Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Informatat ne strukturat e gjalla dhe vdekja e materializmit

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Informatat ne strukturat e gjalla dhe vdekja e materializmit Empty Informatat ne strukturat e gjalla dhe vdekja e materializmit

    Mesazh  Admin Thu Apr 30, 2009 2:01 pm

    INFORMATAT Ne STRUKTURAT E GJALLA DHE VDEKJA E MATERIALIZMIT

    Filozofia materialiste qendron ne themele te teorise se evolucionit. Materializmi mbeshtetet ne supozimin se gjithqka qe ekziston eshte materie. Sipas kesaj filozofie, materia ka ekzistuar qysh nga perjetesia, do te vazhdoje te ekzistoje pergjithmone dhe nuk ka gje tjeter pos materies. Per te mbeshtetur pohimin e tyre, materialistet e perdorin logjiken e quajtur "reduktionizem". Kjo eshte ideja se gjerat qe nuk jane te observueshme mund qe sqarohen gjithashtu me shkaqe materiale.

    Per te qartesuar gjerat le te marrim nje shembull nga mendja e njeriut. eshte evidente se mendja nuk mund te preket apo shihet. Per me teper, kjo nuk ka ndonje qender ne trurin e njeriut. Kjo situate pashmangshem qon ne konkluzionin se mendja eshte koncept pertej materies. Keshtuqe, qenia te ciles ne i referohemi si "Une", e cila mendon, dashuron, nervozohet, brengoset, ndjen kenaqesi apo dhembje, nuk eshte qenie materiale sikur sofa, derrasa apo guri.

    Materialistet megjthate pohojne se mendja eshte e "thjeshtesuar ne materie". Sipas pohimit materialist, te menduarit, dashuria, brengosja dhe te gjitha aktivitetet tona mentale nuk jane asgje tjeter veqse reaksione kimike qe ndodhin midis atomeve ne tru. Dashuria ndaj dikuj eshte reaksion kimik ne disa qeliza ne trurin tone, dhe frika eshte nje tjeter reaksion. Filozofi i famshem materialist Karl Vogt e nenvizoi kete logjike me fjalet e tij te famshme "Ashtu sikur qe melqia e tajon vrerin, edhe truri yne e sekreton mendimin."16 Por vreri eshte materie, perderisa nuk ka ndonje fakt se edhe mendja eshte diqka e tille.

    Reduksionizmi eshte deduksion (perfundim) logjik. Sidoqofte, deduksioni logjik mund te bazohet ne themel solide apo ne themele tundese. Per kete arsye, pyetja qe ne duhet ta bejme eshte: Qfare ndodhe kur reduksionizmi, logjika themelore e materializmit, krahasohet me te dhenat shkencoree

    Shkencetaret dhe mendimtaret materialiste te shekullit 19 mendonin se pergjigja do te ishte se "shkenca e verteton reduksionizmin". Sidoqofte, shkenca e shekullit 20 ka shafaqur nje pamje krjet ndryshe.

    Nje nga qeshtjet me te spikatura ne kete pamje eshte "informata" e cila eshte prezente ne natyre dhe e cila kurre nuk mund te reduktohet ne materie.

    Materia nuk mund te prodhoje informata

    Me heret ne kemi permendur se ne ADN-ne e qenieve te gjalla ekzistojne informata jashtezakonisht gjitheperfshirese. Diqka qe eshte e vogel sa e njeqindemijeta pjese e milimetrit permbane nje fare "banke te te dhenave" qe specifikon te gjitha detajet fizike te trupit te qenies se gjalle. Per me teper, trupi poashtu e permbane sistemin qe i lexon keto informata, i interpreton ato dhe e kryen pastaj "prodhimin" ne pajtim me to. Ne te gjitha qelizat e gjalla, informatat ne ADN lexohen nga enzime te ndryshme dhe pastaj prodhohen proteinat sipas ketyre informatave. Ky sistem e ben te mundshem prodhimin e miliona proteinave per edo sekonde, dhe ate te llojit te duhur te proteines per vendin e duhur ne trupin tone. Ne kete menyre, qelizat e vdekura te syrit zevendesohen me ato te gjalla dhe qelizat e vjetra te gjakut zevendesohen me te rejat.

    Le ta konsiderojme ne kete pike pohimin e materializmit: A eshte e mundur qe informatat ne ADN te reduktohen ne materie, siq sugjerojne materialistete Ose, me fjale tjera, a mund te pranohet pohimi se ADN eshte vetem nje perzierje e materies, dhe se informatat qe ajo i permbane vijne si rezultat i interaksioneve te rendomta te pjeseve te tilla te materiese

    Te gjitha hulumtimet, observimet dhe eksperimentet shkencore te kryera ne shekullin 20 tregojne se pergjigjja ne kete pyetje eshte definitivisht "Jo". Drejtori i Institutit Federal Gjerman per Fizike dhe Teknologji Prof. Dr. Werner Gitt ka per te thene kete lidhur me kete qeshtje:

    Sistemi i koduar gjithmone patjeter perfshine proces intelektual jomaterial. Materia fizike nuk mund te prodhoje kod informatash. Te gjitha pervojat tregojne se edo pjese e informacionit kreativ perfaqeson disa perpjekje mendore dhe mund te lidhet me ide-dhenesin personal i cili e ka vene ne perdorim vullnetin e tij te lire dhe te cilit i eshte dhuruar mendja intelegjenteeNuk ekziston asnje ligj i natyres, asnje proees i njohur dhe asnje sekuence ngarjesh e cila mund te beje informatat qe te lindin nga materia vetvetiu...17


    Materia e cila permbane informatat eshte e rregulluar nga poseduesi i atyre informatave. Informatat ne ADN jane dizajnuar dhe krijuar nga Zoti, poseduesi i intelegjences se pakrahasueshme.
    Fjalet e Werner Gitt e permbledhin konkluzionin e "teorise se informatave", e cila eshte zhvilluar ne 50 vitet e fundit dhe eshte pranuar si pjese e termodinamikes. Teoria informative e investigon origjinen dhe natyren e informatave ne univers. Konkluzioni i arritur nga teoretet informative si rezultat i studimeve te gjata eshte se "Informata eshte diqka tjeter nga materia. Ajo kurre nuk mund te reduktohet ne materie. Origjina e informates dhe ajo e materies fizike duhet hetuar ndaras."

    Per shembull le te mendojme lidhur me burimin e nje libri. Libri perbehet nga letra, ngjyra dhe informatat qe ai i permbane. Letra dhe ngjyra jane elemente materiale. Burimi i tyre eshte prape materia: Letra eshte prodhuar nga celuloza dhe ngjyra nga materiet perkatese kimike. Por, informatat ne liber jane jomateriale dhe nuk mund te kene burim material. Burim i informates ne secilin liber eshte mendja e personit qe e ka shkruar ate.

    Per me teper, kjo mendje e percakton se si do te perdoren letra dhe ngjyra. Libri primarisht formohet ne mendjen e autorit. Autori pastaj e nderton ne mendjen e tij zingjirin e logjikes dhe i rregullon sentencat e tij. Ne hapin e dyte, ai i vendos ato ne forme materiale, pra mund te thuhet se ai i kryen perkthimin e informatave te mendjes se tij ne leter, duke perdorur laps, makine shkrimi apo kompjuter. Me vone keto shkronja shtypen ne shtepine botuese dhe marrin formen e librit te perbere nga letra dhe ngjyra.

    Keshtuqe mund ta japim kete konkluzion te pergjithshem: "Nese materia fizike permbane informata, atehere ajo materie duhet te jete dizajnuar nga nje mendje qe ka poseduar informatat ne fjale. Se pari eshte mendja. Ajo mendje i kthen informatat qe i posedon, ne materie, veprim ky qe perben aktin e dizajnit."

    Origjina e Informatave ne Natyre

    Kur e aplikojme kete definim shkencor te informates ne natyre, per pasoje kemi nje rezultat shume te rendesishem. Kjo per arsyen se natyra te permbyte me masen e pafundme te informatave (si per shembull ne rastin e ADN-se), dhe duke qene se kjo informate nuk mund te reduktohen ne materie, ajo pra vie nga nje burim tjeter jashte materies.

    Nje nga mbrojtesit me te flakte te teorise se evolucionit, George C. Williams e pranon kete realitet te cilin shumica e materialisteve dhe evolucionisteve ngurrojne ta shohin. Williams ne menyre te fuqishme e ka mbrojtur materializmin me vite te tera, por ne artikullin qe shkroi ne vitin 1995, ai i ve ne pah jokorrektesite e qasjes materialiste (reduksioniste) e cila pohon se edo gje eshte materie:

    Biologet evolucioniste kane deshtuar te shohin se ata kane te bejne me dy fusha qe nuk kane plotpjestues te perbashket: me fushen e informates dhe ate te materies. Keto dy fusha kurre nuk mund te sillen se bashku ne ndonje koncept te njohur rendom si "reduksionizem". Gjeni eshte nje pako e informatave dhe jo nje objekteNe biologji kur flitet per gjera si gjenet, gjenotipet dhe grumbujt e gjeneve, flitet per informata e jo per objektiva fizikeeKjo mungese e pershkruesve te perbashket i ben materien dhe informaten dy fusha te ndara te ekzistences, te cilat duhet diskutuar ndaras, ne termet e tyre te veta.18

    Keshtuqe, perkunder supozimeve te materialisteve, burimi i materieve ne natyre nuk mund te jete vete materia. Burim i informates nuk eshte materia por Menquria superiore jashte materies. Kjo Menquri ka ekzistuar para materies. Materia eshte sjellur ne ekzistence, i eshte dhene forme dhe eshte organizuar nga Ai.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 1:59 pm