El Kuddus (I Shenjti), Es Selam (Paqëdhënësi), Es Sebuh (I Madhëruari), Et Tajib (I M

    Share

    !nva7ionN
    Super Moderator
    Super Moderator

    Numri i postimeve : 71
    Join date : 23/04/2009

    El Kuddus (I Shenjti), Es Selam (Paqëdhënësi), Es Sebuh (I Madhëruari), Et Tajib (I M

    Mesazh  !nva7ionN prej Wed Apr 29, 2009 4:05 pm

    El Kuddus (I Shenjti), Es Selam (Paqëdhënësi), Es Sebuh (I Madhëruari), Et Tajib (I M

    Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Allahu, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë)...” (Hashr, 23)
    Ndërsa në hadith, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: “...i madhëruar, i Shenjti, Zot i melekëve dhe i shpirtit.” Shënon Muslimi. Gjithashtu në hadith thuhet: “Vërtet, Allahu është i Miri dhe nuk pranon veçse të mirën.” Shënon Buhariu.
    Ndër emrat e Allahut janë edhe El Kuddus Es Selam, që do të thotë i Madhëruar, i pastër nga të gjitha cilësitë e mangëta, ose që t’i ngjasojë dikush nga krijesat. Ai është i pastër nga të gjitha të metat, i pastër që t’i ngjasojë Atij dikush në diçka nga përsosmëria: “Asnjë send nuk është si Ai.” (Shura, 11)
    “Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Ihlas, 4)
    “A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” (Merjem, 65)
    “...pra mos i përshkruani Allahut shokë...” (Bekare, 22)
    El Kuddus është si Es Selam, mohon çdo mangësi në të gjitha aspektet dhe përfshin në vetvete përsosmërinë, ngase kur mohohet mangësia, atëherë vërtetohet përsosmëria e plotë. Ai është i Shenjti, Madhështori, i pastër nga çdo e keqe, nuk i ngjason Atij asgjë nga krijesat, i pastër nga çdo mangësi dhe nga çdo gjë që kundërshton përsosmërinë e Vet. Ky është rregull me të cilën Allahu është i pastër nga çdo mangësi në të gjitha aspektet. Është Madhështori dhe nuk ka të barabartë ose të ngjashëm si Ai ose të jetë emërtuar dikush si Ai. Është i pastër në cilësitë e Veta, të cilat janë cilësitë më të përsosura, më madhështore.
    Madhërim do të thotë pastrim. Nga pastërtia e përsosur është edhe vërtetimi i cilësive të madhështisë dhe madhërisë për Të. Me të synohet ruajtja e përsosmërisë së Tij nga mendimet e këqija, si mendime injorance, që mendojnë për Allahun keq, mendime që s’i takojnë dhe s’i përkasin Atij. Ndaj, kur robi e lavdëron Zotin e vet duke thënë “Sub’hanallah” (i Lartësuar qoftë Allahu!), ose i madhëruar e të ngjashme me këto, me këtë nënkuptohet lavdërimi i Tij, duke i vërtetuar çdo përsosmëri dhe duke larguar nga Ai çdo mangësi.
    Ndërsa për Et Tajib (I Miri), Kadi Ijadi thotë: “I Miri në cilësitë e Allahut ka për qëllim i pastër nga çdo mangësi dhe ky emër ka kuptimin e emrit El Kuddus (I Shenjti). Ndërsa esenca e emrit Et Tajib rrjedh nga dëlirësia dhe pastërtia nga ndyrësirat.”


    Esh Shakir – Esh Shekur (Falënderuesi, Mirënjohësi)

    Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju fal; Allahu është shumë mirënjohës, i butë.” (Tegabun, 17)Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu është mirënjohës, i dijshëm.” (Nisa, 147)
    Ndër emrat e bukur të Allahut janë edhe Esh Shakir dhe Esh Shekur. Ai është mirënjohësi edhe për punën e vogël dhe të paktë, por që është e pastër, e sinqertë dhe e dobishme. Fal shumë nga mëkatet dhe nuk humb shpërblimin e atij që bën vepra të mira, por atyre ua shumëfishon këtë. Nga mirënjohja e Tij, Ai shpërblen për një të mirë nga dhjetë deri shtatëqind fish ose edhe më shumë. Allahu e shpërblen robin e Vet për një të mirë me shumë lloje shpërblimesh, me shpërblim të hershëm para atij të mëvonshëm. Dhe e gjithë kjo nuk është ndonjë obligim dhe e drejtë obliguese e Tij për shkak të veprave të robërve, por Ai ia ka bërë këtë të drejtë obligim Vetes nga bujaria dhe fisnikëria e Vet. Ai nuk ua humb shpërblimin atyre që veprojnë, nëse janë vepërmirë dhe janë të sinqertë në ato vepra.
    Nëse robi i Vet i përfill urdhëresat dhe i zbaton obligimet e Tij, Ai e ndihmon në të dhe e lavdëron për këtë, fut në zemrën e tij dritë e besim, ndërsa në trupin e tij forcë, aktivitet dhe në çdo gjendje i jep begati e mirësi, ndërsa në veprat e tij shtim dhe sukses.
    E pastaj i ofron si shpërblim të mëvonshëm tek Ai shpërblim të plotë, duke mos i munguar asgjë nga këto. Nga mirënjohja e Allahut ndaj robit të Vet është edhe ajo se kush lë diçka për hir të Allahut, Ai do t’ia kompensojë me më të mirë se ajo. Kush i afrohet një pëllëmbë, Ai i afrohet një krah, nëse i afrohet një krah, i afrohet një pash, nëse i vjen duke ecur, do t’i shkojë duke vrapuar.


    Es Samed Es Sejid (Strehimtari, Zotëri)

    Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.” (Ihlas, 1-2)
    Ndërsa në hadithin e shënuar nga Ebu Daudi qëndron: “Allahu i Lartësuar është Zotëri.” (Sahih Ebi Daud)
    Es Samed do të thotë Zot i përsosur, Zotëri, i Madhi. Nuk ka cilësi të përsosur vetëm se Ai është i cilësuar me të, është cilësuar me përsosmërinë e saj dhe krijesat e Tij nuk mund t’i përfshijnë disa nga ato cilësi me zemrat e tyre. Gjuhët e tyre nuk mund të shprehen për to. Ai është Strehimtari, Ai synohet në çdo situatë të vështirë: “(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (fal mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).” (Rahman, 29)
    Ai është i Pasuri dhe të gjitha krijesat janë të varfra dhe kanë nevojë për Të: krijimin dhe ndihmën e tyre për çdo gjë që kanë nevojë në të gjitha aspektet.
    Es Samed është Ai i Cili e synojnë të gjitha krijesat për të gjitha nevojat në çdo gjendje, ngase Ai është i Përsosur në Qenien e Vet, në cilësitë, emrat dhe veprat e Veta.
    Es Samed është pasuridhënësi, ku hyjnë të gjitha domethëniet e këtij emri fisnik. Ai është Strehimtari, Atë e synojnë të gjitha krijesat me përulësi dhe nevojë. E tërë bota i është nënshtruar Atij. Ai është i përsosur me dituri, urtësi, butësi, fuqi, madhështi, mëshirë dhe me të gjitha cilësitë.


    El Aziz, El Kavij, El Metin, El Kadir, El Kadir, El Muktedir (Fuqiploti, I Forti, I Palëkundshmi, I Fuqishmi)

    Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt është Ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.” (Hud, 66). Gjithashtu thotë: “Allahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti.”(Dharijat, 58)
    Gjithashtu thotë: ”Allahu është i fuqishëm, Allahu fal mëkatet, është mëshirues” (Mumtehineh, 7)
    “Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (tek Allahu).” (Kamer, 55)
    “Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi! (Murselat, 23)
    Të gjithë këta emra kanë domethënie të përafërta. Ai (Allahu) është i Plotfuqishëm, Madhështori, Fuqiploti: “E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm Allahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.” (Junus, 65)
    Krenaria e fuqisë: Atë nuk mund ta mposhtë askush nga krijesat. Ai është Mposhtësi i të gjitha ekzistencave, Madhështisë së Tij i janë nënshtruar krijesat.
    Krenaria privuese: Ai është i Pasuri me Qenien e Vet dhe s’ka nevojë për askënd. Nuk mund t’i bëjnë dëm e as dobi, mirëpo Ai është Dëmsjellës, Dobiprurës, Dhënës, Privues.
    Krenaria mposhtëse: Kjo lloj krenarie i përket vetëm Atij, vetëm Madhështisë së Tij i është nënshtruar, Dëshirës së Tij. Të gjitha krijesat janë në dorën e Tij. Asnjë vepër, asnjë lëvizje s’lëviz pa ndihmën, fuqinë dhe lejen e Tij. Ajo që deshi, u bë, ajo që s’deshi, nuk u bë, s’ka forcë e fuqi pos Tij.
    Të tri domethëniet e Fuqisë së Allahut janë të përsosura.
    Ndër emrat e Tij janë edhe El Kavij El Metin (I Forti, I Palëkundshmi), fuqia e Tij nuk krahasohet me fuqinë e askujt, sado e madhe të jetë fuqia e tij. Nga Fuqia e Vet ka krijuar qiejt, tokën dhe atë çfarë ka mes tyre brenda gjashtë ditëve. Ai ka krijuar krijesat e pastaj i vdes, pastaj i ngjall e pastaj tek Ai kthehen: “Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu)...” (Lukman 28)
    “Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të (sipas mendimit tuaj).” (Rum, 27)
    Ai është El Kadir (I Fuqishmi). E, nga gjurmët e fuqisë së Vet ti e sheh tokën të thatë (të vdekur), e kur ia lëshon ujin, ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rrit bimë të këndshme. Gjithashtu, nga gjurmët e fuqisë së Vet është edhe ajo se çfarë ka bërë me popujt përgënjeshtrues, jobesimtarët mizorë, lidhur me llojet e dënimeve të shumta. Nuk u bën dobi atyre dredhia e tyre, kurthet e tyre, as pasuria e tyre, as ushtarët e as fortifikatat e tyre kur vjen urdhri i Allahut. Veçanërisht në këto kohë, kur këto fuqi të mëdha, zbulimet mahnitëse që kanë arritur, janë nga përcaktimi i Allahut për ta, mësim për ta. Zbulimet e tyre nuk i bëjnë dobi nga ajo që i godet nga dënimet e ndryshme, me gjithë përpjekjet dhe angazhimet e tyre në të, sepse urdhri dhe fuqia e Allahut është më e madhe. Fuqisë së Tij i nënshtrohen botët.
    Nga gjurmët e Fuqisë së Tij është edhe ajo që ka përmendur në librin e Vet; ndihmën ndaj robërve të afërm të Tij, me gjithë numrin e tyre të vogël kundër armiqve të tyre, të cilët janë numerikisht më tepër dhe më shumë të përgatitur. Ai thotë: "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!" (Bekare, 249)
    Gjithashtu nga gjurmët e fuqisë dhe mëshirës së Tij është ajo që u ka përgatitur banorëve të zjarrit dhe banorëve të xhenetit nga llojet e dënimeve, përkatësisht nga llojet e begative të vazhdueshme, që nuk ndërpriten e as nuk përfundojnë.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:39 am