Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    OBSH-ja paralajmëron për epidemi botërore

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    OBSH-ja paralajmëron për epidemi botërore Empty OBSH-ja paralajmëron për epidemi botërore

    Mesazh  Admin Thu Apr 30, 2009 6:25 pm

    Vetëm një javë pasi Organizata Boterore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi për herë të parë rreth shpërthimit të gripit të derrave në Mekiskë, ajo tani ka ngritur nivelin ndërkombëtar të gatishmërisë për të sinjalizuar se një epidemi në nivel global është e pashmangshme.

    Kreu i OBSH-së, Margaret Chan, shpalli se përhapja e epidemisë është ngritur në nivelin e pestë.

    "Kjo ngritje e shkallës së gatishmërisë është një sinjal për qeveritë që ministritë e tyre të shëndetësisë si dhe ministri të tjera relevante së bashku me industrinë farmaceutike dhe komunitetin afarist që të ndëmarrin veprime të koordinuara me urgjencë të rritur dhe me një shpejtësi më të madhe," tha zonja Chan. OBSH-ja paralajmëron për epidemi botërore 20090428125019pict_203
    Në vendin ku shpertheu epidemia, Meksikë, autoritetet u kanë bërë thirrje qeverive federale dhe bizneseve private që të qëndrojnë të mbyllur për pesë ditët e para të muajit të ardhshëm.

    Ndërkohë gripi i derrave është përhapur më tej - Peru dhe Zvicër - janë bërë vendet më të reja që kanë raportuar raste të gripit.

    Një zyrtar i larti i BE-së ka paralajmëruar se mijëra vetë në kontinent mund të vdesin gjatë një epidemie të gripit të derrave.

    Epidemi Globale

    Tani kemi arritur në fazën e gatishmërisë së nivelit pesë, një hap që, sipas OBSH-së, do të thotë se një epidemi globale është tani shumë pranë.

    Çfarë do të thotë kjo për vendet e prekura nga epidepija e gripit, çfarë duhet të bëjnë ato tani për ta përballuar këtë kërcënim... Dhe sa të shqetësuar duhet të jemi ne nga termi "epidemi globale", që të gjithë po e përdorin?

    Dr Alan Hayes është drejtor i Qendrës së Gripeve në OBSH.

    Dr Alan Hayes: Termi "pandemi" i referohet një epidemie botërore, dhe në fakt këtë e kemi çdo vit me gripin. Ne e rezervojmë termin pandemi për këto epidemi botërore që shkaktohen nga një virus i ri i gripit, i ndryshëm nga ato që qarkullojnë tashmë në mesin e popullsisë njerëzore. Kjo ndodh për shkak se ne kemi pak apo aspak imunitet ndaj këtij virusi të ri dhe ne vuajmë më shumë nga ai, jemi shumë më të zbuluar nga sulmi i këtij virusi.

    BBC: Çfarë dijmë ne për nivelin e përgatitjes së vendeve në të gjithë botën lidhur me këtë, sepse duket se kjo shkon përtej pasjes së rezervave të mëdha të maskave kirurgjikale?

    Dr Alan Hayes: Sigurisht. Ekziston shqetësimi se bota e zhvilluar gjithnjë do të jetë disi më e përgatitur se shumë vende në zhvillim. Por OBSH-ja gjatë viteve të fundit ka vënë theksin me forcë që çdo vend të ketë një plan përgatitjeje për një pandemi dhe ka përhapur ekspertizë për të përballuar një epidemi të tillë dhe ne jemi të përfshirë shumë në mbështetjen e këtyre vendeve për të krijuar kapacitetet e tyre për t'i diagnostikuar infeksionet, për të identifikuar këtë virus dhe për të bashkëpunuar për ta vënë atë nën kontroll dhe minimizuar përhapjen e këtyre infeksioneve.

    BBC: A kam të drejtë kur them se nëse vazhdojmë të kemi një transmetim të virusit nga njeriu tek njeriu pa atë lidhjen me Meksikën në dy rajone të ndryshme dhe jo thjesht dy vende të ndryshme, atëhere kalojmë në nivelin gjashtë, pra në nivelin më të lartë?

    Dr Alan Hayes: Dua të them se ne tashmë e kemi parë këtë, prandaj OBSH ka kaluar nga niveli katër në pesë. Është bërë e dukshme në një numër vendesh, sigurisht që po në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe dhe mundet edhe në Zelandën e Re kur flet për rajone të ndryshme, se po ndodh sëmurja në mesin e njerëzve që kanë pasur kontakt me rastet fillestare që sollën infeksionin nga Meksika, dhe kjo po rritet nga dita në ditë.

    BBC: Ky është një virus i paparashikueshëm, ndryshon formë. A nuk mundet që thjesht ai të zhduket?

    Dr Alan Hayes: Kjo është diçka që ne do të dëshironim që të ndodhte. Kjo do të ishte, mendoj vetëm një dëshirë, por edhe mund të ndodhë. Kjo është në fakt një pyetje që e kemi ngritur gjatë pak ditëve të fundit, çfarë po ndodh në të vërtetë: është kjo diçka që ka shkaktuar një epidemi në Meksikë dhe thjesht ka shërbyer si shkëndijë dhe njerëzit këtë infeksion po e çojnë në vende të tjera dhe pastaj ajo mund të mos përhapet tek njerëz të tjerë nëpërmjet kontaktit, por kjo duket se nuk është kështu. Duket diçka shumë e pamundur që kjo të mos zhvillohet dhe përhapet në mënyrë të konsiderueshme në shumë vende. Nëse do të kthehet në një epidemi të vërtetë botërore dhe sa kohë do të vazhdojë të veprojë virusi duke qarkulluar në botë, këto janë gjera për të cilat ne nuk kami ende përgjigje.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 10:36 am