Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ljame te reja

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Ljame te reja Empty Ljame te reja

    Mesazh  !nva7ionN Thu Apr 30, 2009 11:14 am

    Qeveria "shqelmon" Institutin nga Kurshumli Hani

    Shkup, 28 prill - Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve do të zhvendoset drejt një destinacioni që ende nuk bëhet i ditur zyrtarisht. Në vend të tij, do të vendoset Qendra Turke e Kulturës. Nga Ministria e Arsimit mësohet se grupi i punës që po shqyrton vendndodhjen e re, pritet që së shpejti vendimin t'ia paraqesë ministrit Pero Stojanovski, ndërsa zhvendosja do të realizohet pas miratimit të propozimit nga ana e Qeverisë. Burimet pranë MASH-it nuk japin detaje as rreth arsyeve që kanë çuar deri në ndryshimin e adresës së Institutit, vendndodhja e së cilës është miratuar me vendimin për themelimin e Institutit.
    Edhe në Drejtorinë e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës, konfirmojnë vendosjen e Qendrës turke. Pasko Kuzman, kreu i kësaj Drejtorie, thotë se është herët për të thënë se cilat hapësira do të vihen në dispozicion të turqve, i gjithë objekti, apo vetëm pjesë të caktuara. "Jemi ende në bisedime dhe është herët për të folur për shpërngulje. Instituti i trashëgimisë do të zhvendoset drejt një lokacioni tjetër, do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme në mënyrë që palët të jenë të kënaqura", thotë Kuzman. Kërkesat për dhënien e disa prej ambienteve të Kurshumli Hanit në dispozicion të autoriteteve kulturore të Turqisë ka qenë më e hershme. Ish-drejtoresha e Institutit, Mirushe Hoxha, thotë se zhvendosja e destinacionit është absurde dhe nuk mund të justifikohet me kërkesën e bërë nga pala turke.
    "Kjo për shkak se kërkesa nuk ka qenë për të marrë të gjithë Kurshumli Hanin, por vetëm një pjesë, kështu që edhe Instituti edhe Qendra turke, ashtu si edhe zyra të tjera mund të funksiononin brenda objektit", thotë Hoxha.
    Ish-ministri i MASH, Sulejman Rushiti, nënshkrimi i të cilit figuron në aktet e themelimit të Institutit, njëherazi dhe ideatori i vendosjes së Institutit në Kurshumli Han, thotë se kjo është padrejtësia më e madhe që mund t'i bëhet një institucioni të tillë, ndërsa vendimi për ndryshimin e vendndodhjes është një nga veprimet më të dëmshme. "Është turp dhe fatkeqësi që ndodh një gjë e tillë", thotë Rushiti. Lajmi për zhvendosjen e institutit është një hap që e shpie atë drejt mbylljes, paralajmëron një prej arkitektëve të projektit dhe anëtar i Komisionit amë të themelimit, Xhabir Ahmeti. "Këto janë lojëra të natyrës politike, por janë të natyrshme kur e gjejnë të papërgatitur kuadrin shqiptar dhe në veçanti amatorët e elitës politike në pushtet", thotë Ahmeti. Përcaktimi i vendndodhjes së Institutit brenda hapësirave të një prej objekteve me vlera të veçanta kulturore dhe historike - Kurshumli Han, u shoqërua me polemika, ndërsa adaptimi i ambienteve në zyra funksionale u zgjat për një kohë të gjatë. Andrrallat për Institutin mesa duket nuk përfunduan edhe pas shuarjes së stuhive të shkarkimeve dhe emërimeve, ndërrimit të drejtuesve, stafit, bllokimit të buxhetit e që vijuan deri në kërkesën për ndryshimin e emrit në Institut Albanologjik. Ndërkohë, udhëheqësia e re e Institutit, drejtori Ramiz Abdyli, përkundër tentimit tonë, ka qenë i pakapshëm për të komentuar këtë vendim qeveritar.



    Shqipëria zyrtarisht aplikoi në BE

    Pragë, 28 prill - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të martën i ka dorëzuar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, homologut të tij çek, Mirek Topolanek. Çekia aktualisht është kryesuese e radhës së Bashkimit Evropian. Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, me rastin e aplikimit të Shqipërisë në BE, ka shprehur falënderim të thellë për kryeministrin çek dhe ka vlerësuar se 96 për qind e shqiptarëve janë pro BE-së pasi sipas tij shqiptarët kanë qenë shpirtërisht ne Evropë edhe pse rrethanat e disfavorshme për disa vite e ndanë fizikisht nga ky mekanizëm. Po kështu ai ka vlerësuar se reformat rrënjësore në vend janë ato që çuan drejt nënshkrimit të MSA me Shqipërinë nga 29 vende të Evropës si dhe anëtarësimin në NATO. Kryeministri shqiptar, dr. Sali Berisha thekson se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është projekti më i shkëlqyer për të ardhmen e popullit shqiptar dhe vendit të tij. "Ky akt shënon dhe ka një domethënie të madhe historike, meqë nënkupton rikthimin e vendit tim në familjen e kombeve evropiane", vlerëson Berisha, duke rikujtuar edhe historinë e ngjashme që Shqipëria ka pasur me Republikën Çeke. Kreu i Qeverisë shqiptare, Berisha vlerëson se aplikimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është dëshirë dhe vullnet i kahmotshëm i të gjithë bashkëkombasve të tij. "Në këto momente historike për vendim tim mendja dhe sytë e bashkë atdhetarëve të mi janë këtu. Kjo është ëndrra dhe projekti më i bukur për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo kërkesë ka domethënie të madhe për rikthimin e vendim tim në kombet evropiane nga i cili u nda fizikisht për një periudhë të gjatë kohe", vlerëson me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha. Ndërkaq, kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vend i Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian është shprehur optimist për anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. "Kam dashur që aplikimi të bëhet gjatë presidencës çeke, për faktin se kanë të njëjtën histori politike, shtete ish-komuniste. Po kështu edhe për faktin se Shqipëria ka bërë mjaft hapa përpara, pjesa më e madhe e tyre nën drejtimin e Sali Berishës", vlerëson Topalek. Ai ka rikujtuar se "procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka kriteret dhe kushtet e veta specifike". "Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime të jashtëzakonshme dhe të mahnitshme dhe jam i lumtur që shumica e këtyre ndryshimeve janë bërë nën udhëheqjen e Sali Berishës", thotë Topolanek, duke rikujtuar këtu edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai vlerëson se pas dorëzimit të kërkesës, ajo do t'i përcillet Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Marrëdhënie me Jashtë, Havier Solana, me çka edhe fillon procesi i shqyrtimit. Kryeministri çek u përmbajt nga premtimet, por, megjithatë, la të kuptohet se e gjithë kjo procedurë mbase mund të miratohet gjatë presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian, të cilën do ta ketë Suedia. Mirëpo, drejtori për zgjerim në Bashkimin Evropian, Michael Leigh, ka nënvizuar përkushtimin e Shqipërisë karshi vlerave evropiane. Ai thotë se "tani i takon BE-së të vazhdojë tutje, Komisionit Evropian të japë mendimin e vet dhe të vazhdojnë procedurat tjera".



    Veliu "kërcënon" ministrat e BDI-së

    Shkup, 28 prill - Lëkundja e radhës në Bashkimin Demokratik për Integrim. Fazli veliu, njëri ndër veteranët e BDI-së, njëherësh kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka "kërcënuar" Kryesinë Qendrore të partisë së Ahmetit, e cila ka sjellë vendim që në Kongresin e ardhshëm, Veliun ta shkarkojnë nga anëtari i Kryesisë. "Nëse ua merr mendja dikujt se mund të ndërrojnë dhe nëse kanë fuqi, atëherë le të ndodh. Megjithatë, pa miratimin e statusit të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, nuk besoj se mund të ndodh kjo. Do të largohem vetëm atëherë kur do të zgjidhen çështjet shqiptare. Gjithë këtë kohë, unë jam angazhuar për sakrificën shqiptare, dhe më pak atë politike", ka thënë Veliu. Në një deklaratë për KOHA, Veliu ka theksuar se është njëri ndër themeluesit e BDI-së, ndërsa nuk i bëhet vonë për asgjë kur në pyetje, siç ka thënë ai, është sakrifica e vitit 2001. Veliu ka kërkuar punë dhe përkushtim më madh në zgjidhjen e çështjeve shqiptare edhe nga ministrat shqiptarë. I ka dhënë afat ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, se nëse deri në shtator nuk do të gjejë mënyrën për ndihmë ndaj veteranëve të luftës, atëherë do të shkarkohet nga posti i ministrit. "Derisa pala tjetër sjell vendime dhe ndihmon veteranët e tyre, ne kemi mbetur shumë prapa. Duhet që ministri Bajrami të gjejë mënyrën se si t'i ndihmojë familjet e dëshmorëve të UÇK-së", është shprehur Veliu. I pakënaqur, siç është shprehur Veliu, është edhe me punën e zëvendëskryeministrit, përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Abdylaqim Ademi.
    "Ademi duhet që të luajë rolin e kryeministrit shqiptarë dhe të punojë për çështjet shqiptar, e jo të jetë hije e kryeministrit Gruevski", ka shtuar Veliu. Ndërkohë, zyrtarë tjerë të BDI-së kanë informuar se rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale dhe ndikimi i zbehtë në Qeverinë e Gruevskit ka detyruar këtë parti të miratojnë "reformat" e reja. Reformat, siç pretendojë t'i quajnë zyrtarët e BDI-së, kapin më shumë ndryshimet kadrovike. Me këtë rast, siç është konstatuar në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, Rafiz Haliti do të lëshojë postin e nënkryetarit, ndërsa do të zëvendësohet nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. E vetmja që nuk do të lëviz nga vendi është nënkryetarja Teuta Arifi. Vendin e anëtarit të Kryesisë Qendrore, siç bëhet e ditur, do të lëshojnë ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, deputeti Fazli Veliu, Agron Buxhaku dhe Gëzim Ostreni. Ndryshime, siç informojnë në BDI, do të ketë edhe në Degët dhe Nëndegët nëpër rajone të ndryshme. Megjithëse, Buxhakut dhe Xhaferit tanimë i është gjetur vendi - ambasadorë në ndonjë Ambasadë të Maqedonisë.



    Në Maqedoni ka ndarje etnike

    Bruksel, 28 prill - Këshilli i Evropës në sesionin e rregullt në Strasburg ka vlerësuar se zgjedhjet presidenciale në Maqedoni kanë nxjerrur në sipërfaqe ndarjet etnike. Në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksohet se jehona e dobët e popullatës shqiptare në zgjedhjet presidenciale i ka hedhur një dritë pranisë së një situate të rrezikshme.
    "Në shoqëri multietnike, pa traditë të gjatë demokratike, është vendimtare që zgjedhjet të mos kontribuojnë në izolim apo vendosjen e kufijve ndarës. Dalja e vogël e votuesve shqiptarë në zgjedhjet presidenciale tregoi edhe një herë situatën e rrezikshme të ndarjes etnike", nënvizohet në raportin e miratuar nga Parlamenti i Këshillit Evropian, duke shtuar si shembull pozitiv kandidimin e Imer Selmanit për president, që njëherësh sipas raportit, theu barrierat etnike me gjithsej 150 mijë votat e grumbulluara.
    Këshilli i Evropës ka kërkuar ndryshimin e rregullativës ligjore, e cila duhet të bëhet me një kompromis të gjerë të partive politike, shoqërisë civile, por edhe me ndihmën e Komisionit Venecian. Ndryshimet duhet të bëhen me theks të veçantë në sferën e pastrimit dhe verifikimit të listës zgjedhore, që siç thuhet në raport "është e çuditshme", sepse është gati një shifër e barabartë me numrin e votuesve dhe popullsisë.
    "Pa marrë parasysh se sa herë kemi pyetur, asnjëherë nuk morëm përgjigje se si është e mundur që një vend me 2 milionë banorë, të ketë 1.8 milionë votues në Listën zgjedhore", ka thënë Marieta de Purbe-Ludin, eurodeputet nga Suedia.
    Në raport zgjedhjet janë vlerësuar se i kanë plotësuar në përgjithësi standardet evropiane, duke u krahasuar si më të mira nga ato të vitit 2008.
    Në pjesën e vërejtjeve Këshilli i Evropës ka nënvizuar si shqetësime rastet e presioneve dhe frikësimit të votuesve në rast se do të votonin opozitën, dhe këto presione janë bërë ndaj të punësuarve në administratën shtetërore dhe komunale.
    "Zgjedhjet ishin të qeta, edhe pse morëm informacione se shumë votues kanë qenë nën presion dhe të kërcënuar se nëse e votojnë opozitën, do të humbin vendet e punës. Kjo ka ndodhur sidomos me ata të punësuar në administratë", ka thënë Marieta de Purbe-Ludin.



    Politizimi i fesë mund të çojë në konflikte

    Shkup, 28 prill - Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere i sugjeron autoriteteve të Shkupit, të mos luajnë shumë me vendimet që kanë të bëjnë me objektet fetare, pasi ato mund të nxisin pakënaqësi në pjesën tjetër të komuniteteve. Në një intervistë ekskluzive për ALSAT, Fuere, këshilloi që për këto vendime, më parë, autoritetet të konsultohen me publikun në debate të hapura. "Sigurisht, nga pikëpamja jonë, është shumë e rëndësishme që të gjitha këto projekte, të ndërtimit të kishave dhe xhamive, veçanërisht në qendër të kryeqytetit, duhet të jetë subjekti i konsultimeve publike, me të gjithë qytetarët, të cilët, do të ndjejnë efektin e këtyre objekteve. Dhe është e rëndësishme të sigurohet se ky diskutim publik do të mbahet, dhe të gjithë të mund të shprehin opinionin e tyre, sepse është e rëndësishme të theksohet që pas kësaj qëndron, shoqëria multietnike, shoqëria multifetare, dhe është e rëndësishme që vendi ta reflektojë këtë në vendimet që merr, dhe jo të favorizojë njërën apo tjetrin komunitet. Kështu që konsultimi publik, për mua, është shumë i rëndësishëm", thotë ambasador i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere. Fuere, theksoi se cështjet e nxehta fetare, nuk duhet të përdoren si trampolinë apo për qëllime partiake. Tensionet e tilla dhe politizimi i tyre, sipas eksperiencave, qoftë edhe europiane, mund ta çojë një shtet në krizë të rëndë e madje deri në konflikt.



    Për 3 vite, mbi 108 milionë euro investime

    Shkup, 28 prill - Investimet e EVN-së kanë arritur vlerën prej 108.3 milionë euro gjatë tre viteve të kaluara, gjegjësisht nga viti 2006 pasi që EVN-ja austriake bleu 90 për qind e aksioneve të Elektroekonomisë së Maqedonisë. Këtë konstatim e vërtetoi Shtëpia e pavarur revizore e KGM, pasi ushtrimit të kontrollit revizor. Sipas KPMG-së, EVN në tërësi ka përmbushur detyrimin e marrëveshjes për shitblerje dhe ka investuar më shumë se ç'parashihet në marrëveshje. Këto investime kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e cilësisë së furnizimit të energjisë elektrike. Raporti revizor i Shtëpisë s pavarur KPMG, konstatohet se EVN i ka realizuar të gjitha investimet që dalin si obligim nga marrëveshja për blerjen, ku sipas kësaj marrëveshje, EVN-ja duhej të investojë 96 milionë euro për periudhën 2006-2009. EVN-ja jo vetëm që ka përbush këtë obligim, por sipas KPMG-së, kjo shifër është tejkaluar për 12.3 milion euro. Ndërkaq, sa i përket vendimit të fundit të Gjykatës themelore të Shkupit që EVN-ja t'i paguajë rreth 160 milion euro kompanisë shtetërore për energjetike ELEM për borxhin e mbetur të qytetarëve nga viti 1995-2004 ndaj Elektroekonomisë së Maqedonisë ashpër u kritikua edhe nga Komisioni Evropian. Ministri Besimi shprehet se ende ka hapësirë për gjetje të kompromisit që do të ishte në interes të qytetarëve dhe shtetit. (Z.V.)

      Ora është Fri Mar 29, 2024 9:53 am