Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Obama kërkon fonde shtesë për gripin

    Admin
    Admin
    Web Master
    Web Master


    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Obama kërkon fonde shtesë për gripin Empty Obama kërkon fonde shtesë për gripin

    Mesazh  Admin Wed Apr 29, 2009 8:43 pm

    Vendet e prekura nga shpërthimi i gripit të derrave kanë vendosur masa të reja rigoroze për të frenuar përhapjen e sëmundjes.Obama kërkon fonde shtesë për gripin 20071123082458tamiflu203
    utoritetet meksikane thonë se numri i vdekjeve të dyshuara nga gripi i derrit është rritur, por e kanë ulur numrin e vdekjeve të konfirmuar nga kjo sëmundje në 7.

    Meksika, i ka mbyllur të gjitha vendet arkeologjike, të cilat çdo vit tërheqin mijëra vizitorë.

    Në kryeqytetin meksikan restorantet lejohen vetëm të shërbejnë ushqim që merret me vete apo porositet me telefon.

    Pjesa më e madhe e vendeve publike janë të mbyllura.

    Në Shtetet e Bashkuara, Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

    Presidenti Obama i ka kërkuar Kongresit 1.5 miliard dollarë për të forcuar masat amerikane amerikane.

    Amerika është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të rasteve dhe zyrtarët u kanë thënë njerëzve se mund të ketë viktima.

    Në SHBA ka më shumë se 60 raste të konfirmuara të gripit të derrave, ndërsa pesë persona po trajtohen në spital.

    Në një letër dërguar Kongresit, ku i kërkohen fonde shtesë, Barack Obama tha se po vepronte për të patur sa më shumë kujdes.

    Shtëpia e Bardhë thotë se paratë e kërkuara do të përdoren për të depozituar stoqe me medikamente antivirale dhe për të zhvilluar një vaksinë të re në rast se virusi përhapet.

    Në Kaliforni guvernatori, Arnold Schwarzenegger shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

    Por duke marrë këtë vendim ai tha se nuk kishte nevojë për alarm dhe kjo i ndihmonte shtetit për të koordinuar më mirë kundërpërgjigjen.

    Në Los Anxhelos autoritetet po hetojnë vdekjen e dy burrave, por deri tani nuk është njoftuar se kjo ka ndonjë lidhje me gripin.

    Por një zyrtar amerikan për Shëndetin ka parlajmëruar se ai pret të shohë vdekje prej virusit.

      Ora është Fri Mar 29, 2024 9:02 am