Rroga mesatare 320 euro

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Rroga mesatare 320 euro

    Mesazh  !nva7ionN prej Fri May 01, 2009 10:27 am

    Rroga mesatare 320 euro

    Shkup, 29 prill - Rroga mesatare neto e paguar për një të punësuar në muajin shkurt të vitit 2009 arrin 19.598 denarë (rreth 320 euro), ose për 18 denarë më pak krahasuar me janarin. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, indeksi i rrogës mesatare mujore neto për një të punësuar, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të shkuar, është rritur për 28,9 për qind. Rroga më e lartë në muajin shkurt është paguar në sektorin - aktivitete ndihmëse në ndërmjetësimin financiar - 42.935 denarë, ndërsa më e ulëta në prodhimtarinë e lëkurës 8.416 denarë.
    Prej janarit të vitit 2009, me zbatimin e konceptit për bruto-rroga u bënë ndryshime strukturore në të dhënat për rrogat neto, me përfshirjen e kompensimeve për ushqim dhe transport në rrogat. Për shkak të ndryshimeve të këtilla, gjatë krahasimit të të dhënave për muajin shkurt të vitit 2009 me të dhënat nga vitet paraprake, duhet të merret parasysh edhe ky fakt, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë.
    Rroga mesatare mujore bruto e paguar për një të punësuar në shkurt të vitit 2009 arrin 29.433 denarë, që është për 16,1 për qind më shumë në krahasim me vitin e shkuar. Në muajin shkurt të vitit 2009, 2,8 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rroga që është për 6,7 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Shum pak

    Mesazh  Admin prej Fri May 01, 2009 10:40 am

    Shum pak qka me bo


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:39 am