të udhëhequrit me vepra. Ashtu është edhe me udhëzimin “el-huda”, i cili është vetëm njohje e së vërtetës dhe sqarimi i saj, por përkrah njohjes, është i duhur pasimi dhe veprimi praktik në pajtim me të. Edhe pse pjesa e parë me kushtëzim quhet udhëzim “el-huda”, ai me plot kuptimin e fjalës nuk është i tillë (derisa sipas diturisë nuk veprohet praktikisht). Gjithashtu, të vërtetuarit e të besuarit me gjuhë, edhe pse quhet vërtetim (tasdik), mundet, por nuk është edhe i obliguar ta ketë kuptimin e imanit. Prandaj është e nevojshme që të verifikosh vazhdimisht vetveten mbi këtë pjesë themelore të imanit dhe të kujdesesh për të.

    Ja sqarimi edhe sipas një baze. Mosbesimi (kufri) pasqyrohet në dy mënyra: në mosbesimin në vepra dhe në mosbesim mohues dhe kokëfortë.

    Mosbesimi është mohimi i rreptë dhe me kokëfortësi i çdo gjëje me të cilën ka ardhur i Dërguari nga Allahu xh.sh., si dhe mohimi me kokëfortësi i Emrave të Zotit, Cilësive, Veprave dhe Urdhrave të Tij. Ky lloj i mosbesimit në vepra ndahet në dy pjesë: pjesa kundruall së cilës qëndron imani, dhe pjesa kundruall së cilës ai nuk qëndron. Kështu është p.sh. përkulja ndaj statujave, nënçmimi i mus’hafit apo vrasja dhe fyerja e të Dërguarit, e cila është në kundërshtim të plotë me imanin.

    Gjykimi sipas diçkaje tjetër e jo sipas asaj që ka shpallur Allahu, lënia e namazit, i ngjashëm është edhe të treguarit në praktikë i mosbesimit në vepër dhe askush nuk mund ta heqë emrin e mosbesimit nga një mosbesim i tillë, pasi që me atë emër e kanë quajtur Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ai i cili gjykon me diç tjetër e jo me atë që ka shpallur Allahu dhe ai i cili lë namazin është mosbesimtar sipas fjalëve të Dërguarit, sal’allahu alejhi we selem.

    Ndërkaq, këtu kemi të bëjmë me mosbesimin në vepra e jo me mosbesimin në të besuar. Është e pamundur që Allahu, ta emërtojë kot si mosbesimtar dhe që po me këtë emër i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ta emërtojë atë që lë namazin.

    I Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ia ka mohuar imanin lavirit (prostitutit), hadutit, alkoolistit dhe fqinjit zemërzi. Ky mohim ka të bëjë me mosbesimin në vepër e jo me mosbesimin në të besuar.

    Në këtë kontekst duhen kuptuar edhe fjalët e të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem, në hadithet vijuese:

    “Pas meje mos u ktheni në mosbesim duke i prerë qafat njëri-tjetrit (duke e mbytur njëri-tjetrin)!”

    “Kush shkon te falltori dhe i beson çka thotë apo i afrohet gruas së vet nga prapa (si homoseksualët), e ka shkelur dhe mohuar atë që i është shpallur Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem.”

    “Nëse njeriu vëllait të vetë i thotë “mosbesimtar”, atëherë njëri prej tyre është mosbesimtar.”

    Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me mosbesimin në vepër dhe jo me mohimin.

    Allahu i Lartësuar atë që pjesërisht punon sipas Librit të Tij, e pjesërisht nuk punon, e ka quajtur besimtar sipas asaj që është duke punuar, ndërsa mosbesimtar në atë pjesë sipas së cilës nuk punon:
    “Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie. Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t’i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. C’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.” (El-Bekare, 84-85)

    I Lartësuari thotë se ata e kanë dhënë besimin dhe janë obliguar që do t’i përmbahen asaj që u është urdhëruar. Argument për këtë është se ata kanë vërtetuar që nuk kanë për ta vrarë dhe nuk kanë për ta dëbuar njëri-tjetrin. I Lartësuari më tutje thotë që dëgjueshmërinë ndaj Tij e kanë pezulluar dhe, njëra palë tjetrën filloi ta vriste dhe ta dëbonte nga vendi. Kjo do të thotë mohimi i asaj në çka janë obliguar në Libër. I Lartësuari mandej thotë se ata i riblejnë ata të cilët janë zënë rob, e kjo do të thotë që në atë pikpamje besojnë dhe i përmbahen zotimit që është dhënë në Libër. Sipas kësaj, ata janë besimtarë në atë pjesë të cilën e zbatojnë premtimin e dhënë, ndërsa mosbesimtarë në atë pjesë të cilën e shkelin.

    Prandaj, kundruall argumentimit praktik të imanit në vepra qëndron argumentimi përkatës i mosbesimit në vepra, sikurse që kundruall imanit në zemër qëndron mosbesimi në zemër. Këtë pohim tonin e vërtetojnë edhe fjalët e të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem, sepse në hadithin sahih qëndron se ka thënë:
    “Fyerja e muslimanit është mëkat (fusukun), kurse të luftuarit kundër tij është mosbesim (kufrun).”

    Vazhdon In'shallah...
    __________________
    Dhe torturimi i vëllezërve, dhe mbytja e thirrësve,
    qoftë ajo edhe me qindra;
    Vetëm se e ka ngritur flamurin e besimit,
    dhe e ka manifestuar Teuhidin e së vërtetës dhe të fesë;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin dhe për ta ndihmuar një fe,
    burgjet janë parfumosur dhe vdekja është e ëmbël;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin e Gjithë Fuqishëm dhe Bujarë, jeta dhe fëmijët nuk kanë ndonjë domethënie...
    (Ebu Muhamed el-Makdisi)


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Re: Çfarë e mohon Shehadetin?

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 10:57 am

    Pra, i Dërguari ka bërë dallim në mes fyerjes së muslimanit dhe luftës kundër tij, gjatë të cilit fyerjen e ka quajtur mëkat që nuk e nxjerr domosdo nga imani, derisa tjetrin e ka quajtur mosbesim. Gjithsesi, këtu mendohet mbi mosbesimin të argumentuar në vepër, e jo atë që fshihet në zemër. Ky lloj i mosbesimit në tërësi nuk të nxjerr nga Islami dhe nga përkatësia në bashkësinë Islame në kuptimin më të gjërë të fjalës, sikurse që nuk e nxjer as zinaqarin (prostitutin), hajdutin dhe alkoolistin, megjithëse janë të privuar nga veçoritë e imanit.

    Sqarimi i tillë duhet të pranohet vetëm nga as’habët, të cilët më së miri e njihnin Kur’anin dhe çështjet e lidhura me Islamin; çka është të besuarit, çka është mosbesimi dhe çka rrjedh nga ato. Gjeneratat e mëvonshme, sidomos në kohën e fundit, nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë mendonin as’habët nën këtë, prandaj u ndanë në mendime. Të parët, kryesit e mëkateve të mëdha i përjashtonin nga radhët e muslimanëve dhe ua shqiptonin qëndrimin e përhershëm në Xhehennem (Mendohet për Havarixhët), derisa të tjerët edhe më tutje i konsideronin si besimtarë me plot kuptimin e fjalës. (Mendohet për Murxhitët)

    Ndërkaq, as të parët e as të dytët nuk kanë të drejtë, sepse të parët kanë qenë shumë të rreptë (tejkalues), derisa të dytët kanë qenë shumë të butë.

    Pra, edhe të parët edhe të dytët kanë shkuar në skajshmëri (ekstremitet). Përkundër këtyre, Allahu pasuesit e traditës së shëndoshë (ehli-s-sunneh) i ka drejtuar rrugës qendrore, në mes meth’hebeve, siç është Islami rrugë qëndrore në mes feve. Këtu nën mosbesim (kufër), hipokrizi (nifak), politeizëm (shirk), amoralitet (fusuk) dhe padrejtësi (dhulm) nuk mendohet në forma të mëdha, por në forma të vogla. Sufjan bin Ujejne nga Hisham bin Hixhri, ky nga Tavusi, e ky nga Ibn Abbasi, transmeton në pikëpamje të Fjalëve të të Lartësuarit:
    “...E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues (mosbesimtarë të vërtetë).” (El-Ma’ide, 44) ka thënë: “I ka quajtur mosbesimtarë në pikëpamje të gjykimit. Ata, përsëri nuk janë të njëjtë si ai i cili nuk beson në Allahun, melaiket, librat dhe të Dërguarit”. Në versonin e dytë nga ai transmetohet se për këtë lloj mosbesimi ka thënë: “Ky lloj i mosbesimit nuk nxjerr në tërësi nga feja”.

    Veki’ bin Sufjani nga Ibn Xhurejxhi e ky nga ‘Atau transmeton të ketë thënë:
    “Nën mosbesimin (kufër), padrejtësinë (dhulm) dhe amoraliteti (fisk), i cili përmendet këtu, mendohet për mëkatin (kufrin) e vogël e jo në atë të madhin.”
    Për këtë pohim ‘Atau paraqet argumente nga Kur’ani dhe thotë se Allahu i Lartësuar atë që gjykon sipas diçkaje tjetër e jo sipas asaj që Ai e ka shpallur, e ka quajtur mosbesimtar (kafir). Me këtë emër e quan edhe atë që e mohon atë që i është shpallur të Dërguarit të Tij. Ndërkaq, këta dy lloj mosbesimtarësh nuk janë të njëjtë.

    Allahu i Lartësuar mosbesimtarët i ka quajtur të padrejtë (zullumqarë, mizorë), në fjalët vijuese:
    “...Pabesimtarët janë mizorë.” (El-Bekare, 254)

    Ndërkaq, me të njëjtën fjalë (dhalim) e ka quajtur edhe atë i cili thyen rregullat mbi martesën dhe shkurorëzimin.
    “...e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten...” (El-Talak, 1)

    I Lartësuari më tutje thotë se edhe Junusi alejhi selam e ka quajtur vetveten me këtë emër.
    “...’Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje, Ti je i Pastër nuk ke të meta, unë i bëra padrejtësi vetes!.’.” (En-Enbija, 87)

    I zgjedhuri i Allahut, Ademi alejhi selam ka thënë:
    “...’Zoti ynë, ne i bëmë padrejtësi (e dëmtuam) vetvetes sonë!’...” (El-Araf, 23)

    Musai alejhi selam, me të cilin Allahu ka folur, ka thënë:
    “...’Zoti ynë, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!’...” (El-Kasas, 16)

    Gjithsesi që nën këtë padrejtësi nuk mendohet mbi padrejtësinë mbi të cilën folëm më parë.
    Allahu i Lartësuar mosbesimtarët i quan edhe të shfrenuar (mëkatarë të mëdhenj), sikurse është rasti në shembujt vijues:
    “...po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me të nuk humb tjetër. Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi që është lidhur ajo...” (El-Bekare, 26-27)
    “Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dal respektit (fasikëve).” (El-Bekare, 99)

    Shembuj të tillë në Kur’an ka shumë. Ndërkaq, edhe besimtarët quhen me këtë emër “fasik”, siç është rasti me shembujt vijues:
    “O ju që besuat, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (El-Huxhurat, 6)

    Ky ajet është shpallur me rastin e ndodhisë me Hakem ibn Ebi El’Asin. Por, çdo mëkatar nuk është i njëjtë. I Lartësuari më tutje thotë:
    “Edhe ata të cilët bëjnë shpifje ndaj grave të ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm (fasikë).” (En-Nur, 4)

    Allahu i Lartëesuar për Iblisin thotë:
    “...Ai ishte nga xhinnët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet...” (Kehf, 50)

    I Lartësuari thotë:
    “...e kush bën (ia fillon ta zbatojë) haxh-xhin në këta muaj, nuk duhet t’i afrohet gruas, nuk bën të marrë nëpër këmbë dispozitat e sheriatit...” (El-Bekare, 197)

    Do të thotë se mëkate (fusuk) aty dhe këtu nuk është i njëjtë.
    Sikurse që mosbesim ka dy lloje, ashtu edhe padrejtësi (të bërit mëkat) dhe padituri (injorancë) ka dy lloje. Për diturinë (xhehlin), i Lartësuari diku thotë që është mosbesim, siç është në ajetin vijues:
    “Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.” (El-A’raf, 199)

    Derisa në rastin tjetër kjo nuk është:
    “Pendimi i pranueshëm tek Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen nga mosdija e pastaj shpejt pendohen...” (En-Nisa, 17)

    Ja, kështu është edhe me politeizmin (shirkun). Ka dy lloje të shirkut: shirku i madh, i cili nxjerr nga feja dhe shirku i vogël, i cili nuk nxjerr nga feja, siÇ është egoizmi (vetëkënaqësia).

    Mbi shirkun e madh (esh-shirku-l-ekber) i Lartësuari thotë:
    “...ai që i përshkruan Allahut shok, Allahu ia ka ndaluar (bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri...” (El-Ma’ide, 72)
    “...e kush i përshkruan Allahut shok, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.” (El-Haxhxh, 31)

    Mbi shirkun e egoizmit (vetëkënaqësisë) i Lartësuari thotë:
    “...e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përshkruaj askë.” (Kehf, 110)

    Në këtë shirk të vogël merr pjesë edhe të betuarit në dikënd tjetër përveç në Allahun. I Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Kush betohet me dikënd tjetër përveç në Allahun, i ka përshkruar shok.” (Ebu Davudi)

    Ndërkaq, përgjithësisht është e njohur se ai i cili betohet me diç tjetër përveç Allahut, betimi nuk e nxjerr nga Islami dhe i tilli nuk quhet mosbesimtar. Në këtë kuptim i Dërguari, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Përshkruarja shok Allahut (shirku) në ummetin tim është më i pavërejtur sesa zvarritja e milingonës”.

    Shiko vetëm se si politeizmi, bërja mëkat, padrejtësia dhe padituria janë të ndara në atë që nxjerr nga feja dhe në atë që nuk nxjerr nga feja.

    Rasti i njëjtë është edhe me hipokrizinë, nga e cila gjithashtu ka dy lloje: hipokrizia në vepër dhe hipokrizia në të besuar. Hipokrizia në të besuar është ajo që Allahu e Gjykon në Librin e Vet dhe për shkak të së cilës i vë njerëzit në fund të zjarrit të Xhehennemit.

    Shembullin e hipokrizisë në vepër i Dërguari i Allahut e paraqet në fjalët e hadithit sahih:
    “Munafiku (dyftyrëshi) i ka tri cilësi: kur flet gënjen, kur premton nuk e mban premtimin dhe kur i besohet diç, ai tradhëton”. Në hadith tjetër sahih gjithashtu qëndron se i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Hipokrit është ai tek i cili gjenden katër gjëra, e tek ai i cili gjendet njëra nga këto, ai atëherë e ka cilësinë e hipokritit derisa nuk i lë ato, e këto janë: Kur flet gënjen, kur premton, nuk e mban premtimin, kur grindet, flet me paturpësi dhe kur i besohet diç, ai tradhton”.

    Kjo lloj dyftyrësie në vepër nuk i përjashton bazat e të besuarit në zemër, por nëse vazhdohet me të dhe i lejohet që të zhvillohet, ajo njeriun në tërësi mund ta nxjerrë nga Islami, madje edhe nëse falet, agjëron dhe mendon se është musliman, sepse imani besimtarin duhet ta pengojë nga cilësi të tilla të këqija.

    Nëse hipokrizisë i lejohet që të marrë hov, deri në atë masë që tek njeriu të mos mbetej asgjë që do ta ruante nga hipokrizia, atëherë ai shndërrohet në dyftyrësh (hipokrit) me plot kuptimin e fjalës.

    Vazhdon In'shallah...
    __________________
    Dhe torturimi i vëllezërve, dhe mbytja e thirrësve,
    qoftë ajo edhe me qindra;
    Vetëm se e ka ngritur flamurin e besimit,
    dhe e ka manifestuar Teuhidin e së vërtetës dhe të fesë;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin dhe për ta ndihmuar një fe,
    burgjet janë parfumosur dhe vdekja është e ëmbël;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin e Gjithë Fuqishëm dhe Bujarë, jeta dhe fëmijët nuk kanë ndonjë domethënie...


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Re: Çfarë e mohon Shehadetin?

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 10:57 am

    Këtë mendim e përkrah edhe Imam Ahmed bin Hanbeli. Ismail bin Se’id Esh-Shelenxhi cek që e ka pyetur Ahmed bin Hanbelin se çfarë mendimi ka ai për atë i cili edhe përkundër asaj që falet, jep zekatin dhe agjëron, edhe më tej vazhdon me mëkate të mëdha, e ai qe përgjigjur se i tilli i takon kategorisë së atyre për të cilët i Dërguari, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Zinahqari, derisa është duke bërë prostitucion, nuk është besimtar”, do të thote se del nga imani, por edhe më tutje mbetet në Islam. Kategori të ngjashme të mëkatarëve përmenden edhe në hadithe të tjera, siç është: “Derisa i dehuri pi alkohol, ai nuk është besimtar dhe derisa vjedhësi vjedh, nuk është besimtar”.

    Në këtë mënyrë edhe Ibn Abbasi i ka komentuar Fjalët e të Lartësuarit:
    “...E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues (kafirë).” (El-Ma’ide, 44)

    Ismaili më tutje cek se e ka pyetur se çfarë mosbesimi është ky që përmendet këtu, dhe Ahmedi i ishte përgjigjur: “Nuk nxjerr nga feja. Ashtu siç ka imani shumë degë të veta, gjithashtu edhe mosbesimi ka shumë degë të ndryshme, e nga imani del atëherë kur cënohen themelet e tij”.

    Çështja e të besuarit mund të vërtetohet edhe përmes një baze tjetër. Në të vërtetë, te njeriu i njëjtë mund të gjendet imani dhe mosbesimi, të besuarit në Një Allah dhe politeizmi, përulja dhe shfrenimi, të besuarit e sinqertë dhe dyftyrësia. Këtë mundësi e pranojnë pasuesit e traditës së shëndoshë (ehli-s-sunnetit), ndërsa e refuzojnë havarixhët, mu’tezelitët, kaderinjtë dhe disa sekte tjera.

    Mbi këtë bazë themelohet edhe çështja e daljes së mëkatarëve të mëdhenj nga Xhehennemi ose qëndrimi i tyre i përhershëm në të. Mbi këtë udhëzon Kur’ani, tradita, arsyeja e shëndoshë dhe konsensusi i mendimit të as’habëve.

    Allahu i Lartësuar thotë:
    “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë)”. (Jusuf, 106)

    Me këtë ajet vërtetohet se imani i të përmendurit, edhe pse ndaj Allahut të Lartësuar bëjnë shirk. I Lartësuari gjithashtu thotë:
    “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”. (El-Huxhurat, 14)

    Pra, Allahu ua vërteton Islamin dhe nënshtrimin ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, edhe pse ua mohon imanin. Këtu nënkuptohet imani në formë të tërësishme mbi të cilin flitet në Fjalët e të Lartësuarit:
    “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” (El-Huxhurat, 15)

    Në bazë të këtij ajeti shohim se të përmendurit nuk janë hipokritë në kuptimin e plotë të fjalës, por për shkak të nënshtrimit ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij edhe më tutje mbeten muslimanë. Gjithashtu, ata nuk janë as besimtarë të vërtetë (mu’minë), edhe pse e posedojnë një pjesë të imanit që i nxjerr nga radhët e mosbesimtarëve.
    Imam Ahmedi thotë: “Kush i ka këto katër gjëra (duke aluduar në prostitucion, vjedhje, pirje të verës dhe plaçkë), të ngjashme me këto apo më tepër se këto, mbetet musliman, por nuk mund të quhet besimtar (mu’min).
    Nga ana tjetër, ata të cilët kanë mëkate më pak se këto, mbeten besimtarë, por jo të plotë (nakisu-l-iman). Në këtë drejtojnë edhe fjalët e të Dërguarit të Zotit, sal’allahu alejhi we selem: “Kush ka njërën nga këto cilësi (njërën nga këto të katra) e ka cilësinë e hipokritit”.

    Pra, do të thotë se te njeriu në të njejtën kohë mund të gjendet nifaku (hipokrizia) dhe Islami. Nga kjo rrjedh se njeriu ka edhe cilësinë e shirkut edhe cilësinë e Islamit. Gjithashtu, nëse dikush gjykon sipas diçkaje tjetër, e jo sipas asaj që ka shpallur Allahu, apo bën diçka që i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, e ka emërtuar si mosbesim (kufër), e i përmbahet Islamit dhe rregullave të tij, te i tilli në të njëjtën kohë gjendet edhe mosbesimi edhe Islami.

    Më herët kemi thënë se të gjitha llojet e mosnënshtrimit paraqesin pjesën më të madhe apo më të vogël të mosbesimit, ndërsa nënshtrimi pjesën më të madhe apo më të vogël tl imanit. Njeriu i cili dallohet me vepër apo me degë të imanit quhet besimtar (mu’min), por edhe nuk është e obligueshme të quhet. Gjithashtu, sipas ndonjë vepre apo ndonjë dege të mosbesimit, mund të quhet, por nuk është e domosdoshme të quhet mosbesimtar (kafir). Kjo çështje mund të vështrohet nga dy aspekte: nga domethënia juridike esenciale, do të thotë a është kjo cilësi mosbesim apo jo, dhe nga domethënia e pastër gjuhësore, do të thotë se a mund të quhet mosbesimtar ai i cili dallohet me këtë cilësi. E para është vetëm çështje juridike islame, ndërsa e dyta është çështje gjuhësore dhe juridike.

    Sipas bazës së dytë:
    Ai i cili përmbush një apo më tepër pjesë të imanit nuk duhet, apo nuk është e domosdoshme të quhet besimtar, nëse kjo që është duke e përmbush është vetëm imani, dhe e kundërta, ai i cili përmbush një degë apo më tepër degë të mosbesimit, nuk duhet apo nuk është e domosdoshme të quhet mosbesimtar edhe pse ajo që ia plotëson i takon mosbesimit.

    Gjithashtu, ai që pjesërisht zotëron një disiplinë të diturisë nuk quhet shkencëtar: të themi fakih – dijetar i fikhut, ai i cili pjesërisht njihet me problematikën e fikhut, apo mjek ai që pjesërisht njeh mjekësinë.

    Ndërkaq, e gjithë kjo nuk pengon që pjesa e imanit të quhet iman, pjesa e hipokrizisë të quhet hipokrizi apo pjesa e mosbesimit, mosbesim. Prandaj, sipas kësaj vepre, bërësi nganjëherë edhe emërtohet dhe thuhet: “Kush e lë (do të thotë një pjesë të imanit) nuk beson” ose “Cili betohet me diç tjetër përveç Allahut, nuk beson”. Ose “Kush shkon te falltori dhe beson në atë që ai flet, ai nuk beson”.

    El-Hakimi në Sahihun e vet tekstualisht i përdor këto fjalë.
    Sipas kësaj, nëse te dikush shprehet ndonjë nga vetitë e mosbesimit, kjo nuk duhet kuptuar që absolutisht e meriton emërtimin mosbesimtar me plotë kuptimin e fjalës. Gjithashtu, për atë që ka bërë diç që është e ndaluar thuhet që është (fasik) mëkatar i madh. Ndërkaq, gjithnjë derisa kjo cilësi mbizotëron te ai, nuk do të thotë që domosdo e meriton emërtimin fasik.

    Vazhdon In'shallah...
    __________________
    Dhe torturimi i vëllezërve, dhe mbytja e thirrësve,
    qoftë ajo edhe me qindra;
    Vetëm se e ka ngritur flamurin e besimit,
    dhe e ka manifestuar Teuhidin e së vërtetës dhe të fesë;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin dhe për ta ndihmuar një fe,
    burgjet janë parfumosur dhe vdekja është e ëmbël;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin e Gjithë Fuqishëm dhe Bujarë, jeta dhe fëmijët nuk kanë ndonjë domethënie...


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Re: Çfarë e mohon Shehadetin?

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 10:58 am

    Komenti i El-Kahtanit mbi këto fjalë më lartë


    Në parashtrimin e deritanishëm mbi atë se sipas kujt duhet gjykuar dhe duhen sjellë vendime, ku Ibn el-Kajjimi thotë që gjykimi sipas diçkaje tjetër e jo sipas asaj që Allahu ka shpallur është kufër i vogël e jo i madh, janë përmendur disa shprehje të cilat lexuesit mund t’i kuptonin gabimisht. Andaj, mendoj se duhen sqaruar këto paqartësi dhe se duhen sqaruar dhe mënjanuar të gjitha hutimet e mundshme.

    Shoqëria Islame, që nga ajo ditë kur atë ka filluar ta ndërtojë i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ndërtohet dhe zhvillohet mbi themelet e sheriatit, ligji i vendosur nga Allahu i Lartësuar. Ashtu ka qenë edhe pas të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem, në kohën e (të parëve tanë të mirë) pasuesve të drejtë – hulefai rashidinëve. Me këtë rrugë pas tyre vazhduan edhe sunduesit emevitë.

    Edhe pse, ende në kohën e tyre, filluan të shihen disa shenja të devijimit nga praktika e të mëparshmëve, edhe më tutje mes njerëzve mbretëronte vetëm një ligj, sheriati. Flamuri i tij edhe më tutje valvonte dhe me urtësinë e vet të gjitha i mbulonte dhe i ruante. Mandej në pushtet erdhën abbasitët. Edhe sundimi i tyre ishte i themeluar mbi sheriatin, edhe pse në atë kohë ishin shfaqur të çara të fuqishme. Mandej erdhën tatarët me Hulakën, me ligjin e vet “Jasik”. Mbi atë që kanë thënë për të dijetarët, nëse Allahu do, do të ketë fjalë në vend tjetër.

    Duke qenë se fjalët e Ibn Kajjimit dhe fjalët e të parëve tanë të mirë kanë të bëjnë me periudhën e (pushtetit) sundimit islam, nuk ka asgjë të paqartë a të mjegulluar, sepse edhe pse në atë kohë gjatë sundimit të disa sundimtarëve ka pasur korrupsion, njëanshmëri, favorizime dhe të ngjashme, këto pa dyshim kanë qenë për shkak të mosbesimit të vogël e jo të madh.

    Por ajo që po ndodh kohëvew të fundit, për herë të parë në historinë e muslimanëve, largimi i sheriatit të Allahut, si ligj fetar i cili i rregullon marrëdhëniet në jetën e muslimanëve, akuzimi i tij për prapambeturi, për tejkalim dhe pengesë e civilizimit përparimtar në shoqërinë moderne, është dukuri e re ne dezertimit nga feja me të cilin ballafaqohen muslimanët. Që kjo gjë të jetë edhe më e vështirë, e kjo nuk ndalet mbi pohimet e tilla të pakuptimta por shkon edhe më larg, praktikisht futet në çdo pore të jetës, në vend të ligjit të Allahut po futen ligjet franceze, angleze, amerikane, ligji ateist, socialist, edhe kush e di ende çfarë ligjesh dhe dispozitash të mosbesimtarëve. Për këtë pohim tonin kemi argumente të shumta:

    1. Fjalët e Imam Ahmedit, të cilat, siç i kemi paraqitur më parë, i citon edhe el-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në të cilat thuhet: “Derisa nuk bën diçka që është mosbesim i hapët”.
    Pa kurrfarë diskutimi është mosbesim i hapur largimi i sheriatit, akuzimi i tij për jotërësi dhe mangësi dhe pohimi që ligji laik është më i tërësishëm dhe më i përshtatshëm se sa ai i Zotit për zhvillimin e shoqërisë moderne.

    2. Ibn Kajjimi cek që nën mosbesimin (kufrin( mendohet në kufrin e vogël e jo të madhin (kufrun dune kufrin). Këtu kemi të bëjmë me sundimtarin i cili i përmbahet Islamit dhe dispozitave të sheriatit, edhe nëse, siç kemi sqaruar më herët, në ndonjë pjesë i shkel apo i refuzon ato, e assesi me atë i cili sheriatin e Allahut e lë mënjanë dhe në vend të tij fut ligjin laik dhe gjykon sipas tij.

    3. Dijetarët fetarë (ulematë), si të kohëve të lashta ashtu edhe të kohës së sotme, njëzëri pajtohen me mendimin që e drejta për përcaktimin e ligjit, i cili rregullon çka është e lejuar dhe çka është e ndaluar (hallall dhe haram), i takon Zotit të botëve, Allahut të Lartësuar, e jo njeriut dhe ai që e përvetëson këtë të drejtë e ka vënë veten në shkallën e idhullit dhe i ka përshkruar shok Allahut, të cilit njerëzit duhet t’i robërohen përkrah Tij. Mbi këtë do të ketë fjalë së shpejti.

    4. Largimin e ligjit të Allahut nga jeta, dhe vendosjen e ligjit të njeriut në vend të tij, ligjeve laike, është diçka që dijetarët e mëhershëm edhe të sotëm e konsiderojnë tradhti dhe mosbesim (kufër) të atij që e bën. Kjo është më se e qartë nga vetë mësimi i Kur’anit, e a mundet ta kundërshtojë këtë dikush, kur Allahu i Lartësuar thotë që:
    “...Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi...” (El-Araf, 54)
    Siç është i Lartësuari, sipas pranimit të të gjithëve besimtarëve dhe mosbesimtarëve, Krijues i qiejve dhe i tokës, Ai gjithashtu është i Vetmi të cilit i takon pushteti, të udhëhequrit dhe e drejta që me to të zotërojë siç dëshiron.

    5. Fjalët e Ahmedit, Allahu e mëshiroftë: “Derisa nuk bën diçka që është mosbesim i hapur” dijetari i madh islam, shejh Muhammed Ibrahim Ali esh Shejhu, Allahu e mëshiroftë, i sqaron kështu:
    “Në dukuri të qartë të kufrit të madh merr pjesë edhe nxjerrja e ligjit të mallkuar, ligjit laik, edhe futja e tij në vend të asaj që Xhibrili besnik i ka zbritur zemrës së Muhammedit, sal’allahu alejhi we selem, që ai sal’allahu alejhi we selem të tërhiqte vërejtje në gjuhën e pastër arabe”.

    6. Ibn el-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në veprën e vet “Medarixhius-Salihin” pas citimit të drejtë të mendimit mbi atë sipas kujt është e drejtë të gjykosh, jep përfundimin vijues:
    “Është qëndrim i drejtë që në pikëpamje të gjykimit sipas diçkaje tjetër e jo sipas asaj që ka shpallur Allahu duke u varur nga ajo se si vendos sundimtari (gjykatësi), ekzistojnë dy lloje të mosbesimit (kufrit): kufri i vogël dhe i madhi (el-asgaru we-l-ekberu).

    Nëse ai beson që është i obliguar të gjykojë sipas asaj që ka shpallur Allahu, por devijon dhe gjykon sipas mendimit të vet, duke pranuar që ka gabuar dhe që meriton dënimin, ai është kufri i vogël. Nëse mendon që është i obliguar të veprojë sipas asaj që ka shpallur Allahu, por që mundet të gjykojë siç dëshiron, duke e ditur më parë se si është gjykimi i Allahut, atëherë ai është mëkat i madh (kufër). Por, nëse nga padituria nuk gjykon drejt, atëherë ka gabuar dhe i takon kategorisë së mëkatarëve”.

    7. Shejhu-l-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në veprën e vet “Munhaxhu-s-sunneti” mbi këtë thotë: “Ai i cili mendon se nuk është i obliguar të gjykojë sipas asaj që i ka shpallur Allahu të Dërguarit të Vet sal’allahu alejhi we selem, pa kurrfarë dyshimi është mosbesimtar. Kush i jep vetes të drejtë që në mes të njerëzve të gjykojë sipas asaj që ai mendon që është e drejtë e jo sipas asaj që Allahu ka shpallur, ai është mosbesimtar.

    Nuk ka asnjë popull që nuk i është urdhëruar të veprojë drejtësisht. Ndërkaq, shpeshherë mendohet që e drejtë është ajo çka mendojnë udhëheqësit e pasur të tyre dhe që ajo është nga feja. Për më tepër, edhe shumë muslimanë, në vend të asaj që ka shpallur Allahu, udhëhiqen me tzakone të veta të vjetra dhe me shprehitë e tyre shkretinore duke iu nënshtruar të parëve të fisit dhe duke besuar që ligjet e tyre janë më të rëndësishme se urdhrat e Kur’anit dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem, çka është mosbesim i llojit të vet.
    Shumë njerëz e kanë pranuar Islamin, por edhe më tutje gjykojnë sipas zakoneve të vjetra dhe me shprehitë të cilat ua parashtrojnë eprorët. Nëse këta e dinë që e kanë të lejuar të gjykojnë (sundojnë) vetëm me atë që ka shpallur Allahu dhe nuk i përmbahen asaj, por ia lejojnë vetes të gjykojnë sipas diçkaje tjetër, atëherë janë mosbesimtarë”.

    8. Duke i komentuar Fjalët e të Lartësuarit:
    “Pasha Allahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur. Kur ju (idhuj) kemi barazuar me Zotin e botëve”. (Esh-Shu’ara, 97-97)
    Dijetari Ibn el-Kajjimi thotë: “Me barazimin këtu mendohet barazimi në dashuri, adhurimin dhe zbatimin e ligjeve të njeriut e jo ligjeve të Allahut dhe jo në barazimin me Allahun në të krijuar, në fuqinë dhe hyjninë (rubbubijjetin) e Tij.

    Mbi këtë krahasim që bëjnë mosbesimtarët Allahu i Lartësuar thotë:
    “Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, megjithkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhujt) me Zotin e tyre”. (El-En-am, 1)

    Fjalët e Kur’anit “megjithkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan i barazojnë idhujt me Zotin e tyre!” më e drejtë është të kuptohen në kuptimin që të tjerët Allahut i përshkruajnë të barabartë me ata që i duan, i lavdërojnë dhe i adhurojnë ashtu siç i adhurojnë e madhërojnë Allahun. Nën këtë barazim me Allahun nuk nënkuptohet barazimi në vepra (ef’al) dhe cilësi (sifat), por barazimi në dashuri, të nënshtruarit dhe madhërimi dhe pranimin (pohimin) që mes Allahut dhe atyre të cilët i barazojnë me Të megjithatë ekziston dallimi”.

    Duke hedhur dritë mbi ndikimin e rrezikshëm të ligjeve laike në vend të sheriatit, dijetarët (ulematë) kanë përmendur që mosbesimi (kufru-l-i’tikadi) ndahet në pesë lloje:

    Vazhdon In'shallah...
    __________________
    Dhe torturimi i vëllezërve, dhe mbytja e thirrësve,
    qoftë ajo edhe me qindra;
    Vetëm se e ka ngritur flamurin e besimit,
    dhe e ka manifestuar Teuhidin e së vërtetës dhe të fesë;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin dhe për ta ndihmuar një fe,
    burgjet janë parfumosur dhe vdekja është e ëmbël;
    Për ta bërë të kënaqur Zotin e Gjithë Fuqishëm dhe Bujarë, jeta dhe fëmijët nuk kanë ndonjë domethënie...


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Re: Çfarë e mohon Shehadetin?

    Mesazh  Admin prej Sat May 02, 2009 11:01 am

    1. Mosbesimi i mohimit

    Ky lloj i mosbesimit përbëhet në besimin se të Dërguarit e Zotit nuk kanë thënë të vërtetën, por kanë gënjyer. Mosbesimtarë të këtij lloji nuk ka shumë, sepse Allahu i Lartësuar i ka ndihmuar të Dërguarit e Vet me mu’xhize dhe argumente të pakonstetueshme se janë duke thënë të vërtetën. Përpara këtyre argumenteve, mosbesimtarëve nuk u është lënë asnjë pretekst për dyshim.
    Kështu Allahu i Lartësuar për faraonin dhe popullin e tij thotë:
    “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi,....” (El-Nemël, 14)

    Të Dërguarit të Vet, Muhammedit sal’allahu alejhi we selem, Allahu i Lartësuar i ka thënë:
    “..., e ata nuk të gënjejnë ty, por ata mizorë mohojnë argumentet e Allahut”. (El-En’am, 33)

    2. Mosbesimi i mospërfilljes dhe mendjemadhësisë

    Ky lloj i mosbesimit është i ngjashëm me atë të Iblisit. Këtij lloji të mosbesimtarëve i takojnë ata të cilët e kanë njohur të Dërguarin e Allahut sal’allahu alejhi we selem, por nga mendjemadhësia dhe urrejtja nuk dëshironin t’i nënshtroheshin dhe ta dëgjonin. Ky lloj i mosbesimit ishte më i shpeshtë tek armiqtë e të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem. Allahu i Lartësuar mbi faraonin dhe popullin e tij thotë:
    “...’Si t’u besojmë njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?” (El-Mu’minun, 47)

    Këtij lloji i takon edhe mosbesimi (kufri) i Ebu Talibit, i cili i besonte të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem dhe në vërtetësinë e tij nuk ka dyshuar aspak, por admirimi dhe krenaria ndaj të parëve nuk e lanë të heqë dorë nga feja e tyre.

    3. Mosbesimi i shmangies

    Shembulli më i mirë i këtij lloji të mosbesimtarëve janë ata që i shmangeshin të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem, madje as nuk e dëgjonin e as nuk e besonin. Ata në të njëjtën kohë nuk e përgënjeshtronin, nuk bëheshin me të as miq, po as armiq, por as nuk e kthenin kokën nga ajo që u shpallte ai.
    Njëri prej tyre, nga fisi Abdul Jalejl, të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem i ka thënë: “Të them diçka: Nëse je duke e thënë të vërtetën, pasha Allahun, në sytë e mi je më i madhi dhe këtë do të përpiqem të ta kthej, e nëse je duke gënjyer, je më i urryeri, e madje nuk meriton as të të flas”.

    4. Mosbesimi i dyshimit

    Ky lloj i mosbesimit i përket atij që të Dërguarit sal’allahu alejhi we selem nuk i beson, por që dyshon tek ai. Të vazhdojë me këtë dyshim mundet vetëm ai që i largohet argumenteve të vërtetësisë së të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem. Sikur të kthehej kah ato dhe të mendonte mbi to, dyshimi do të zhdukej, pra sikur ai (dyshimi) të mos ishte, atëherë do të besonte.

    5. Mosbesimi i hipokrizisë

    Ky lloj i mosbesimit përbehet nga ajo që të besuarit (imani) tregohet me gjuhë, por mohohet me zemër. Ky lloj i mosbesimit quhet hipokrizi e madhe (en-nifaku-l-ekber).

    Tani, kur i kemi sqaruar këto dy lloje të mosbesimit, Allahu na ruajtë, do të kalojmë në sqarimin e politeizmit (shirkut), Allahu na ruajtë edhe nga ai. Kurse atë, siç kemi thënë më herët, Ibn el-Kajjimi e ndan në shirk të madh dhe të vogël. I pari nxjerr nga feja, i dyti jo.

    Shirku i madh, për të cilin Allahu i Lartësuar thotë:
    “Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e përveç këtij (mëkati) të tjerat i fal atij që dëshiron...” (En-Nisa, 116)

    Shejh Muhammed ibn AbdulVehabi thotë se shirku i madh ndahet në katër lloje:

    1. Shirku në dua (të luturit)

    Allahu i Lartësuar thotë:
    “Kur hipin ata në anije i luten sinqerisht Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtët lusin idhuj!” (El-Ankebut, 65)

    2. Shirku në qëllim, dëshirë dhe cak

    Për këtë lloj të politeizmit Allahu i Lartësuar thotë:
    “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.” (Hud, 15-16)

    3. Shirku në nënshtrim-pasim

    Mbi këtë lloj të politeizmit Allahu i Lartësuar thotë:
    “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftërit jehudi) e tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) e tyre, për zota përveç Allahut...” (Et-Teube, 31)

    Në hadithin e transmetuar nga Abdijj bin Hatimi qëndron: “E kam ndëgjuar të Dërguarin e Allahut sal’allahu alejhi we selem tek thonte këtë ajet: “Ata konsideruan “ahbarët” (priftërit jehud) e tyre “ruhbanët” (murgjit e krishterë) e tyre dhe Mesiun (Isain) birin e merjemes, për zota përveç Allahut”. – dhe pata thënë: “Ata nuk i adhurojnë”. Ai sal’allahu alejhi we selem ishte përgjigjur: “Përkundrazi, ata ua ndalojnë të lejuarën, kurse ua lejojnë të ndaluarën dhe ata u nënshtrohen dhe i pasojnë dëgjueshëm. Kjo është adhurimi i tyre ndaj atyre”.

    Duke e komentuar këtë ajet Hudhejfe ibnul Jemani, Abdullah ibn Abbasi dhe të tjerët thonë: “I pasojnë në atë çka lejojnë dhe ndalojnë ata”.

    4. Shirku në dashuri

    Mbi këtë lloj të politeizmit Allahu i Lartësuar thotë:
    “E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun....” (El-Bekare, 165)

    Sa i përket hipokrizisë (nifakut), të tillë ka dy lloje: ajo që nxjerr nga feja, e njohur si “hipokrizi e madhe” (en-nifaku-l-ekberu), dhe ajo që nuk të nxjerr nga feja, e njohur si “hipokrizi e vogël” (en-nifaku-l-asgaru).

    Mbi këtë të parën, shejhu-l-Islam Ibn Tejmijje thotë: “Ai i cili dallohet me hipokrizi të madhe, sikurse ajo që ka pasur Abdullah ibn Ubejji dhe të tjerët, do të jetë në vetë fundin e Xhehennemit. Ky lloj i hipokrizisë pasqyrohet në: mohimin e të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi we selem ose çfarëdo gjëje tjetër të cilën ai e ka kumtuar nga Allahu, në shfaqjen e urrejtjes ndaj tij, në besimin që nuk është i obliguar të pasojë atë, në gëzimin për dobësimin e fesë së tij, në pikëllimin që ajo është duke u përhapur dhe të ngjashme”.

    Mbi llojin e vogël të hipokrizisë, kemi folur në paraqitjen e deritanishme.

    Sa i përket dezertimit nga feja (irtidad), ai përbëhet nga ajo që dikush, i cili ka qenë musliman, dezerton përsëri nga besimi në mosbesim, pa e pasur parasysh a e ka treguar këtë me zemër, me fjalë apo me vepra, me kusht që këtëtë mos e ketë bërë nën detyrim, por me vetëdashje. Kështu e përkufizojnë dezertimin nga feja dijetarët e hadithit dhe Sunnetit. Duke folur mbi këtë, në librat e tyre ata thonë:
    “Dezertor është ai i cili pas Islamit kalon në mosbesim me fjalë, me vepra apo me zemër”. Ata përfundojnë: Ai i cili flet fjalët e mosbesimit bëhet mosbesimtar nëse këto fjalë i ka shqiptuar pa detyrim, edhe pse nuk ka menduar dhe nuk ka treguar në vepra”.

    Rasti i njëjtë është edhe kur bën diçka që është mosbesim, nëse këtë e ka lejuar me zemër dhe vërtetuar me vepra. Ashtu është nëse në zemër ndien simpati ndaj mosbesimit, edhe pse këtë nuk e ka shqiptuar me gjuhë ose vërtetuar me vepër. Këto qëndrime janë të njohura në përgjithësi në librat e dijetarëve të hadithit dhe Sunnetit. Kush merret sado pak seriozisht me këtë problematikë me siguri që ka hasur në disa nga këto qëndrime.

    *FUND*


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

    Sponsored content

    Re: Çfarë e mohon Shehadetin?

    Mesazh  Sponsored content Today at 9:39 am


      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:39 am