Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Suspendohen tre zyrtarë të Policisë

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Suspendohen tre zyrtarë të Policisë Empty Suspendohen tre zyrtarë të Policisë

    Mesazh  Admin Fri May 01, 2009 10:17 am

    Suspendohen tre zyrtarë të Policisë F.0430215448854_m
    Bazuar në hetimet e para preliminare dhe me vendimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti të enjten janë suspenduar tre zyrtarë policor (një major dhe dy oficerë policie).

    Suspendimi ka të bëjë me përgjegjësinë menaxheriale dhe për shkelje disiplinore administrative.

    Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë së Kosovës, majori i suspenduar është zyrtar përgjegjës për sektorin mbështetës për sistemin vëzhgues të kamerave për sigurinë e objektit ish-Qendra për Trajnime Policore.

    Dy zyrtarët policor kanë qenë në detyrë për sigurimin e objektit më 25.04.09, kur nga kjo qendër u “avulluan” mbi 47 kg heroinë, disa mijëra euro dhe gjësende të tjera.

    “Këto veprime janë veprimet fillestare të këtij procesi hetimor i cili do të vazhdojë në kontinuitet dhe duke u bazuar në rezultatet e hetimeve të brendshme do të ndërmerren edhe masa të tjera varësisht nga të gjeturat e këtyre hetimeve”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Në anën tjetër, bëhet e ditur se, Task Forca e krijuar është duke vazhduar hetimet me intensitet të shtuar që personat e dyshuar për vjedhjen e rëndë sa më parë të vihen para organeve të drejtësisë.

      Ora është Tue Mar 19, 2024 6:25 am