Ljme te reja

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Ljme te reja

    Mesazh  !nva7ionN prej Fri May 01, 2009 8:28 am

    Arrestohet dy të dyshuar për vjedhjen e bankës

    Nëpërmjet një aksioni të organizuar policor dhe pas informatave të konfirmuara, të martën mbrëma rreth orës 23, në afërsi të fabrikës për çimento "Usje" dhe Qendrës Tregtare "Ramstor", është arrestuar 29 vjeçari B.T nga Shkupi, si dhe 43-vjeçari F.M nga fshati Zduh, që të dy të dyshuar për vjedhjen e 50 mijë eurove në Pro Credt Bank javë më parë. Ministria e Punëve të Brendshme informon se po ashtu është bastisur edhe shtëpia e personit, A.T. (31), kushëri i të dyshuarit të parë, për të cilin edhe është shpallur fletëarresti.


    Dibranët me burg të përjetshëm

    Vëllezërit Duka nga Dibra, nga Gjykata amerikane në New Jersey janë gjetur fajtorë për planifikim të vrasjes së ushtarëve në bazën e ushtrisë amerikane "Fort Dix", rreth 64 kilometra në lindje të qytetit Philadelphia, për të cilën prokurorët thanë se ishin frymëzuar nga ideja e luftës së shenjtë kundër SHBA-së


    Shpërngulje nga Gjurgjevishti

    Plasaritje të mureve e shembje të pjesshme të tavaneve, dëmtime të dukshme në oborre e çati, këto janë pasojat nga rrëshqitja e tokës e cila ka dëmtuar edhe një pjesë e objektit të shkollës fillore si dhe disa objekte banimi të fshatit Gjurgjevisht. Pritet ndërhyrja sa më e shpejtë e Qeverisë



    Xhirollogaritë para bllokimit

    Kryetarët e rinj të disa komunave, pas marrjes së postit, kanë filluar të ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme. Por, më e rënda është ana financiare dhe xhirollogaritë e tyre
    rajon / botË


    Kosova afër krizës

    Kriza ekonomike do ta godasë Kosovën, me apo pa marrëdhënie të mëdha me tregjet ndërkombëtare. Ekspertë ndërkombëtarë thonë se Kosova nuk duhet të bazohet vetëm në tregun e mbyllur, i cili, sipas tyre, nuk është zgjidhje për ta përballuar krizën



    Obama kërkon fonde për gripin

    Në SHBA ka më shumë se 60 raste të konfirmuara të gripit të derrave, ndërsa pesë persona po trajtohen në spital. Në një letër dërguar Kongresit, ku i kërkohen fonde shtesë, Barack Obama tha se po vepronte për të patur sa më shumë kujdes
    kulturË



    Si po braktiset Panairi i Shkupit

    Frekuentimi gjithnjë e më i dobët i një prej evenimenteve kulturore që konsiderohet si i rëndësishëm për letrat e shkruara rrezikon që ta shndërrojë Panairin e Librit dhe Librografikës një tubim ku sipërfaqja e stendave të librit shqip do të jetë gjithnjë e më e reduktuar. Edhe pse botuesit shqiptarë çdo vit mundohen në maksimum duke prezantuar jo vetëm tituj të përzgjedhur, best sellera, por edhe promovime librash dhe autorësh të njohur. Humbje kohe, por edhe nervash, thonë botuesit që janë larguar




    Ministrat s'ja varin Dajës

    Shkup 29 prill - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, i apostrofuar si përgjegjës për zgjidhjen e statusit të veteranëve të UÇK-së, të mërkurën i është përgjigjur akuzave të deputetit, njëherësh anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së, Fazli Veliut. Në një deklaratë për "Koha", Bajrami ka kërkuar nga Veliu të precizojë propozimin e tij se si duhet të zgjidhet statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ndërsa për këtë çështje, e ka ftuar të njëjtit të diskutojnë brenda partisë.
    "Fazli Veliu duhet ta precizojë propozimin e tij se si duhet të zgjidhet statusi i ushtarëve të UÇK-së. BDI është parti serioze, ndërsa individ të caktuar qëndrimet e tyre duhet ti paraqesin në parti", ka thënë ministri Bajrami. Ai është shprehur se nuk i frikësohet deklaratave kërcënuese të Veliut se do të shkarkohet nëse deri në shtator nuk gjen mënyrë për ndihmë ndaj veteranëve shqiptarë të luftës. "Le të çojë propozimin në parti, ndërsa më Kryesia është ajo që vendosë", ka thënë Bajrami. Ndërkohë, zyrtari tjetër i apostrofuar nga Veliu si "i dobët" në punën e tij, ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, ka thënë se gjithçka është në kuadër të zhvillimeve demokratike dhe se BDI-ja është parti në të cilën lejohet debat i brendshëm partiak. "Gjithçka në kuadër të demokracisë. Në BDI lejohet edhe debati i brendshëm partiak", ka thënë shkurt Xhaferi.
    Ndryshe nga ministri Bajrami dhe ministri Xhaferi, kabineti i zëvendëskryeministrit Abdylhaqim Ademi nuk ka komentuar "ofendimet" e deputetit Fazli Veliu, i cili një ditë më parë tha se "zëvendëskryeministri Ademi duhet të sillet si kryeministër i shqiptarëve, e jo të qëndrojë nën hijen e Gruevskit".
    "Nuk kemi se çfarë komentojmë këtu. Me deputetin Veliu kemi raporte të mira", thanë shkurt në kabinetin e Ademi. Fazli Veliu, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe deputet i BDI-së, akuzat kundrejt ministrave të partisë së tij i bëri vetëm pasi zyrtarë të partisë së Ahmetit publikuan disa nga emrat që do të shkarkohen nga Kryesia Qendrore, në mesin e të cilëve ishte edhe vet Veliu. Ai madje porositi të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin jashtë Kryesisë, duke i "kërcënuar" se "nëse kanë fuqi, le ta shkarkojnë".
    Në këtë rreth ditë më parë reaguan edhe analistët politik, sipas të cilëve, pakënaqësitë e BDI-së brenda partisë po bëhen qëllimisht për ta larguar vëmendjen nga problemet brenda koalicionit qeveritar, duke mos patur fuqi të ndërpresin projektet që janë kundër shqiptarëve.




    Kujdes me shqiptarët!

    Shkup, 29 prill - Instituti amerikan IRI në raportin e fundit të publikuar, i tërheq vërejtje presidentit të sapozgjedhur, Gjorge Ivanov, të angazhohet rreth çështjes së popullsisë shqiptare, e cila masivisht bojkotoi zgjedhjet, pasi siç thuhet në këtë raport, "vetëm kështu mund të kthejë besimin e shqiptarëve në institucionin e presidentit të vendit". Kjo organizatë ka paralajmëruar shtyrjen e vendimit nga BE për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë. Instituti Ndërkombëtarë Republikan ka nënvizuar se kjo mund të ndodhë për shkak të shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe sidomos BE për gjendjen e krijuar në Maqedoni gjatë dhe pas zgjedhjeve. "Qeveria ka përdorur kërcënime ndaj administratës publike dhe ato janë regjistruar edhe nga OSBE-ODIHR", thuhet në raportin e IRI-it. Po ashtu, theksohet se në Maqedoni nuk ka balancë të sistemit politik, për shkak se një parti udhëheq me tre nivelet e shtetit. Instituti amerikan sërish ka theksuar se përveç reformave demokratike dhe institucionale, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE do të varet edhe nga zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.



    Ministri dorëzohet

    Shkup, 29 prill - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mësim-besimit nëpër shkolla fillore. Ministri i Arsimit, Pero Stojanovski, tha se menjëherë gjatë ditës së mërkurë, përmes shkresave zyrtare do të informohen udhëheqësit e shkollave fillore për ndërprerjen e menjëhershme të orëve për mësim-besim. Drejtorët, theksoi Stojanovski, obligohen të thërrasin mbledhje prindërore, me qëllim që të gjithë prindërve t'u sqarohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, konkretisht anulimi i nenit 26, me të cilin merret e drejta për realizimin e mësim-besimit fetar.
    Stojanovski thotë se 110 mësimdhënësit që kohë më parë u angazhuan për të ligjëruar lëndën e mësim-besimit fetarë, do të mbesin pa punë, ngase me vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet patjetër t'u ndërpriten kontratat e punës. "Ministria e Arsimit do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mësim-besimit, mirëpo në të njëjtën kohë nuk do të komentojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit tanimë kanë përgatitur edhe ndryshimet në planet mësimore, konkretisht zëvendësimin e orëve të besimit ", u shpreh Stojanovski, duke shtuar se gjatë ditëve të ardhshme do të realizohen konsultime plotësuese me të gjithë faktorët relevant dhe më pas do të dalin me zgjidhje konkrete. Ndërkohë, Vesna Hërvatoviç, drejtore e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, njoftoi se orët e deritanishme të mësim-besimin fetar, nxënësit e klasës së pestë do t'i zëvendësojnë me aktivitete, të cilat duhet të realizohen nga Shërbimet pedagogjike, konkretisht pedagog e psikolog. "Çdo shkollë fillore, gjatë vitit shkollor posedon plan-program mësimor. Çdo pedagogë e psikologë kanë program mësimor individual, si aktivitete për përmirësimin e komunikimit mes nxënësve, tejkalimin e konflikteve, projekte për ekologji... Nxënësit do të angazhohen deri në fund të vitit shkollor me aktivitete. Kanë ngelur edhe 12 orë deri me 10 qershor", tha Hërvatoviç, sipas të cilës, me ndërprerjen e mësim-besimit, do të ndërpritet edhe mundësia që këto nxënës të kenë nota në dëftesë për këtë lëndë. Po të mërkurën, kundër ndërprerjes së mësim-besimit ka reaguar Unioni i studentëve të Universitetit "Shën Qirili dhe Metodi".



    Vetëm maqedonisht

    Strugë, 29 prill - Seanca konstituive e Këshillit komunal të Strugës ka filluar me një shkelje flagrante të përdorimit të gjuhës shqipe. Emrat e këshilltarëve janë shkruar vetëm në gjuhën maqedonase dhe pas reagimit të këshilltarëve dhe gazetarëve shqiptarë janë tërhequr mbishkrimet. Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka kërkuar mirëkuptim duke e quajtur rastin si lëshim të administratës komunale.
    Ndërkaq, seanca e parë e përbërjes së re është hapur nga kryetari i përbërjes së kaluar, Sejfulla Hani, në emër të këshilltarëve të përbërjes së kaluar u uroi të zgjedhurve suksese në misionin e ri. Hani kryesimin e seancës ia ka dorëzuar këshilltarit të BDI-së Qazim Salloski, i cili udhëhoqi me vazhdimin e seancës si këshilltarë më i vjetër. pas verifikimit të mandateve nga Komisioni i verifikimit dhe mandateve njëzet e shtatë këshilltarët e zgjedhur u betuan në mënyrë solemne në të dyja gjuhët, në shqip dhe në gjuhën maqedonase. Këshilltarët nuk kanë arritur marrëveshje se kush do të jetë kryetari i Këshillit dhe cila do të jetë shumica që do të udhëheq me këshillin e Strugës për katër vjeçarin e ardhshëm.
    Jozyrtarish merret vesh se edhe kësaj radhe partia që ka më shumë këshilltarë në këtë përbërje, BDI-ja, është në bisedime për të arritur shumicën, pasi për dallim nga përbërja e kaluar asnjëra nga partitë, pa koalicionim nuk mund të ketë shumicën.
    Ndërkohë, përpara godinës së Këshillit komunal kanë protestuar punëtorët e fabrikës së tekstilit "Edinstvo", të cilët udhëheqësia e fabrikës i ka përjashtuar nga puna. Ata kanë kërkuar nga të zgjedhurit vendor që ti ndihmojnë në kontestin. Protestuesit kanë takuar kryetarin e komunës Ramiz Merko, i cili ka thënë se deri tani i ka ndimuar për kontakte me institucionet përkatëse.



    Xhirollogaritë para bllokimit

    Shkup, 29 prill - Kryetarët e rinj të disa komunave, pas marrjes së postit, kanë filluar të ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme. Por, më e rënda është ana financiare dhe xhirollogaritë e tyre. Sipas njohurive tona, më problematike apo më e prekur nga kjo është Komuna e Studeniçanit, xhirollogaria e së cilës është e bllokuar, ndërsa të njëjtën e ka pohuar edhe kryetari i ri Fatih Iseni.
    "Është se kemi probleme të shumta në menaxhimin e komunës për shkak se xhirollogaria është plotësisht e bllokuar. Duhet thënë se ky problem nuk është nga periudha e kryetarit të mëparshëm, përkundrazi e njëjta është trashëguar që nga vitet 1996 - 2000, përkatësisht që nga faza e parë e ndarjes së re territoriale. Borxhi i komunës arrin diku në një milion euro. Katër firmat të cilat kanë kryer punë, për shkak të borxheve ndaj tyre, e kanë bllokuar xhirollogarinë e komunës", thotë Fatih Iseni, kryetar i ri i Komunës së Studeniçanit. Iseni gjithashtu potencon se do të kërkojë ndihmë nga të gjitha institucionet relevante që ky problem të marrë fund. Ndërsa në Komunën e Haraçinës potencojnë se akoma nuk është kryer revizioni buxhetor. "Jemi duke i grumbulluar të gjitha të dhënat rreth gjendjes momentale financiare të komunës, kurse me rezultate konkrete do ta njoftojmë opinionin pasi t'i kompletojmë të dhënat", shprehet Bastri Bajrami, kryetar i Komunës së Haraçinës. Gjendja nuk është e mirë as në Komunën e Sarajit, pasi që edhe ajo ka trashëguar borxhe.
    "Kemi trashëguar një borxh shumë të lartë, diku mbi 800 mijë euro, edhe atë pa llogarit kamatat apo lëndët e pazgjedhura të cilat janë nëpër gjykata. Jemi në kontakte intensive me afaristët komunalë që borxhet të cilat ka komuna të paguhen me këste apo me ndonjë mundësi tjetër vetëm e vetëm të mos vijë te bllokimi i xhirollogarisë. Patëm një takim me përfaqësuesit e Agjencia për revizion shtetëror, të cilëve i treguam hallet dhe brengat tona dhe nga të njëjtit kemi kërkuar që të bëhet një revizion i plotë i komunës me qëllim që të shihet gjendja reale, por edhe të njoftohen qytetarët me të njëjtat", tha Beqir Muamedi, shef në kabinetin e kryetarit të komunës. (F.K)



    Do të gjykohen në mungesë

    Shkup, 29 prill - Dy të akuzuarit për vrasjen e pjesëtarit të njësitit special policor, Zoran Markovski, Harun Aliu dhe Bashkim Bajrami, edhe më tej janë të pakapshëm për policinë. Gjykata ka ngritur flet-arrest ndërkombëtar, duke vendosur që të gjykohen në mungesë. Kjo ishte edhe arsyeja që të mërkurën u prolongua seanca e parë gjyqësore, ndërkaq në karriget e të akuzuarve qenë ulur Ismail Ademi dhe Bekim Dardhishta. Mbrojtësit nga gjykata kërkuan që të kenë qasje në shqyrtimin e dokumenteve të besueshme, të cilat për ata janë shumë të rëndësishme. "S'mund të përgatisim mbrojtjen nëse nuk i shqyrtojmë të gjitha dëshmitë. As unë e as kolegët tjerë nuk dimë se çfarë janë dëshmitë. E dimë vetëm faktin se këto dëshmi janë cekur në aktakuzë", deklaroi Elenko Millanov, avokat i të akuzuarve. Gjykatësi Jani Niça tha se një pjesë e dëshmive që MPB i klasifikoi se të besueshme deri në seancën e ardhshme do të mund të shqyrtohen nga ana e mbrojtjes. Sipas tij, në dëshmitë e besueshme janë inkorporuar analizat e kontakteve telefonike të të akuzuarve, dëshmi vizuele dhe internet-biseda, që kanë të bëjnë me periudhën pak para vrasjes së Markovskit. Në aktakuzë thuhet se në dhjetor të vitit 2007 Harun Aliu ka formuar grupin, në të cilin kanë qenë anëtarë Ademi dhe Bajrami, ndërkaq qëllimi i tyre ishte atentati ndaj forcave speciale policore "Tigrat", për t'ju hakmarrë për kinse faktin se në fshatin Brodec kanë maltretuar fëmijë dhe gra. Në sulmin e tre janarit të vitit të kaluar rëndë u plagos Zoran Markovski, i cili më vonë vdiq në vendin e ngjarjes, kurse në këtë sulm u lënduan dy kolegë të tij.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:37 am