Republikani Specter ndërron krahun në Senat

    Share

    Admin
    Web Master
    Web Master

    Numri i postimeve : 146
    Join date : 13/04/2009

    Republikani Specter ndërron krahun në Senat

    Mesazh  Admin prej Wed Apr 29, 2009 8:45 pm

    Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë forcuar shumicën e tyre në Senat pas largimit të një senatori veteran republikan.

    Arlen Specter i shtetit të Pensilvanisë tha se po ndërronte krah, sepse republikanët kishin kaluar shumë në skajin e së djathtës.
    Senatori Specter tha se vota e tij për paketën stimuluese fiskale të presidentit Obama, kishte çuar në ndarjen e tij përfundimtare me republikanët.

    Ky vendimi u jep demokratëve 59 vende nga 100 në senat.

    Senatori Specter u tha gazetarëve se vendimi kishte qënë një zgjidhje e vështirë.

    "E di që po zhgënjej shumë miq dhe kolegë, por sinqerisht kam qënë i zhgënjyer nga disa prej reagime në të dyja drejtimet."

    "Unë nuk e marrë këtë vendim nga mungesa e sfidave të tjera, apo gjërave të tjera interesante që mund të bëjë në Senat, po sespe ka shumë projekte që dua të çojë përpara për Pensilvaninë me karierën time prej veterani në Senatin amerikan," tha Arlen Specter.


    _________________

    Falemderimi i takon vetem All-llahut qe na krijo ne formen me te mir

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:38 am