Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Poezi dhashurie.

    !nva7ionN
    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator


    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    Poezi  dhashurie. Empty Poezi dhashurie.

    Mesazh  !nva7ionN Sun Apr 26, 2009 2:34 pm

    Pa ty jeta nuk esht jet

    N'dërmjet nesh qelloj një koder
    nëna të tha se je e vogel
    s'na lejoj meu pa
    në vetmi kem mbet tuj qa
    zemrat t'reja naj kan vra

    Tash pa ty sbëhem rahat
    qenka shum rruga e gjat
    dashuria e pa fat
    nuk guxojkan meu gëzu
    zemrat qe jan dashuru

    Ti më don e un të du
    pse ne dy mos meu bashku
    por në jet qka gabova
    une ket se meritova

    Smund të pij e smund të ha
    pa ty trupi më ësht tha
    pa ty jeta nuk ësht jet
    pash ket bes moj du me vdek
    pash ket bes moj du me vdek
    Reply With Quote.




    Lulet i ke shkelur

    Lulet qe i pat pranvera
    nuk i ka tash as vera
    ti e pa shpirt i ke shkelur
    dashuria jon ka n'gelur
    goja yte shum fjal pat
    kurr njëher sje bë rahat
    shum dëshira ty ti kam plotsua
    me në fund e vërtetova
    hej se un kam gabua
    ty qe të kam besu.
    Gjith lagimet mua vajz ti qe mi ke ba
    nëse jo n'kët bot, gjith gjunahet n'tjetren ke mei la

    Besom do t'vjen dita
    prap te un ke meu kthy
    do të qajsh, do të qajsh me lot në sy
    jo askund sdo tmë gjejsh moj tradhti
    Reply With Quote




    MONOLOGU I NJE TE DESHTUAREJE
    ***********************************************
    Une jam AJO vajza pak mbi 19 vjet
    qe mbi trupin tim e barta nje tradheti
    qe shkaterrova plotesisht veten ne kete jet
    ne njeren ane zemren e ne tjetren dashurin

    Une jam jo vajza qe pres me padurim
    me e keqe nga te gjitha dhe vajze e mjer
    ku per qdo dit per vdekje dashuria mu plagos
    e me vajti ne humner

    Une jam AJO vajza qe kurr s rri e buzeqeshur
    me zemer te coptuar kerkoj dashurin
    por jo si ajo e me parshmja
    qe me beri zemren cop e grime

    S di si u mashtrova ne enderrat e mia
    dhe e humba dashurin rinore
    e zemres i hapa plage te renda
    plaget me te renda shpirterore

    Pra une jam AJO vajza qe kurr nuk kam buzeqeshur
    ne veshtrimin e zemres se plaguar
    vetem nje her te mposhti tradhetin
    e nga ankthi do te isha zgjuar

    Shume kohe kalova me halle te medha
    pran djaloshit me zemer te gurezuar
    tani me duhet te kaloj diku tjeter
    me shpresen se me s kam per te gabuar

    Kam kerkuar te di gjithqka
    nga historia e Romeos e Xhulietes e deri ne pafundesi
    sa qe edhe zemra gjak te me pikoj
    do te digjem te kuptoj me shume per dashuri

    Pra une jam AJO vajza pak mbi 19 vjet
    qe trupin ma hijezon tradhetia ne jete
    jam simbol i dhimbjes dhe i tradhetis
    jam viktim
    ideal
    shpres e jetes dhe e dashuris
    **Per mua fat nuk ka**





    ME DERGO .................

    KETU JAM I VETEM
    AKOMA GJUME NUK KAM
    KETU JAM PA TY
    KETU DO TE JEM
    NESE ME DERGON NJE ENGJELL

    DEGJOJE PRA ZEMREN
    TY PO TE FLAS
    DERGOMA ENGJELLIN
    VETEM TE MOS MBES
    DERGOJE NJE FJALE
    KAQ SHUME TE MUNDON?
    DERGOJE ZEMER
    ME TY TE JEM
    DERGOJE NJE ENGJELL
    TE ME PLOTESOSH
    DERGOJE PRA ENGJLLLIN
    VETEM TE MOS VDES

    DERGOMA PRA NJE ENGJELL
    KAQ SHUME TE MUNDON /
    DERGOMA NJE ENGJELL
    TE FLE I QETE
    DERGOMA NJE ENGJELL
    TE ME MBROJE
    DERGOMA NJE ENGJELL
    ZEMREN TE MA SHEROJE
    DERGOMA NJE ENGJELL
    BUZEQESHJEN TE MA KTHEJE
    DERGOMA NJE ENGJELL
    QE TY TE TA KTHEJ...............




    Si s'të Desha pak më Shumë


    Unë e desha përtej vdekjes,
    Ashtu dashurova unë
    Edhe prap s'ia fal dot vetes:
    S'i s'e desha pak më shumë...

    Pak më shumë ku shpirti thyhet,
    T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
    Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
    Kujtimin të gënjejmë pak.

    Përtej vdekjes, përtej botëve,
    Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
    Asaj që më rri mes Zotave:

    "Si s'të desha pak më tepër...".


    Ismail Kadare

    Një Vajzë


    Duke të puthur, pa të dashur
    Në shpirt ai ty të plagoi
    Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
    si vrasës tinëz shkoi


    Krenar që ty "të shtiu në dorë"
    Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
    Pranë gotës së birrës për ty folën
    në park, të dielave ata.


    Dhe ti e vetme mbete, bosh
    mbenë sytë e ty në net bilbilash
    Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
    Një katastrofë automobilash.


    Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
    Ata me sy të ndjekin pas
    Pataj me bërryl i bien shokut
    "E sheh filanen? E ka pas..."


    Dhe ti ul kokën shpejton hapin
    T'arrish tek shoqja sa më shpejt
    Të përsërisësh fjalët standart:
    "Ah, njëlloj janë të tërë djemtë"


    Të dyja t'ulura pranë radios
    Do ndizni heshtur një cigare
    tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
    një çast dremitja do të t'marrë


    Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
    M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
    Atje në sfond fabrikash, njerëzit
    Nga kembët s'do të të venë re.


    Atje ku t'ecësh midis turmash
    Në një grup djemsh, ndoshta midis
    Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
    "E sheh filanen? Ishim miq..."

    Ismail Kadare
    Ti qave

    Ti qave dhe më the me zë të ulët
    Se unë të trajtoja si prostitutë.
    Athere lotëve të tu s'ua vura veshin
    Të desha, pa e ditur se të desha.

    Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
    Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m'u duk,
    Athere kuptova ç'kisha humbur,
    Ç'kisha fituar kuptova gjithashtu.

    Më rrezëllinte si smerald mërzija,
    Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re...
    Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
    Sepse secila m'e bukur se tjetra qè.

    Se ish i tillë ky koleksion bizhush
    Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
    Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
    Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.




    NUK DI QFAR TE BEJ ME TY

    Fillim i mabar
    por ne fund i vrar
    dashuri e papar
    po prap te ndar!!!

    duhemi kshtu se paku mendojm
    me gjelozi a thua vall ku do shkojm
    npole tkunderta jetojm
    por smund te jemi tqet ku njeri tjetrit i mungojm

    kur te kam pran perlahëmi
    puthëmi ledhatohëmi por ne fund shahëmi
    vrapon nga dera ik me lot
    provon t'me harrosh por lodhesh kot

    harron se per ty ska tjeter
    dashuria e par kurr s'behet e vjeter
    kah te shkojsh gjithmon me kujton
    dhe telefonin nga dora se leshon

    kur me sheh me shoqe mbushesh meri
    po gjelozia s'ka vend nese per mua ndjen dashuri
    harron se edhe un te dua prandaj ste tradhtoj
    por smundem ne qdo qast ket ta kujtoj

    me ty a pa ty nuk ndjehem rehat
    kur tkom larg me mungon, ste duroj kur tkom ngat
    qfar te bej me ty vertet nuk e di
    a t'martohmi tani po ti ne shtepi tmamit rrrii?




    ROB I DASHURIS JAM

    Nuk ta premtoj dashurin por ta dhuroj
    Nuk te them te dua por te dashuroj
    Kur te them te dua nga vendi lekundem
    Sepse te dua me shum se sa mundem.

    Kjo nuk eshte thjesht shkrim por eshte e verteta
    Êshte diqka qe se dija por ma mesoi jeta
    I mesova te gjitha kur mu shfaqe ti
    Jam njeriu me i lumtur tjeter asgje nuk di

    Rob ne val te oqeanit qe me shpejtesi me rrembeu
    Ma mori zemren por nuk ma theu
    Per mua ky oqean ishte dhunti
    Sepse oqeani ishe ti.

      Ora është Fri Mar 29, 2024 10:45 am