Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    FRIKA NDAJ ALLAHUT DHE SHPRESA.

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    FRIKA NDAJ ALLAHUT DHE SHPRESA. Empty FRIKA NDAJ ALLAHUT DHE SHPRESA.

    Mesazh  !nva7ionN Thu Apr 30, 2009 11:43 am

    FRIKA NDAJ ALLAHUT

    O ju që besuat, keni frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe keni frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni.
    (Sure Hashr: 18)

    Në këtë çast, ju nuk jeni vetëm në dhomën ku po lexoni këtë libër. Edhe atëherë kur keni menduar se jeni vetëm, ju në të vërtetë nuk keni qenë kurrë vetëm. Engjëjt e caktuar nga Allahu pandërprerë mbikëqyrin dhe shkruajnë gjithçka që ju bëni. Në atë moment që ju thoni një fjalë ata e shkruajnë atë. çdo hap i juaji, çdo mendim, çdo gjë që ju bëni, duke përfshirë edhe obligimet që keni shtyrë për më vonë, të gjitha regjistrohen pa përjashtim.
    Këta engjëj nuk bëjnë dallim në mes të veprave të vogla apo të mëdha. Edhe kur jeni në gjumë ata janë vazhdimisht me ju. Ata i përmbushin detyrat e tyre në mënyrën më të përpiktë. Ata nuk harrojnë dhe as nuk gabojnë kurrë, ata i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të përkryer. Në mënyrë të njëjtë, engjëjt e vdekjes të caktuar për ju janë po ashtu duke pritur. Për çka presin ata? Presin që koha e përcaktuar për ju të përmbushet. Kur t'ju arrin koha e vdekjes e përcaktuar për ju, ata janë ata që do ta marrin shpirtin tuaj.
    Përveç tyre, ekzistojnë edhe dëshmitarë tjerë të cilët ende nuk i kemi përmendur, ata për të cilët ju nuk mendoni, këta janë dëshmitarët tuaj të fshehtë: duart tuaja dhe lëkura juaj. Në Ditën e Gjykimit, të gjithë këta dëshmitarë do të mblidhen, dhe me lejen e Allahut do të flasin dhe do të dëshmojnë për ju. Nëse ndodhë që të jeni prej atyre që nuk e kanë pasur frikën e Allahut, apo nëse nuk keni qenë një person i vëmendshëm, ata do të dëshmojnë kundër juve.
    Njerëzimi është krijuar për të adhuruar Allahun dhe pandërprerë vihet në sprovë. Ekzistenca e përkohshme e njeriut është mesatarisht rreth gjashtëdhjetë vjet, që nuk është kohë aq e gjatë para se njeriu të sillet në fund para Allahut për të dhënë llogari për çdo sekond të jetës së tij. Allahu pastaj do të vendos për formën e jetës së amshueshme të përshtatshme për ta. Nëse një person posedon vepra të mira atij do t'i jepet Libri nga ana e tij e djathtë dhe ai person do të jetë i shpëtuar përjetësisht. Mirëpo, nëse është prej atyre të cilëve Librat u jepen nga ana e tyre e majtë, ai pastaj do të thotë:

    “...Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!
    Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)! Pasuria ime nuk më solli dobi dhe më la fuqia ime!” (Sure Hakka: 25-29)

    Prej këtij momenti ai do të kapet, do të tërhiqet me fytyrë zvarrë për tokë dhe do të dërgohet në Xhehenem (Ferr), për t'mos u nxjerr më kurrë prej aty.
    Arsyeja që qëndron pas këtij fundi të tmerrshëm, është se njerëzit kurrë nuk kishin imagjinuar se çdo veprim i tyre do të regjistrohet dhe një ditë do të zbulohet dhe do të jepet llogari për të, dhe kështu kanë kaluar jetët e tyre në mënyrë të shkujdesur pa pasur frikën e Allahut dhe pa u vënë veshin paralajmërimeve të Tij. Një person si ky i cili nuk posedon një formë të qartë të besimit për Ahiretin (Jetën e përjetshme), për Ditën e Gjykimit apo për një vend të tmerrshëm të ndëshkimit për veprat e këqija dhe sjelljen e shkujdesur, si Xhehenemi, nuk do të ngurrojë të shpërfill kufijtë e Allahut.
    Për këtë arsye frika ndaj Allahut është një tregues i fuqishëm i besimit në Allahun dhe një tregues i rëndësishëm për atë që mund të pres njeriu në Jetën e amshueshme. E vetmja rrugë drejt sigurisë mbështetet mbi vetëdijen që frymëzon frikë-respekt ndaj Allahut dhe mbi maturinë e ndërgjegjshme.
    Dita e Gjykimit është një realitet i frikshëm për të cilin duhet menduar me frikë-respekt në mënyrë që të bëhet e pamundshme që të mos ndikohesh prej saj. Mirëpo, kjo frikë vlen vetëm për njerëzit besimtar dhe është një lloj i veçantë i frikës sepse Allahu ka përshkruar atë që do të ndodhë në Ditën e Gjykimit në shumë vargje të Kuranit; shkruesit, dëshmitarët dhe grumbullimin e një mase të pafund të njerëzve. Kjo është një e vërtetë absolute, e cila pranohet në mënyrë të pakushtëzuar nga besimtarët e vërtetë të cilët i frikësohen ballafaqimit me një përvojë të tillë të tmerrshme dhe të hidhur.
    Gjithçka që ju bëni regjistrohet menjëherë, madje edhe kur jeni duke e lexuar këtë libër. Shpejt po i afroheni ditës kur do të thirreni nga Allahu për të dhënë llogari për veprimet tuaja. Prandaj ne shpresojmë që të jemi prej atyre të cilët kanë fituar kënaqësinë e Allahut përmes vetëdijes që frymëzon frikë-respekt ndaj Tij:

    ... Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur! (Sure Bekare: 197)

    (Takva nënkupton ndërgjegje, frikë-respekt ndaj Allahut, që frymëzon një person të jetë vigjilent ndaj veprave të këqija dhe të jetë i paduruar për të bërë vepra të cilat kënaqin Atë. )




    Frika dhe shpresa

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

    Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër me meritë përveç Allahut i Cili e meriton me të drejtë që të adhurohet, Ai është i Pari dhe i Fundit, Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka lindur e as nuk është i lindur dhe askush nuk është i barabartë me Të. Adhurimi i qoftë Atij që e krijoi njeriun në mënyrën më të përsosur siq thotë në Kur'anin Famëlartë: "Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur." (Et-Tin: 4)
    Si dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.u.s është rob dhe i dërguar i Tij, më i miri nga krijesat e Tij të cilin e dërgoi Allahu mëshirë për botërat, dhe e dërgoi atë me udhëzim dhe fenë e vërtetë. E dërgoi Allahu atë dëshmues, përgëzues, këshillues dhe thirrës në fenë e Tij. E dërgoi atë dritë ndriçuese. Pra, salavatet qofshin mbi të, familjen e tij të nderuar dhe shokët e tij besnik dhe të gjithë ato që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Përpara se të nis temën dua të theksoj se çdo punë vlerësohet sipas nijetit. Kush e bën një punë për hir të Allahut, tek Ai do të jetë shpërblimi. Na ruaj o Zot prej syefaqësisë dhe na i prano veprat që bëhen me nijet të pastër.

    Motra të dashura, shpresoj që tema ime të na bëjë dobi mua edhe juve. Tema që flet më poshtë është një temë shumë e dëgjuar, por duke u nisur që njeriu duhet ta përkujtojë gjithmonë vdekjen, në mënyrë që të kryejë vepra të mira, edhe dëgjimi i një fjale shpesh të kujton që ta veprosh atë fjalë.
    Dua të flas për dy lloje nga llojet e ibadeteve (adhurimeve), frika dhe shpresa.

    Frika është një ndjenjë natyrore që e shoqëron gjithmonë njeriun. Dhe ajo është e lejuar derisa nuk i kalon kufijtë. Për frikën ka folur dhe Allahu i Madhëruar në Kur'anin Famëlartë ku shpjegon se frika është ibadet ndaj Allahut dhe se besimtarët duhet t’i friksohen vetëm Allahut sepse e mira dhe e keqja vjen vetëm prej Tij. "…po ju mos u frikësoni prej tyre [shejtanëve], frikësomuni Mua, nëse jeni besimtarë." (Al-Imran: 175)
    Pra, këtu del se vetëm besimtari i frikësohet Allahut të Madh ndërsa mosbesimtarët frikësohen nga gjëra të tjera.
    Tani të përmendim ndarjet e frikës sepse jo të gjitha frikat janë të lejuara. Frika e parë është frika për të fshehtën që do të thotë frika për gjëra që s’i njohim. Deri në një farë mënyre kjo frikë është e lejuar p.sh: kur ke frikë nga Allahu kjo është e lejuar, por n.q.s ke frikë nga njerëzit e vdekur apo xhindët dhe bënë çfarë të thonë ato, vepron për çfarë të urdhërojnë ato apo bën kurbane për to prej frikës së tyre dhe se pasi të veprosh urdhërat e tyre mendon se do të lenë rehat, kjo frikë është e ndaluar dhe bën pjesë tek shirku i madh.
    Lloji i dytë është frika që na largon nga idadetet. Njeriu ngaqë është krijesë e dobët dhe ndodh që ndonjëherë ta ketë dhe besimin e dobët, duke lënë adhurimet mbasdore. Për shëmbull një burrë nuk fal namazin e tij në punë dhe i fal të gjitha bashkë prej frikës se nuk mund ta lejojë drejtori të falet. Ose ndonjë vajzë nuk vendos shaminë prej frikës së prindërve dhe prej frikës së njerëzve duke devijuar kështu ligjet e Zotit. Kjo frikë është haram. Pastaj është edhe ndarja e fundit që është frika natyrale këtu mund të bëj pjesë, p.sh. frika nga errësira, nga burri, nga tigri, nga provimi, nga jeta etj. Përsa i përket kësaj frike nuk ka asnjë gjë është e lejuar.
    Frika është një gjë themelore në jetën e njeriut sepse njeriu duke u frikësuar bën shumë gjëra. P.sh. duke pasur frikë Xhehenemin vepron punë të mira për të fituar Xhenetin, dhe duke pasur frikë Allahun bëhet një musliman i mirë. Me të vërtëtë ato që i frikësohen më shumë Allahut janë njërëzit e ditur.

    Pjesa e dytë flet për shpresën. Shpresa është një ndjenjë e mirë që ashtu si frika e shoqëron gjithmonë njeriun. Njeriu duke shpresuar gjithmonë për shpërblim vepron mirë. Për shpresën thotë Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë se ajo është ibadet dhe se i takon vetëm Allahut: “….e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”. (El-Kehf 110)
    Më lartë thamë se është besimtari i mirë ai që i frikësohet më shumë Allahut dhe në këtë ajet doli se është përsëri po ai besimtarë i mirë që shpreson shumë tek Allahu.
    Shpresa është e lejuar, por edhe ajo e ka një kufi sepse shpresimi i madh të largon prej ibadetit. Një besimtarë besimi i të cilit nuk është shumë i lartë i cili lë mbas dore punët e mira mbase dhe uaxhibatet duke shpresuar në mëshirën e Allahut dhe duke thënë se: do të jem prej banorëve të Xhenetit sepse Allahu është Mëshirues, kjo është shpresë e tepërt dhe si rrjedhim është e ndaluar. Por edhe të mos shpresosh është e ndaluar, p.sh. një njeri që nuk bën vepra të mira dhe thotë se: unë jam i keq dhe vendi i im është zjarr, pra ky njeri është pesimist dhe nuk shpreson në mëshirën e Allahut, nuk beson në një prej llojeve të ibadetit.
    Pra, të dyja, shpresat e tepërta dhe e pakëta janë të ndaluara. Kemi dhe shpresën që të fut në shirk siq është kur shpresojmë që të vdekurit mund të ndërmjetsojnë për ne ose duke shpresuar se ato bëjnë mirë, kjo është shpresë e ndaluar. Por, nuk duhet të ngatërrojmë se kur një njeri shpreson tek një njeri tjetër për një punë që është brenda mundësive të njeriut nuk është shirk. Shpresa me frikën janë të lidhura dhe duhet të shoqërojnë njëra tjetrën. Ato duhet të jenë tek njeriu si dy krahët e një zogu. Siq nuk mund të fluturojë zogu me nje krah ashtu edhe për njeriun nuk bën të ketë njërën dhe të braktisë tjetrën. Një besimtar duhet t’i ketë të dyja dhe të vazhdojë gjithmonë ibadetin dhe të jetë falenderues ndaj Allahut. Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë: “E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.” (El-Muminun: 117)
    Në ajet thuhet se kush adhuron bashkë me Allahun ndokënd tjetër kjo bën pjesë të shoqërosh dhe në ndarjet e ibadetit me siq është frika dhe shpresa, kanë dal nga feja e Allahut domethënë janë kafira dhe se do të japin llogari para Allahut për këtë gjë.
    Ka thënë Umer bin Khatab rreth shpresës dhe frikës: “Sikur të ishim përpara Zotit Ditën e Gjykimit dyzet veta dhe unë të isha njëri prej tyre. Nëse do të thoshte Allahu se të gjithë të hyjnë në Xhenet, përveç njerit, do të kisha frikë se ai njeri mund të isha unë. Por, nëse do të thoshte se të gjithë të hyjnë në Xhehenem, përveç njërit, do të shpresoja se ai do të isha unë.”
    Pra, frika dhe shpresa janë themelore në jetën e muslimanit dhe janë ndër pjesët e ibadetit, kështu duhet të jenë vetëm për Allahun.
    Lusim Allahun që të na bëjë prej atyre që punojnë për hir të Tij dhe të na bëjë prej atyre që shpresojnë shumë dhe kanë frikë shumë.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 6:10 pm