Kosova dhe Kroacia të gatshëm për thellimin bashkëpunimit

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Kosova dhe Kroacia të gatshëm për thellimin bashkëpunimit

    Mesazh  Admin prej Thu Apr 30, 2009 6:30 pm

    Delegacioni parlamentar i Kosovës, në krye me kryetarin Jakup Krasniqi gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, mbrëmë u prit nga presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq. Gjatë këtij takimi u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë janë shumë të mira dhe që të dy palët janë dakord që t'i thellojnë e zgjerojmë akoma më shumë dhe në të gjitha fushat.

    ”Ne jemi shumë mirënjohës për kontributin e madh që ka dhënë Kroacia dhe personalisht presidenti Mesiq për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e saj ndërkombëtare. Tashti si dy vende të pavarura e mike, me një të kaluar të përbashkët, por edhe me të ardhme të përbashkët në BE, jemi të interesuar t'i intensifikojmë marrëdhëniet tona, jo vetëm në politikë, por edhe në arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi etj”, ka thënë kryekuvendari Krasniqi me këtë rast.

    Në vijim - ai e njoftoi mikpritësin për të arriturat e Kosovës gjatë vitit të parë të pavarësisë, si në plan të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

    Presidenti Mesiq ndërkaq – siç theksohet në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës - shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që kishte rastin të priste delegacionin e nivelit të lartë nga Kosova. ”Themelore në marrëdhëniet tona është që Kroacia e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosova ka qenë element konstituiv i Federatës jugosllave, e cila nuk ekziston më”, ka thënë Mesiq.

    Ne mendojmë, tha ai, që marrëdhëniet tona ekonomike duhet të zgjerohen, prandaj do të kemi kontakte të vazhdueshme dhe do të organizojmë edhe vizita të tjera, në funksion të përparimit të tyre.


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:39 am