Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    PSD: Jemi sindikata e qytetarëve të Kosovës

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    PSD: Jemi sindikata e qytetarëve të Kosovës Empty PSD: Jemi sindikata e qytetarëve të Kosovës

    Mesazh  Admin Fri May 01, 2009 10:22 am

    PSD: Jemi sindikata e qytetarëve të Kosovës F.0430193819991_m
    Me rastin e 1 majit Ditës Ndërkombëtare të Punës, Partia Social Demokrate duke ju dërguar mesazh përshëndetës të gjithë punëtorëve ka shprehur përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes së punëtorëve, krijimin e kushteve më të mira të punës dhe zbutjen e problemit të madh të papunësisë.

    Në vendin tonë, ku papunësia e lartë mbetet një problem i mprehtë dhe i përmasave të mëdha, sipas PSD-së, 1 maji ka domethënie të veçantë dhe është ditë kur institucionet tona duhet të qartësojnë vizionin e tyre për plotësimin e kushteve të punëtorëve.

    Socialdemokratët kanë premtua se do të mbesin të përkushtuar të vazhdojnë të jënë sindikata e qytetarëve të Kosovës në mbrojtjen e interesave të tyre në kohën kur nevoja për një mbeshtetje të sinqertë është më e madhe se kurrë.

    PSD-ja vlerëson që është nevojë imediate që të miratohet sa më i shpejtë i Ligjit për punë, të ketë pagë meritore për të gjithë punëtorët, siguri në punë, mbrojtje nga shteti për punëtorët, dhe mundësi për avancime në punë.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 1:54 pm